‘Urraaa po bie shi!’ Më në fund shpresë për Australinë e përflakur

BOTA


Pas muajsh të tërë në flakë, në Australi më në fund po bie shi. Zjarret kanë pushtuar Australinë që digjet që prej muajsh dhe pavarësisht përpjekjeve për t’i vënë nën kontroll flakët ka qenë e pamundur. Por duket se më në fund atje ka filluar shiu që do të ndihmojë në shuarjen e zjarreve që u ka marrë jetën 28 personave dhe ka djegur mbi 1 miliardë gjallesa.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një fermer australian brohoret me të madhe “Urraaa, po bie shi!”.


E gjithë bota është solidarizuar me gjendjen e Australisë, duke ndihmuar financiarisht që vendi të kalojë këtë periudhë me pasoja katastrofike. Zjarret në Australi kanë mbuluar qiellin me re të dendura tymi duke krijuar një ngjarë të kuqërremtë, ndërsa sipas një studimi të NASA-s tymi i zjarreve në Australi do të udhëtojë në të paktën gjysmën e botës duke përkeqësuar cilësinë e ajrit në ato vende.

Australia po shkatërrohet nga zjarret më të këqija të shfaqura në dekada dhe e gjithë kjo lidhet me  përkeqësimin e ndryshimeve klimatike ku nxehtësia dhe thatësira ishin më të pranishme se kurrë.




Skip to toolbar