‘Urraaa po bie shi!’ Më në fund shpresë për Australinë e përflakur

Pas muajsh të tërë në flakë, në Australi më në fund po bie shi. Zjarret kanë pushtuar Australinë që digjet që prej muajsh dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i vënë nën kontroll flakët ka qenë e pamundur. Por duket se më në fund atje ka filluar shiu që do të ndihmojë në shuarjen e zjarreve që u ka marrë jetën 28 personave dhe ka djegur mbi 1 miliardë gjallesa.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një fermer australian brohoret me të madhe “Urraaa, po bie shi!”.

E gjithë bota është solidarizuar me gjendjen e Australisë, duke ndihmuar financiarisht që vendi të kalojë këtë periudhë me pasoja katastrofike. Zjarret në Australi kanë mbuluar qiellin me re të dendura tymi duke krijuar një ngjarë të kuqërremtë, ndërsa sipas një studimi të NASA-s tymi i zjarreve në Australi do të udhëtojë në të paktën gjysmën e botës duke përkeqësuar cilësinë e ajrit në ato vende.

Australia po shkatërrohet nga zjarret më të këqija të shfaqura në dekada dhe e gjithë kjo lidhet me  përkeqësimin e ndryshimeve klimatike ku nxehtësia dhe thatësira ishin më të pranishme se kurrë.

Devolli ‘digjet’ prej 3 ditësh, kryetari i bashkisë: Me sytë nga qielli për shi

Pyjet në fshatin Nikolicë të Devollit vijojnë të digjen prej tre ditësh. Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja e zjarrfikëseve është e pamundur, ndërsa për shuarjen e flakëve deri tani është punuar në terren nga punonjësit e zjarrfikëseve dhe forcat ushtarake.

Në zonat e thella malore ka ende disa vatra zjarri aktive që po përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era.

Ndërkohë që kryetari i Bashkisë, Eduart Duro tha se punonjësit po punojnë në terren për shuarjen e flakëve, por rreziku është shumë i madh. Duro tha se vetmja mënyrë që kjo situatë të marrë fund janë reshjet e shiut.

Librazhd, merr flakë në ecje kamioni i mallrave

Një kamion mallrash ka marrë flakë në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Kamioni me rimorkio, me targa të huaja, që transportonte letra ambalazhi, ka marrë flakë për shkaqe ende të panjohura.

Shoferi sapo ka parë që rimorkio është përfshirë nga flakët, ka bërë shkëputjen e kokës tërheqëse duke shmangur djegien e të gjithë kamionit. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.

Digjet anija në mes të detit, 25 të vdekur, 9 të zhdukur

Një anije është shkrumbuar nga flakët në brigjet e Kalifornisë në SHBA duke shkaktuar vdekjen e 25 personave ndërsa 9 të tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton BBC.

Nga zjarri që përfshiu anijen kanë arritur të shpëtojnë pesë anëtarë të ekuipazhit.

Zjarri filloi në orët e para të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 90 milje (145 km) në perëndim të Los Angeles.

Shkaku i flakës nuk dihet deri më tani. Në një konferencë për shtyp, Sherif Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.

Anija në flakë 30 të vdekur

Një anije, në bordin e të cilës mendohet se mund të kenë qenë 34 persona, ka shpërthyer në flakë gjatë natës, kur të gjithë ishin në gjumë. Kjo ka shkaktuar të paktën 30 viktima, ndërsa 4 prej tyre raportohet se janë shpëtuar nga rojat bregdetare.

Nuk dihen arsyet se pse varka shpërtheu në flakë, që ndodhej afër ishullit të Santa Cruz, në Kaliforni. Tragjedia ishte e madhe pasi pasagjerët kanë qenë në gjumë, duke u asfiksuar nga tymi e më pas djegur nga flakët. Të vetmit që kanë shpëtuar janë 4 pjesëtarë të ekuipazhit, të cilët arritën të hidheshin në det dhe më pas u shpëtuan nga rojat bregdetare.

Drejt vendngjarjes shkuan dy helikopterë dhe 3 anije , por nuk kanë qenë në gjendje të bënin asgjë për personat që ndodheshin në bordin e anijes në flakë.

Autoritetet ende nuk e kanë të konfirmuar numrin e viktima dhe nuk dihen më shumë detaje nga ngjarja e rëndë.

Rrëzohet dhe merr flakë avioni, 41 viktima në Rusi

41 është numri i viktimave të shkaktuara si pasojë e uljes urgjente të një avioni që shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Mediat ruse raportojnë se avioni mbante 73 pasagjerë dhe një pjesë prej tyre kanë shpëtuar për mrekulli duke u larguar me vrap nga avioni që kishte marrë flakë.

“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Zyrtarët bëjnë të ditur se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”.

Skip to toolbar