Manchester City në histori, mund Watford dhe realizon tripletën e trofeve (video)

Aahtu siç ishte paralajmëruar, Manchester City ka triumfuar ndaj Watford në finalen e FA Cup, duke realizuar tripletën me tre trofe këtë sezon. Pasi fitoi Carabao Cup, Premier League, skuadra e Pep Guardiolës ka arritur të fitojë dhe trofeun e tretë të rëndësishëm të futbollit në Angli.

Skuadra e Cityt arriti të fitonte me rezultatin e thellë 6-0 ndaj Watford në Wembley, duke mos pasur aspak vështirësi në shkrimin e historisë. Edhe pse Watford i bëri një nisje të mirë ndeshjes, ishte City që mori shumë shpejt frenat e lojës në dorë.

David Silva realizoi golin e parë për Cityn në minutën e 26′, ndërsa pak më vonë ka dyfishuar Sterling. Kevin de Bruyne ka shënuar golin e tretë për City-n pas pushimit të pjesës së parë, ndërsa Gabriel Jesus ka katërfishuar pas belgut.

Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford. Me tripletën e sotme Manchester City futet në histori, duke realizuar një sukses të jashtëzakonshëm këtë sezon në Angli.

De Bruyne: S`kam keqardhje për Liverpool, as ata për ne!

Kevin De Bruyne nuk ndjen keqardhje për Liverpoolin, pasi Manchester City triumfoi në Premier League me një pikë më shumë se të besuarit e Jurgen Klopp. City arriti të fitonte 14 ndeshjet e fundit në kampionat, duke mposhtur Reds me vetëm një pikë diferencë në luftën për titull.

Mesfushori belg i “Qytetarëve” ka folur në prag të ndeshjes finale të FA Cup ndaj Watford, duke komentuar ndër të tjera edhe luftën e titullit me Liverpool. “Ishte një përpjekje e jashtëzakonshme, por në fund kjo do të thotë se ne ishim më të mirë se ata”, ka thënë De Bruyne.

“Nuk më vjen keq për ta, sepse nuk mendoj se ata do të ndjeheshin keq për ne. Nuk besoj se askush nuk dihet keq për mënyrën se si ne u larguam nga lufta në Champions League. E di si dihen ata, sepse janë të zhgënjyer. Por kështu do të ishim dhe ne nëse nuk do fitonim”.

“Ne jemi rivalë, kjo ka qenë një betejë e madhe. Unë i kuptoj se çfarë ndiejnë, por të ndihem keq për ta, ndoshta është e tepërt”, ka thënë ndër të tjera De Bruyne.

Sot finalja e FA Cup, City kërkon të futet në histori!

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e FC Cup në Angli, ku Manchester City do të përballhet me Watford. Skuadra e Pep Guardiolës do të synojë të vendos një rekord historik, duke fituar “tripletën” e trofeve në ishull.

Pas suksesit në kampionat, ku City u shpall kampion i Anglisë me vetëm një pikë më shumë se Liverpool dhe fitoren e Kupës së Ligës, Pep Guardiola do të synojë edhe trofeun e FC Cup.

Wtford do të tentojë ta ndal Manchester Cityn sonte në mbrëmje, duke i dhënë mudësinë skuadrës së Pep Guardiolës të shijojë fitoren e dy trofeve të tjerë. Nëse City nuk fiton FA Cup sonte, ekipi i Guardiolës do të bëhej skuadra e katërt që fiton dy garat kryesore të futbollit në Angli në një sezon.

Kjo do të ndodhte pas Arsenalit, që fitoi në sezonin 1992-93, Liverpool në 2000-01 dhe Chelsea në 2006-07.

“Nëse fitojmë nesër, sezoni është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp. “Nëse nuk mendojmë se ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe po të kishim humbur Premierligën me një pikë, përpjekja do të ishte e njëjtë”.

“Lojtarët e mi ka pasur shumë mbështetje nga tifozët tanë. Do të ishte e pabesueshme nëse do të fitonim katër tituj në një sezon. Është një finale dhe shpresojmë se që ne të festojmë”, ka thënë ndër të tjera një ditë më parë në konferencën për shtyp trajnerin i Cityt.

Anglia merr vendimin, s’ka shampanjë në festat e klubeve!

Festa me shampanjë kur një ekip ngre lart një trofe, nuk do të ndodhë më, të paktën në Angli. Federata e Futbollit në ishull ka vendosur të ndalojë festimet me shapanjë të ekipeve që shkojnë në finalen e një kompeticioni dhe fitojnë trofeun.

Ky rregull i ri do të aplikohet që nga finalja e “FA Cup”, sepse Federata Angleze e Futbollit ka vendosur që ky rregull të zbatohet duke pasur më shumë respekt për lojtarët myslimanë, që nuk konsumojnë alokol.

Sezonin e ardhshëm është menduar që festat të organizohen të gjitha me pije dhe spumante, që nuk kanë përmbajtje alkoli.

Në Angli, sipas mediave ka ndodhur shpesh që lojtarët e besimit islam, kanë shmangur festat e fitores së trofeve me ekipet e tyre.

Në vitin 2012, u bë një ndryshim për lojtarin më të mirë të ndeshjes që si shpërblim merrte një shishe shampanjë, duke bërë që kjo shishe të hiqet për shkak se disa myslimanë e refuzuan.

Skip to toolbar