Shkëlqejnë ‘legjionarët’, Balaj dopietë në Austri, Lenjani super gol në Zvicër

Bekim Balaj ka dhënë sinjale pozitive për trajnerin Edy Reja, një ditë para grumbullimit në kombëtare. Sulmuesi shtatlart ka shënuar dy gola në kampionatin austriak me ekipin e Strum Graz. Një ndeshje fantastike për Balajn, që gjeti golin e parë në minutën e 30-të të takimit. Pasi mori një asist nga Hierlander, Balaj realizoi me kokë duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.

Goli i dytë erdhi në minutën e 95-të të sfidës, kur shkodrani realizoi përsëri me kokë. Me dygolëshin e të dielës, Balaj shkon në kuotën e 3 golave me skuadrën austriake të Strum Graz në vetëm 6 javë kampionat. Gjithashtu, me paraqitjen e tij të mirë, sulmuesi është një garanci dhe për kombëtaren tonë, që do të ketë dy përballje të rëndësishme javën e ardhshme.

Ndërkohë, në Zvicër, Ermir Lenjani i ka siguruar fitoren ekipit të Sion me një gol spektakolar. Mbrojtësi, që tashmë ka ndryshuar rol duke luajtur si sulmues krahu, ka gjetur rrjetën për ekipin e tij në minutën e 17-të.

Ishte një pasim fantastik nga Pajtim Kasami, që nxori të vetëm përballë portierit kundërshtar Lenjanin, i cili i fluturoi topin mbi kokë duke kaluar Sionin në avantazh ndaj Thun. Ky gol ka mjaftuar që Sion të marrë tre pikët e radhës në kampionat, ndërsa Lenjani konfirmon formën e tij të mirë fizike për ekipin kombëtar.

Edy Reja: Rrugë e gjatë deri në Europian. Gjimshiti? do të operohet

Trajneri i ekipit tonë kombëtar të futbollit Edy Reja ka publikuar paraditen e të martës listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare të muajit qershor. Pak minuta pasi u bë publike lista, Edy Reja ka dalë në konferencë për shtyp për të qartësuar zgjedhjet e bëra me lojtarët e grumbulluar. Fillimisht ai u shpreh se ka thirrur në grumbullim lojtarë që më herët ishin grumbulluar nga Gianni de Biasi, por edhe nga Christian Panucci.

“Kam kthyer lojtarë të De Biasit, dhe kam lojtarë të tjerë Panuccit, por më duhet kohë t’i njoh. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Kam listë me 35 lojtarë”, ka thënë Reja. 

Më pas i pyetur për objektivat, trajneri i kuqezinjve ka thënë se duhet të punojmë të gjithë për të shkuar në Europian. “Ne duhet të punojmë që të shkojmë në Europian. Ne duhet të punojmë më shumë me mbrojtjen dhe më pas të zgjidhim anën e sulmit. Kemi patur probleme me mbrojtjen. Lojtarët duhet të japin maksimumin kur vijnë dhe këtu. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjekin shumë këtë skuadër“.

Edy Reja ka treguar se lojtarët janë në gjendje të mirë psikologjike, ndërsa është shprehur se nga sot nisj stërvitja e vërtet. “Kam folur me lojtarët dhe kam udhëtuar shpesh për të takuar lojtarët. Ka dëshirë, entuziazëm dhe dëshirë pozitive që unë e ndjej. Futbollistët duan të bëjnë më të mirën e mundshme. Lojtarët që kishin përfunduar kampionatin i afrova për t’i mbajtur në aspektin e duhur fizik. Stërvitja e vërtetë do të fillojë sot“, është shprehur trajeri.

Trajneri italian, që do të ketë debutimin për herë të parë si drejtues i një ekipi kombëtar në karrierën e tij, ëshë shprehur se skuadra më parë kishte mungesë ekuilibri, ndërsa ka zbuluar dhe mënyrën e lojës në ndeshjen e parë.

“Mendoj se mungonte ekuilibri i skuadrës me Panuccin. Lojtarët duhet të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin”. “Do të luajë me dy sulmues me Islandën. Do të mundohemi të bëjmë presion që lart me dy sulmues. Nuk do të thotë që do të bëjmë një ndeshje shumë ofensive”.

Gazetarët e kanë pyetur trajnerin Edy Reja edhe për rikthimin e Lenjanit në kombëtare, ndësa Italiani ka zbuluar edhe arsyet pse mungon Berat Gjimshiti.

Kam folur me Lenjanin kam qenë në Zvicër. Kemi sqaruar gjithçka. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Christian Panuccit. Gjimshiti do të operohet sot, pasi ka një problem. Ai ka luajtur i dëmtuar, pasi Gasperini kishte mungesa. Më vjen keq, pasi Gjimshitin e kam marrë unë tek Atalanta dhe nuk do të jetë. Vrioni do të largohet që sot, pasi ka një dëmtim”, ka thënë ndër të tjera Edy Reja.

E pabesueshme, Lenjani dhe Sadiku në garë për golin më të bukur në Zvicër (video)

Armando Sadiku dhe Ermir Lenjani janë në garë mes tyre për golin më të bukur të realizuar gjatë muajit prill në kampionatin zviceran të futbollit.

Sulmuesi i Luganos dhe mbrojtësi i Sion, janë përzgjedhur nga faqja zyrtare e Superligës së Zvicrës, së bashku me Samuele Campo nga Basel, për të marrë votat e tifozëve zviceran në lidhje me realizimin më të bukur gjatë muajit që lam pas.

Armando Sadiku do të votohet për eurogolin e shënuar ndaj Basel disa javë më parë, ku sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi nga më shumë se 35 metër distancë, pasi ishte futur si zëvendësues.

Edhe Ermir Lenjani do të votohet për golin nga jashtë zone që i shënoi Thun pak javë më parë, pasi bëri një realizim spektakolar me të majtën e tij.

Shënoi për 9 sekonda, Lenjani: Falenderimi i takon Zotit!

Ermir Lenjani është futur në historinë e futbollit në Zvicër me golin e shënuar

Ermir Lenjani realizoi ditën e djeshme një nga golat më të shpejt të historisë së futbollit në Zvicër e jo vetëm.

Mbrojtësit anësor të kombëtares shqiptare, që këtë sezon po aktivizohet si mesfushor krahu te Sion, i mjaftuan vetëm 9 sekonda kohë për të shënuar.

Sapo loja kishte nisur dhe mbrojtësit e Sion dërgojnë topin në thellësi të zonës kundërshtare, Lenjani e kontrollon si duhet dhe gjuan duke u afruar në brendësi të zonës.

Pavarësisht se takimi përfundoi 1-1, Lenjani ishte protagonisti absolut i ditës së djeshme në Zvicër, pasi realizoi një gol historik.

Pas ndeshjes ai ka reaguar në rrjetin e tij social Instagram, ku tregon se ndihet i lumtur që është futur në historinë e futbollit në Zvicër.

“Shumë i lumtur që jam futur në histori të futbollit zviceran për golin më të shpejt të shënuar. Falenderimi i takon Zotit”, ka shkruar Lenjani.

E diela që lam pas ka qenë ditë historike për futbollistët e kombëtares në Zvicër, pasi veç Lenjanit me golin më të shpejt të shënuar, Armando Sadiku shënoi një eurogol, në takimin që Lugano luajti kundër Basel.

Lenjani futet në historinë e futbollit (video)

Futbollisti shqiptar shënon gol vetë 9 sekonda pasi ka nisur ndeshja

Ermir Lenjani po kalon një nga momentet më të shkëlqyer të karrierës së tij. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare shënoi disa ditë më parë një dopietë që i dha fitoren skuadrës së tij, ndërsa sot ka gjetur përsëri rrjetën në takimin kundër Luzern.

Sapo topi shkelmohet, një nga mbrojtësit e Sion e gjuan në thellësi të zonës kundërshtare, Lenjani e rrëmben dhe shënon direkt. Një gol spektakolar i futbollistit shqiptar, që ndoshta vendos një rekord absolut, goli i Lenjanit realizohet në vetëm 9 sekonda lojë. 

Shënimi i golit në vetëm 9 sekonda lojë, e fut Lenjanin në histori, pasi bëhet një nga lojtarët që realizon më shpejtë në një ndeshje. Gjithashut, Lenjani është futbollisti i parë shqiptar që vendos këtë rekord. 

Lenjani realizon dopietë në Zvicër (video)

Futbollisti i Kombëtares i dha fitoren ekipit të Sion

Ermir Lenjani ka realizuar dy golat e fitores së Sion në kampionatin zviceran të futbollit mbrëmjen e djeshme. Mbrojtësi anësor i ekipit tonë kombëtar, që këtë sezon po aktivizohet si mesfushor krahu në Zvicër, ka shkëlqyer në kuptimin e plot të fjalës ditën e djeshme.

Një super gol nga jashtë zone dhe një tjetër i realizuar fare pranë portës, pas një goditje dënimi, i dhanë ekipit të Sion fitoren përballë Thun me tre pikë të rëndësishme.

Të dy golat e realizuar nga Lenjani ishin një mesazh i qartë edhe për ish-trajnerin e ekipit tonë kombëtar, Christian Panucci, që nuk e grumbulloi futbollistin në dy takimet zyrtare të marsit për kualifikueset e Euro 2020.

View this post on Instagram

⚽️⚽️💥🎯 #Elhamdulillah

A post shared by Ermir Lenjani (@lenjaniermir) on

Skip to toolbar