Ra tavani në QS? Veliaj: Fake News i PD

Partia Demokratike pretendoi të hënën se në një nga konviktet e rikonstruktuara të Qytet Studentit, kishte rënë tavani. Bashkia e Tiranës hodhi poshtë akuzat e Partisë Demokratike, me anë të një reagimi zyrtar të hënën pasdite. Në deklaratën e Bashkisë, lajmi i publikuar nga PD cilësohet “fake news”, ndërsa shprehet se “pas tërmetit të 21 qershorit, në Qytetin Studenti pati dëme materiale, të cilat janë verifikuar nga Instituti i Ndërtimit”.

“Nisur nga një lajm i pavërtetë që qarkulloi sot në një media pranë Partisë Demokratike, lidhur me dëmtimin e Godinës nr. 20 në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës dëshiron të sqarojë se: Pas tërmetit të fortë të 21 Qershorit, në Qytetin Studenti ka patur dëme minimale, të tipit plasaritje suvaje, si në shumë ndërtesa në zonën e prekur nga tërmeti. Bashkia e Tiranës kërkoi një verifikim të specializuar të dëmtimeve nga Instituti i Ndërtimit, i realizuar më datë 27 Shtator 2019, i cili konstatoi dëme në rifiniturat e objektit, si plasaritje dhe çarje të suvatimeve, pa probleme për strukturën mbajtëse të godinës”, thuhet në deklaratën e Bashkisë.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës publikon gjithashtu dhe aktin e ekspertimit nga Inspektorati i Ndërtimit, ku thuhet se “ka dëme në rifiniturën e objektit, vërehen plasaritje dhe çarje të suvatimeve”, thuhet në aktin e konstatimit, ndërsa shtohet se “godina nuk paraqet dëme në strukturë por vetëm në rifiniturë. Të merren masa për riparimin e tyre”, thuhet në aktin e konstatimit të Intitutit të Ndërtimit. Duke evidentuar investimet që janë kryer në godinat e strehimit të studentëve në Qytetin Studenti, Bashkia e Tiranës shprehet se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre në Qytet Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë.

“Por, sot një fake news i qëllimshëm i medias pranë Partisë Demokratike, nxorri në një konferencë absurde një zëdhënëse të PD, për të mashtruar për herë të dytë brenda ditës shqiptarët. Studentët, por edhe qytetarët e Tiranës, duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005-2013, investimi i vetëm i tyre për Qytetin Studenti është lyerja me gëlqere e mureve të godinave dhe asgjë më shumë. Deklarata e PD është po aq qesharake sa edhe vetë lidershipi i saj, që siç duket ka kapitulluar në dëshpërim të plotë, duke u kthyer në një portal mashtruesish profesionistë, tashme të dënuar edhe nga gjykata, dhe prodhuese fake news-esh”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Bashkisë së Tiranës.

Foto/ “Arena Kombëtare, bizhu e Tiranës”, punimet drejt fundit

Më 3 nëntor stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do të hap dyert për tifozët në ndeshjen testuese, për të provuar gjithçka përpara inaugurimit zyrtar. Të dielën paradite, stadiumin e ri kombëtar e vizitoi kryetari i bashkisë së Tiranës, “Erion Veliaj”.  Kryebashkiaku tha se ky stadium është një bizhu për Tiranën dhe Shqipërinë. “Kombëtarja ka shëtitur në disa qytete, ka qenë diçka shumë e mirë sepse ka inkurajuar shpirtin e futbollit edhe në qytetet e tjera, ama shtëpia e vërtetë është Tirana. Por, stadiumi i ri është një bizhu; arkitektët, kolegët e federatës, kolegët ndërtues dhe konstruktorë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Duke marrë si shembull stadiumin, Erion Veliaj është shprehur se edhe Teatri i ri Kombëtar dhe Kopshti Botanik, do të jenë bizhutë e reja të kryeqytetit. “Për ata që gjithashtu kanë dyshime për Teatrin Kombëtar apo për Kopshtin Botanik, ato do të jenë bizhutë e tjera të Tiranës. Kjo është një pikë graviteti jo vetëm për të luajtur futboll, por edhe për kulinarinë, turizmin, për hotelin fantastik, elegant. Na duhet të kapim ritmin e Tiranës për shumë projekte të tjera që na presin, duke filluar nga Teatri Kombëtar, nga Kopshti Botanik e shumë ndryshime”, deklaroi Veliaj.

Arkitekti i njohur italian, Marco Casamonti, i cili ka realizuar projektin e stadiumit, e cilësoi atë një vepër të jashtëzakonshme. “Jemi shumë të gëzuar sepse rezultati, edhe nga këndvështrimi teknologjik, është i jashtëzakonshëm, një stadium me të vërtetë avantgard, me arkitekturë që stabilizon të gjithë këtë pjesë të qytetit, një ide e re urbanizimi. Stadiumi nuk është thjesht një vend futbolli, por edhe një vend ku  qytetarët mund të vinë për pazar, për shëtitje, ka një portik të madh”, tha Casamonti.

Kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, deklaroi se po bëhen kontrollet e fundit dhe se gjithçka do të jetë gati për inaugurimin e stadiumit me ndeshjen Shqipëri-Francë më 17 nëntor. Të martën në datën 22 tetor do të dalin në shitje dhe biletat për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të kombëtares, atë ndaj Andorrës që do të luhet në “Elbasan Arena” dhe atë ndaj Francës do të luhet në “Arena Kombëtare”.

Amerikanët bashkojnë Bashën me qeverinë

Mbrëmjen e të hënës Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me president Michael Granoff, festoi 10-vjetorin e themelimit. Mes të ftuarëve që mbajtën fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni, ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij, Basha vuri theksin te kriza politike në vend, duke u shprehur se Shqipëria është në udhëkryq.

“Por sot kombi ynë ndodhet në udhëkryq. Ndërkohë që duam të afrohemi më shumë drejt miqve dhe partnerëve tanë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ne na pret një punë kolosale, me reforma dhe ndryshime të mëdha përpara. Shqipëria është në krizë, dhe potenciali ynë i madh fatkeqësisht nuk po realizohet. Ndaj dhe koha kur jemi mbledhur për të përkujtuar 10 vjetorin e AADF është domethënëse. Në këtë udhëkryq ku ndodhemi sot, ne na duhet të zgjedhim cilën rrugë do të marrim. Do të zgjedhim rrugën e lirisë, transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit? Apo do vazhdojmë të ngecim në rrugën e tanishme, me marshin në indietro”, tha Basha.

Ndërkohë, ndryshe nga Basha, Erion Veliaj shprehu falënderimin për Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, për mbështetjen që i jep Shqipërisë. E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones, lexoi një letër të Presidentit Donald Trump që shprehte mbështetjen për këtë fondacion.

“Kjo qasje do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit në BE. Ju i dëgjuat mesazhet e mbështetjes nga tre ish-Presidentë të Amerikës. Gjithashtu Presidenti Trump ishte goxha i prekur nga zhvillimet e ADF-së dhe ka dërguar një letër që e kam nderin ta lexoj. “Ju dërgoj përgëzimet e mia ADF-së për 10-vjetorin, iu uroj për këtë etapë dhe arritje. Pas rënies së komunizmit në Europën Lindore SHBA i mbështeti njerëzit përmes bujarisë së Amerikës”.

“Fondi i sipërmarrjeve ishte fondi më i vogël në vendin më të varfër në Europë i krijuar në 2009. Fondacioni vepron si dhuratë nga populli amerikan dhe ka investuar më shumë se 55 mln dollarë për sipërmarrjen dhe arsimin profesional. E përgëzoj ADF, borxhin dhe partnerët për arritjet. Ju uroj sukses të vazhdueshëm në vitet në vijim” ishte letra e Trump që lexoi e narkuara me punë Leyla Moses-Ones.

Akuzat për shpifje, Veliaj fiton gjyqin ndaj Albana Vokshit

Gjykata e Tiranës ka dënuar për shpifje ish deputeten demokrate Albana Vokshi. Ish deputetja e PD ishte hedhur në gjyq nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për shpifje ndaj tij, në disa deklarata që kishte bërë nga selia blu.

Vokshi do të paguaj një dëmshpërblim moral ndaj Erion Veliaj prej 1 milionë lekësh. Më herët kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se parët e dëmshpërblimit do të shkojnë për “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave.

Pak kohë më parë kryebashkiaku Veliaj fitoi gjyqin edhe ndaj ish-këshilltarit të PD-së, Akil Kraja, i cili u dënua për shpifje. Lekët e dëmshpërblimit prej 1 milion lekësh Veliaj i dhuroi për pajisjen me kompjutera të shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamzë.

Në Tiranë shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti, do t’i ndërtojë biznesi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile, për të bërë raportimin e situatës. Gjatë fjalës së tij, Veliaj ka kërkuar nga grupet e punës në terren që të punojnë për normalizimin e situatës, duke shkuar në çdo familje të prekur nga tërmeti.

“Kjo është sfida që kemi tani, kthimi në normalitet; tërmetin nuk e kemi në dorë, kthimin në normalitet, solidaritetin, rimëkëmbjen, pastrimin dhe rikuperimin e humbjeve, këto i kemi vetë në dorë dhe do bëjmë maksimumin”, u shpreh ai. Më tej, Veliaj ka treguar hapat që duhet të ndjekin qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët kanë pësuar dëme në banesa.

“Duhet të jemi më të qartë, hapat janë: shkon te njësia administrative, aty listohesh, inventarizohet dëmi, plotësohet formulari, pastaj ju bëni lidhjen me ekipin tonë të vlerësimit. Ekipi i vlerësimit plotëson dokumentacionin dhe më pas i gjithë fondi, që kaloi dje, pjesëtohet sipas nevojave”, sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës është shprehur se për shtëpitë e prekura nga tërmeti, do të bashkëpunohet për ndërtimin me biznesin privat, ndërsa ka hedhur idenë që pallatet e dëmtuara rëndë, të rindërtohen nga e para, duke u kthyer në banesa sociale edhe për familje të tjera. “Do të nisim një binjakëzim, ku secili do të adoptojë nga një shtëpi; nuk i kushton askujt dy shtëpi në Zall-Herr, në Ndroq e kështu me radhë, tek komuniteti i sipërmarrjes e biznesit”, shtoi  Veliaj.

“Për Pallatet Sovjetike, struktura vërtet mund të jetë në rregull, por ato gjithsesi mbeten pallate me mballoma. Mund t’ia vlejë që ato të rizhvillohen dhe secili të marrë nga një apartament; mund t’ia vlejë që t’i zhvillojmë si banesa sociale, pra të prishim 3-katëshet dhe t’i bëjmë 5-katëshe, duke fituar edhe disa apartamente të tjera, për të tjerë njerëz në nevojë nga zona e Kombinatit, “Misto Mames”, Yzberishtit. Pra aty mund t’ia vlejë një zgjidhje afatgjatë”, theksoi Veliaj. Ndërkohë, ai shtoi se janë marrë të gjitha masat edhe për rifillimin e mësimit nesër nëpër shkolla.

U dëmtuan nga tërmeti, Veliaj: Do hapim dosjet e pallateve

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, ku mbetën të lënduar qindra njerëz e u dëmtuan po ashtu qindra banesa e pallate, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur se do të nxjerrë nga arkivat të gjitha dosjet e pallateve të ndërtuara kryesisht gjatë viteve 1990. Sipas Veliajt, kryesisht në pallatet e ku ka pasur shtesa katesh apo zgjerime të ambienteve, ka pasur më shumë dëmtime nga tërmeti.

“Ne do të fillojmë një tjetër operacion në Bashkinë e Tiranës. Do të nxjerrim të gjitha arkivat e pallateve kryesisht të viteve ‘90. Janë ndërtime që kanë ndodhur në vitet e tranzicionit. Nuk kemi pasur probleme me ndërtime solide dhe të kontrolluara, por me ndërtime ku është shtuar edhe ndonjë kat, po është zgjeruar një çikë edhe hapësira”. Sipas kryebashkiakut, nxjerrja e dosjeve për këto ndërtime nga arkivat, do të ndihmojë shumë punën e inspektorëve të Institutit të Ndërtimit për këto ndërtime që kanë pasur probleme. Për këtë, Veliaj kërkoi edhe ndihmën e arkitektëve apo inxhinierëve që kanë ndërtuar këto pallate e që jetojnë ende në Tiranë.

“Nuk po i hyj asaj si bëheshin pallatet në vitet ‘90 dhe me çfarë kontrolli, por ajo që do të bëjmë është që do nxjerrim gjithë fashikujt. Qytete të tjera të ngjashme me ne janë rrafshuar në tërmete të kësaj natyre, por fatmirësisht Tirana kësaj i mbijetoi. Por duke nxjerrë fashikujt, do t’ia bëjmë më të lehtë punën çdo inspektori që do të vijë nga Instituti i Ndërtimit. Aty ku ndërtuesi, konstruktori, arkitekti inxhinieri është gjallë, është në Tiranë, mund të japin një dorë për të proceduar më shpejt gjithë inspektimet”, theksoi Veliaj. Këto deklarata kryebashkiaku i Tiranës i bëri teksa dhuroi ndihma ushqimore në pikën e ngritur në sheshin “Skënderbej”, të cilat më pas do të shpërndahen për familjet e prekura nga tërmeti.

Veliaj në Real Story: Pastruam Shqipërinë nga llotot e Metës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të ftuarit e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar fillimisht deklaratat ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të hënën, në kujtim të  Konferencës së Pezës. Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”. “Unë nuk kam asgjë personale. Thjesht gjërat duhen thënë siç janë. Nëse  një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë monumentet nga llotot e Presidentit. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi prapë historinë të plotë. Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të luftonte gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. Asgjë personale me Presidentin. Por Nuk mund të predikosh te partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe të flasësh për pluralizëm kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj. 

Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të Venecias. Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave, duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes bashkisë dhe biznesit privat. “Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të kisha kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. Në thelb ne do paguajmë me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. Ky është një problem akut, që nuk i thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. Nga familjarët vilen më pak se 2 milion lekë në vit. Në momentin që gjysma janë o pensionist, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk mblidhet”, tha Veliaj. 

Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne, Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy turne. Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave të reja. “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. Ne sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. Kemi hapur disa shkolla të reja për të reduktuar mësimin me dy turne. Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne. Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. Ndërtimi i një shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka sqaruar vendosjen e pllakës së memorialit të viktimave gjatë grushtit të shtetit në Turqi, një memorial tejet i diskutuar në vend, që çoi deri në thyerjen e saj në parkun e Liqenit. Veliaj, nga studio e emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla, tha se kjo ishte e pakonceptueshme, pasi nëse ka një vend që ka kontribuar më shumë në Tiranë dhe se i gjendjet asaj në momente të vështira është Turqia, duke shtuar se është gati t’i bëjë një pllakë memoriali kujtdo që është i gatshëm të kontribuojë për Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj tha se dëmtimi i memorialit turk u dënuan që nga Shtëpia e Bardhë deri te të gjitha Kancelaritë Europiane, ndërsa shtoi se kushdo që “bërtet” në media apo rrjete sociale se do të paguaj për të shkatërruar atë pllakë e fton që t’i jap ato para për të mbjellë pemë.

“Ne kemi një marrëdhënie bashkëpunimi dhe etike maksimale me Turqinë dhe se investimet e saj në Tiranë nga kopshtet, konviktet, këndi i lojërave apo mbjellja e 2000 pemëve te Liqeni në një zonë që ishte katastrofë është falë kontributit dhe fondeve që Turqia ka dhënë për Tiranën dhe qytetarët e saj. Sigurisht që për ditën e Grushtit të Shtetit në Turqi, jo vetëm Shtëpia e Bardhë, Kancelaritë Europiane por të gjithë e kanë dënuar. Ata që thonë që do jap 2000 euro për atë që e prish, i  them pse nuk jep 2000 euro për pemë? Jam gati t’i bëj pllakat kujtdo që kontribuon për Tiranën.” u shpreh Veliaj. Në lidhje me pyetjet se pse ky memoriali u bë pa një vendim të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se ky vendim i takonte Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pasi ajo merr vendime për të vendosur pllakat në varësi të kërkesave të donatoreve që dhurojnë pemë.

REAL STORY

Gepostet von RealStory.al am Montag, 16. September 2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, edhe për çështjen e faturave të hotelit të qëndrimit të Arbjan Maznikut në Barcelonë, të cilit i është paguar fjetja nga një biznesmen. Veliaj u shpreh se kjo ka qenë një vizitë pune, dhe jo qejfi. Megjithatë, ai shtoi, se dokumentet janë dorëzuar në Prokurori. “E kemi referuar gjithë dokumentacionin në Prokurori. Bëhej fjalë për një prenotim, jo pagesë. I kemi kërkuar Prokurorisë të shohë dokumentacionin ka qenë për grup njerëzish apo për person. Sa kohë është dhënë një çmim në paketë për tre aktorë, duhet sqarim. Mazniku do shkojë i pari, pasi të thirret nga Prokuroria, të sqarojë”. “Kanë shkuar për punë, bashkia, implementuesi, komisioneri, e kanë fituar të tre këtë ofertë. Nëse do kishte qenë për qejf, do kishte sqarim tjetër. Nuk pranoj kështu gjërash, por ka qenë prenotim pune në grup. Nëse dikujt do t’i hapësh probleme, mund t’ia bësh, nëse i di destinacionin. Të gjitha këto le t’i sqarojë Prokuroria”, ka thënë Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa komentoi procesin e hapjes së negociatave tha se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka treguar se mbështet rrugën e Shqipërisë për të marrë një “po” në muajin tetor. I pari i Tiranës, Erion Veliaj nga studioja e emisionit “Real Story” në Neës 24 tha sot se vendi ynë është shumë pranë hapjes së negociatave me familjen e madhe të Bashkimit Europian. “Pse jemi sot më afër se kurrë për të hapur negociatat. Kaq  qorra janë ndërkombëtarët. Nëse do ishte kaq keq situata, ndërkombëtarët do të thoshin ta lëmë këtë vend të bëhet lesh e li. Merkeli po tregohet më afër se kurrë ndaj Shqipërisë në këtë hap final”-tha kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i ka dhënë përgjigje edhe shqetësimeve për problemet me ujin në Tiranë. Ai tha se Bashkia është duke kryer disa investime në rrjetin e ujësjellësit, duke shtrirë tubacione të reja, të pa dëmtuar. “Morëm një kredi për ujësjellësin për të bërë linja dedikuar. Për inat të asaj që ndodhte në Tiranë, linja ishte shpuar në më shumë se 1600 vatra. Ajo që ka ndodhur në Atir ka tre segmente; nga ujësjellësi i Bovillës, nga Ministria e transporteve. Tirana ka ujë në ujëmbledhës. Kemi marrë një kredi nga BERZH. Këtë kredi nuk e merrnim dotë nëse nuk do kishim pasur një performancë të ujësjellësit”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se shumë shpejt pritet përfundimi i segmentit të Unazës nga TEG në Shkozë. I pyetur nga gazetarët në studio nëse PS është gati për zgjedhjet, Erion Veliaj u shpreh se PS është gjithmonë gati, por nuk komentoi nëse do të ketë ose jo zgjedhje të parakohshme.

“Basha nuk frymëzon më askënd për të mbledhur njerëz rreth vetës, pasi ai nuk ka bërë kurrë asgjë për vendin” dhe kjo për Veliajn është arsyeja se pse opozita nuk po zhvillon dot protestat e radhës edhe pse ka që në gusht që paralajmëron së do t’i nis ato në fillim të shtatorit. Veliaj tha se Basha është një person që flet vetëm për veten e tij dhe se nuk mendon kurrë për të bërë një vepër që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të mbahet mend nga ato.

Nga studio e Real Story të gazetarit Sokol Balla, që startoi sezonin e ri në News 24”, Veliaj foli edhe për djegien e mandatave të opozitës duke thënë se mori në qafë deputetët dhe kryebashkiakët, që sot janë bërë pishman që e dëgjuan. “Po të kishte Basha një punë të suksesshme në bashki do ja kishim dëgjuar zërin. Por nuk bëri një shkollë të vetme, nuk mbolli një pemë. Basha ka gjithë gjithë jetën që flet për veten e vetë,  dhe kushdo që e dëgjon mendon: Po kur do flasë njëherë për mua? Mirë kjo po mori në qafë dhe të gjithë deputetët e tjerë. Kur ti je një udhëheqës  i  beson verbërisht atij dhe kur i thua fillimisht mos u regjistroni në zgjedhje, pastaj mos votoni, pastaj mbajini zyrat mbyllur, kjo ka bërë që deputetët të jenë bërë pishman ashtu si kryetarët e bashkive. Fakti që nuk ka protesta është se Basha nuk frymëzon askënd dhe e dinë që nuk do të bëjë asgjë për vendin.” u shpreh Veliaj. /Realstory.al/

Veliaj: Basha nuk frymëzon as për punë, as për protesta

“Basha nuk frymëzon më askënd për të mbledhur njerëz rreth vetës, pasi ai nuk ka bërë kurrë asgjë për vendin” dhe kjo për Veliajn është arsyeja se pse opozita nuk po zhvillon dot protestat e radhës edhe pse ka që në gusht që paralajmëron së do t’i nis ato në fillim të shtatorit. Veliaj tha se Basha është një person që flet vetëm për veten e tij dhe se nuk mendon kurrë për të bërë një vepër që do t’u shërbejë qytetarëve dhe të mbahet mend nga ato.

Nga studio e Real Story të gazetarit Sokol Balla, që startoi sezonin e ri në News 24”, Veliaj foli edhe për djegien e mandatave të opozitës duke thënë se mori në qafë deputetët dhe kryebashkiakët, që sot janë bërë pishman që e dëgjuan.

Po të kishte Basha një punë të suksesshme në bashki do ja kishim dëgjuar zërin. Por nuk bëri një shkollë të vetme, nuk mbolli një pemë. Basha ka gjithë gjithë jetën që flet për veten e vetë,  dhe kushdo që e dëgjon mendon: Po kur do flasë njëherë për mua? Mirë kjo po mori në qafë dhe të gjithë deputetët e tjerë.

Kur ti je një udhëheqës  i  beson verbërisht atij dhe kur i thua fillimisht mos u regjistroni në zgjedhje, pastaj mos votoni, pastaj mbajini zyrat mbyllur, kjo ka bërë që deputetët të jenë bërë pishman ashtu si kryetarët e bashkive. Fakti që nuk ka protesta është se Basha nuk frymëzon askënd dhe e dinë që nuk do të bëjë asgjë për vendin.” u shpreh Veliaj.

Ndërsa për analistin Gjekmarkaj, Basha ka bërë një punë brilante me denoncimet, edhe pse nuk ka qenë i tillë në ide. “Basha me denoncime ka qenë brilant, mbase s’ka qenë i tillë në ide. Ai flet për njerëzit, kur denoncon koncesionet skandaloze të rrugëve.

Arben Skënderi, zgjodhi të fliste për punën në bashki të Bashës në vend të aksionit të tij politik. Skënderi, i cili ka punuar në Bashkinë Tiranë kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha, tha se ai la shumë projekte mbi tavolinë dhe i hyri Tiranës me themel.

The një mori gjërash për Bashën. Kam punuar dy vite me të, kam parë çfarë punësh nën rrogoz janë bërë në të gjitha lagjet e Tiranës dhe sa projekte janë lënë në tavolinë, kur kemi ikur. Për dy vitet e tjera u bllokua buxheti. Ti japim Cezarit çfarë i takon. I hyri Tiranës me themel. Jeni për t’u marrë shembull se si marketoni çdo lloj guri.” tha Skënderi /RealStory

Debati në Real Story, Veliaj-Gjekmarkajt: PD do t’i ikë përgjegjësive të veta

Në studion e emisionit “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ka pasur dhe një debat mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.

Gjekmarkaj u shpreh se zgjedhjet e 30 qershorit ishin ‘moniste’, ndërsa Veliaj u përgjigj se ‘opozita nuk doli të luante’, duke bojkotuar zgjedhjet.  Gjatë debatit, Veliaj u shpreh se PD i ka ikur përgjegjësive të veta.

Gjekmarkaj: 30 qershori ishte një maskaradë. Ishin zgjedhje moniste.

Arben Skënderi: Jo, unë mendoj se partitë e vogla duhet të hynin në parlament. Ne kemi një zë.

Gjekmarkaj: Ju i shërbyet thjesht Ramës.

Veliaj: Opozita na del e na thotë se nuk dua të luaj. Si nuk dua të luaj. Ti nuk thua që nuk dal në fushë.

Gjekmarkaj: Me këtë vend është bërë që edhe gomari të qeshë.  Po iu dalin njerëz kriminelë. Nuk është rastësi që iu dalin vetëm juve.

Veliaj: O Agron, po ata që hyjnë në fushë plagosen.

Gjekmarkaj: A ka njerëz që nuk kanë probleme kriminale?

Veliaj: Po ka, jam unë pa dosje kriminale dhe jam kryetar bashkie.

Gjekmarkaj: Kjo është të tallesh me opinionin publik. PS ka edhe njerëz të mirë.

Veliaj: Pse PD merret vetëm me PS. Nëse situata qenka kaq e rëndë, pse nuk dilni në protesta, por silleni si fëmija. Opozita do t’i ikë përgjegjësive të veta.

Veliaj: Pastruam vendin nga llotot e Metës

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-rivali i tij në zgjedhjet e 30 qershorit, Arben Skënderi, kanë qenë të ftuarit e parë të emisionit Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. Përballë dy analistëve, Erl Murati dhe Agron Gjekmarkaj, Veliaj ka shpjeguar fillimisht deklaratat ndaj Ilir Metës në aktivitetin e mbajtur në Pezë të hënën, në kujtim të  Konferencës së Pezës. Veliaj u shpreh se “nuk kam asgjë personale me Presidentin, por s`mund t`i shmangesh betejave kur flet për pluralizëm”.

“Unë nuk kam asgjë personale. Thjesht gjërat duhen thënë siç janë. Nëse  një kryetar bashkie merr përsipër të pastrojë monumentet nga llotot e Presidentit. Sot kisha një apel, duhet t`i respektojmë atdhetarët. Unë cilësova në Pezë intuitën e cilësisë së fshatit. Nëse do evokojmë histori të pluralizmit, duhet ta themi prapë historinë të plotë. Kur u shkrehën pushkët vetëm një pjesë vajti të luftonte gjermanin, pjesa tjetër luftoi shqiptarin. Të thuash duam pluralizëm dhe ti shmangesh betejat. Asgjë personale me Presidentin. Nuk mund të predikosh te partizanët, dhe tu dalësh para fadromave të bashkisë, dhe të flasësh për pluralizëm kur u shmangesh betejave”, u shpreh Veliaj.  

Më tej, Veliaj është shprehur se nuk ka pasur kohë të lexojë raportin e Ilir Metës për mbrojtjen përballë Komisionit të Venecias. Sipas tij, gjatë të hënës i është përkushtuar hapjes së shkollave, duke treguar se Tirana ka përfituar disa shkolla të reja si bashkëpunim mes bashkisë dhe biznesit privat.

“Nuk e kam lexuar raportin e Metës. Po të kisha kohë të lexoja raportin, do rrija më shumë me tim bir. Në thelb ne do paguajmë me këste shkolla sepse nuk i kemi ato lekë. Ky është një problem akut, që nuk i thua dot Tiranës ‘që ne nuk kemi lekë dhe nuk do bëjmë shkolla’. Nga familjarët vilen më pak se 2 milion lekë në vit. Në momentin që gjysma janë o pensionist, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike, dhe kjo shumë nuk mblidhet”, tha Veliaj.  

Ndërkohë, duke folur për mësimin me dy turne, Veliaj u shpreh se tani kanë mbetur vetëm dy gjimnaze ku zhvillohet mësim me dy turne. Ai tha se për të arritur këtë është punuar shumë për hapjen e shkollave të reja. “Ka qenë Çajupi me dy turne. Shkolla Kosova nuk ekzistonte fare. Ne sot jemi shumë afër kësaj arritje. Shkolla ‘Servete Maçi’ është një shkollë e re. Sot kemi më pak mësim me dy turne. Kemi hapur disa shkolla të reja për të reduktuar mësimin me dy turne. Na mori katër muaj vetëm sherri me Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kanë mbetur vetëm dy gjimnaze që kanë mësim me dy turne. Jemi shumë afër arritjes që të mos kemi më mësim me turne. Ndërtimi i një shkolle kushtojnë nga 2-3 milion euro por dhe më shumë”, u shpreh Veliaj. /Realstory.al/

Skip to toolbar