Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e
shpërthimit të një automobili në nënprefekturën Reyhanllë të rrethit Hataj, në
Turqi.
Bëhet e ditur se në shpërthimin që ndodhi
rreth 750 m. larg prefekturës së Rejhanllësë, 3 të vdekurit ishin sirianë.
Në vendngjarjen, e marrë gjerësisht nën
rrethim për masa sigurie, u dërguan shumë ambulanca dhe efektivë të policisë.
Në rajon u dërguan ekipe të çaktivizimit të
bombave.
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan, në
deklaratën që bëri në lidhje me shpërthimin, tha se sipas përcaktimeve të para,
duket se ngjarja mund të ketë lidhje me terrorin.
Presidenti Erdoan, duke iu përgjigjur pyetjeve
të gazetarëve, pas namazit të xhumasë, tha: “Duket qartë se në automjet kishte
bombë. Si pasojë e shpërthimit dhe informacioneve të Ministrisë tonë të
Brendshme, kanë vdekur të tre personat (në makinë). /TRT/
Ndryshimi, shpresa dhe një fillim i ri. Ky është
premtimi i kryetarit të sapozgjedhur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Slogani i
tij, “Gjithçka do të jetë e madhe”, është në buzët e gjithsecilit në Turqi.
Fitorja e Imamoglu në zgjedhjet e përsëritura përforcon opozitën e Turqisë. Ajo
merr një frymëmarrje të re në një pjesë të elektoratit turk, që kishte humbur të
gjitha shpresat për një fitore në kutinë e votimit, por ende besonte në
ruajtjen e demokracisë së vendit. Rivotimi ishte më pak për zyrën e kryetarit të
Bashkisë dhe më tepër për ti dhënë përgjigje pyetjes nëse pjesa elementare dhe
e padiskutueshme e procesit demokratik, kutia
e votimit, do të mbijetonte në mandatin e presidentit turk Rexhep Tajip
Erdogan.
Jo vetëm që mbijetoi, por gjithashtu dërgoi dhe
një mesazh shumë të qartë duke i dhënë Imamoglu pushtetin mbi zemrën financiare
të Turqisë. I shoqëruar nga një situatë ekonomike e vështirë, një sistem
politik që ka kaluar vitet e fundit drejt një sundimi të një njeriu dhe akuzat
për korrupsion, votuesit i dërguan një paralajmërim AKP-së se nuk është e
pamposhtur. Zgjedhjet treguan se edhe Erdogan, personaliteti i të cilit është
forca lëvizëse pas partisë së tij, mund të mundet. Erdogan ka krijuar hije të
madhe mbi politikën turke gjatë 16 viteve të tij në pushtet.
Ai ka konsoliduar pushtetin në personin e tij
në dëm të demokracisë turke, por legjitimiteti i tij bazohet në aftësinë e tij
të çuditshme për të fituar zgjedhjet. Presidenti nuk ishte kandidat në këto zgjedhje,
por humbja është personale. Stambolli është vendlindja e tij dhe qyteti ku ai
filloi karrierën e tij politike. opozita shpreson që me Imamoglu ata të kenë
gjetur një karizëm politik për të kundërshtuar Erdoganin. Mesazhet e fushatës shpresëdhënëse
të Imamoglu dhe sjellja e tij e qetë dhe e matur iu paraqet votuesve një
alternativë që ata nuk e kanë parë për një kohë të gjatë. Opozita në Stamboll po
feston, por organi i dytë kryesor i qeverisjes lokale, Këshilli i Qytetit, ende
kontrollohet nga AKP.
Ata do të kenë mundësinë të bllokojnë Imamoglu
nga qeverisja në mënyrë efektive, edhe pse në fjalën e tij të kandidati i AKP
Binali Yildirim u zotua se partia e tij do të punonte me Imamoglu. Kjo mund të
jetë një sfidë për të dyja; Imamoglu mund ti duhet të përballet me një këshill potencialisht
kokëfortë dhe AKP do të duhet të dëshmojë se ata do të jenë efektivë në opozitë.
Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu u tha
mbështetësve të tij: “Natyrisht që do të jeni të lumtur, por të jesh i lumtur
nuk do të thotë se ke thyer zemrën e dikujt. Kjo nuk është një fitore, ky është
një fillim i ri”. Fitorja e tij mund të sinjalizojë një ndryshim në dominimin
politik që Presidenti Erdogan dhe Partia e tij janë mësuar të kenë.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka
uruar kandidatin e Partisë Republikane Popullore (CHP) në zgjedhjet për
krybashkiak, Ekrem İmamoğlu, i cili sipas rezultateve jozyrtare ka fituar
zgjedhjet lokale të përsëritura në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
“Shpresoj që rezultatet e zgjedhjeve të
përsëritura për kryebashkiak të Stambollit të jenë në të mirë të
Stambollit”, ka shkruar Erdoğan në rrjetin social Tëitter.
“Si më parë, edhe në të ardhmen nuk do të
heqim dorë nga demokracia, sundimi i të drejtës, si dhe nga paqja, mirëqenia
dhe stabiliteti i vendit tonë, ndërsa në kuadër të parimeve të Aleancës
Popullore, së bashku ne do të hapërojmë drejt qëllimeve tona në vitin
2023”, deklaroi Erdoğan.
Sipas rezultateve jozyrtare, nga 99,37 për
qind e kutive të hapura, İmamoğlu i CHP-së kryeson me 54,03 për qind të votave,
ndërsa kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Binali
Yıldırım, ka grumbulluar 45,04 për qind.
İmamoğlu dhe Yıldırım garuan në zgjedhjet lokale të përsëritura për të drejtuar qytetin më të populluar turk, pasi votimi i mëparshëm i 31 marsit u anulua nga Këshilli i Lartë Zgjedhor muajin e kaluar. /Anadolu Agency/
Stambolli do të ndryshojë drejtim. Në bashkinë
më të madhe në Turqi, Stamboll, u mbajtën të dielën e 23 qershorit zgjedhjet
lokale për raundin e dytë, ku pas numërimit të 98.16% të votave, rezultati flet
në favor të kandidatit Ekrem Imamoglu, me rreth 54% të votave.
Ky i fundit është kandidat i Aleancës Kombëtare
të formuar nga Partia Popullore Republikane (CHP) dhe Partia IYI, kundërshtar të
AK Partisë së Presidentit Erdogan. Kandidati i këtij të fundit, Binali
Ylidirim, ka fituar rreth 45.16% të votave, raporton media turke, TRT.
Pas ankesave të paraqitura nga AK Partia në
lidhje me zgjedhjet e mbajtura më 31 mars, Këshilli i Lartë Zgjedhor vendosi më
6 maj që “të përsëriten zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Metropolitane të Stambollit
dhe të anulohet mandati i kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu”. Në bazë të
këtij vendimi, qytetarët e Stambollit iu drejtuan sërish kutive të votimit më
datë 23 qershor.
Kjo është një goditje e madhe për partinë e
Erdogan, pasi humbja e një bashkie si Stambolli, ku me zgjedhjet e kësaj të diele
konfirmohet rezultati i zgjedhjeve të 31 marsit, tregon se rënia e
popullaritetit të AK Partisë dhe liderit të saj kryesr është në rënie.
A mos vallë, pas një sundimi të gjatë në Turqi, edhe Erdogan po i vjen fundi? Kjo s`mund të thuhet ende, pasi do të jenë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare ato që do të përcaktonin këtë, por e qartë është se humbja e drejtimit të Stambollit, është një shenjë që të bën të kuptosh se dhe në Turqi po lind një erë e re ndryshimesh politike.
Humbjen në zgjedhje e ka pranuar edhe kandidati i partisë në pushtet, i cili i ka shprehur urimet e tij për fitoren kundërshtarit.
Krahas dy kandidatëve kryesorë – Yildirim dhe Imamoglu, në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Stambollit garuan gjithashtu kandidati i Partisë Lumturia (SP), Necdet Gokçinar dhe kandidati i Partisë Vatan (VP), Mustafa Ilker Yucel.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon
një vizitë zyrtare në Turqi ku është pritur në një takim nga presidenti i
Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Presidenti Meta ka postuar në facebook një
foto të tijën nga ky takim, me homologun turk, ndërsa shkruan se të dy shtetet
që kanë marrëdhënie tradicionale të shkëlqyera do të angazhohen më shumë në të
ardhmen për të rritur bashkëpunimin ekonomik.
“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë
nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet
tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët
për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shkruan Meta.