FSHF fiton “luftën” ndaj Zvicrës. Florian Kamberi do të luajë për Shqipërinë

AKTUALITET


Florian Kamberi do të luajë për kombëtaren e Shqipërisë. Ky nuk është vendimi i Federatës së Futbollit të Zvicrës, që duhet të të lejonte futbollistin të përfaqësonte Shqipërinë. Por është FIFA ajo që ka pranuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke detyruar Zvicrën të lejojë Florian Kamberin të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë.

Pas një lufte të madhe mes dy federatave, FSHF ka arritur të sigurojë të drejtën për grumbullimin e Florian Kamberit. Futbollisti luajti me ekipet zinxhir të Zvicrës deri tek ekipi U-21, duke kërkuar më las leje kalimin për të luajtur me kombëtaren e Shqipërisë.


Ai u grumbullua në muajin nëntor nga Edy Reja, por nuk arriti të luante për shkak se Zvicra nuk i dha dokumentacionin në kohën e duhur. Për këtë arsye nisi një betejë e midis FSHF dhe homologes së saj zvicerane për lojtarin.

Arbitri, FIFA, ka vendosur përfundimisht të plotësojë kërkesën e futbollistit, që aktualisht luan në Skoci me Hibernians, që në aktivitete ndërkombëtare të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë. News 24 ka siguruar dokumentin e FIFA-s, që lejon Florian Kamberin të grumbullohet dhe të luajë me Shqipërinë. 24-vjeçari është duke bërë paraqitje të mira këtë sezon në Skoci, duke gjetur 8 herë rrjetën gjatë këtij sezoni.




Skip to toolbar