FSHF fiton “luftën” ndaj Zvicrës. Florian Kamberi do të luajë për Shqipërinë

Florian Kamberi do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Ky nuk është vendimi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, që duhet të të lejonte futbollistin të përfaqësonte Shqipërinë. Por është FIFA ajo që ka pranuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke detyruar Zvicrën të lejojë Florian Kamberin të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë.

Pas një lufte të madhe mes dy federatave, FSHF ka arritur të sigurojë të drejtën për grumbullimin e Florian Kamberit. Futbollisti luajti me ekipet zinxhir të Zvicrës deri tek ekipi U-21, duke kërkuar më las leje kalimin për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.

Ai u grumbullua në muajin nëntor nga Edy Reja, por nuk arriti të luante për shkak se Zvicra nuk i dha dokumentacionin në kohën e duhur. Për këtë arsye nisi një betejë e midis FSHF dhe homologes së saj zvicerane për lojtarin.

Arbitri, FIFA, ka vendosur përfundimisht të plotësojë kërkesën e futbollistit, që aktualisht luan në Skoci me Hibernians, që në aktivitete ndërkombëtare të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë. News 24 ka siguruar dokumentin e FIFA-s, që lejon Florian Kamberin të grumbullohet dhe të luajë me Shqipërinë. 24-vjeçari është duke bërë paraqitje të mira këtë sezon në Skoci, duke gjetur 8 herë rrjetën gjatë këtij sezoni.

Refuzoi dy kombëtare, Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

Florian Kamberi është futbollisti i grumbulluar rishtaz në kombëtare nga Edy Reja. Ai foli në konferencë për shtyp këtë të martë, ku së pari foli për arsyen pse vendosi të luante për Shqipërinë. “Çunat më kanë pritur shumë mirë, stërvitja ka ecur mirë. Kisha mundësi të shkoja në të tre kombëtaret, por për mua ishte e thjeshtë që të zgjidhja Shqipërinë se kisha më shumë interes nga ajo dhe më ka kontaktuar disa here mua, ndaj e kam zgjedhur”.

“I kam thënë të tre Federatave se si ka qenë situata. Unë dashur të stabilizohem në klub, të luaj në formacion një vit, u kam thënë që jam i hapur ndaj çdo zgjedhje. Shqipëria ka treguar më shumë interes dhe ka qenë e thjeshtë për mua të vendos për Shqipërinë”, tha Kamberi, që e kërkoi Kosova dhe Zvicra.

Më pas, talenti kuq e zi u shpreh se ndihet mirë me grupin e lojtarëve që janë në skuadër. Kamberi thotë se është gati të aktivizohet që në ndeshjen e parë. “Atmosfera këtu? Shumë e mirë, janë shumë djem të mirë, më kanë pritur mirë. I kuptoj të gjithë, stërvitjet janë mirë. Ekipi po luan mirë e shpresojmë të vazhdojmë kështu. Unë jam i gatshëm të luaj, jam në formë të mirë, jam shëndosh e mirë ndaj jam i gatshëm”.

“Pastaj ajo e dokumenteve nuk është në dorën time, janë njerëz të tjerë që merren me atë punë. Unë jam gati të zbres në fushë. Nuk kam folur ende me trajnerin Reja, do të flas më vonë. Personalisht kam qejf të luaj me 2 sulmues, në kombëtare luajmë 3-5-2 dhe kështu më ndihmojnë në fazën ofensive. Do ta shoh në ndeshjen e parë se si do të jetë, por besoj se do të shkojë mirë”, shtoi sulmuesi.

Skip to toolbar