750 euro gjobë po ngacmuat femrat

Gjykata franceze ka vendosur të ashpërsojë masat ndëshkuese për ngacmimet ndaj femrave.

Në vetëm 8 muaj, gjykata franceze ka vënë 447 gjoba për ngacmime ndaj femrave duke bërë që qeveria të marrë masa serioze lidhur me këtë fenomen.

Ministrja për barazinë, Marlene Schiappa tha se është e lumtur që legjislacioni është ashpërsuar ndaj këtyre personave. Sipas ligjit, i cili ndalon komentet seksuale ose seksiste që janë degraduese, poshtëruese, frikësuese, armiqësore apo ofenduese, autorët do të gjobiten nga 90 në 750 euro.

Legjislacioni u miratua pas një ngjarje, ku një grua postoi një video në Facebook duke treguar një njeri që e godiste atë në fytyrë, pasi ajo kishte reaguar në vetëmbrojtje ndaj ngacmimit të tij seksual.

Revolucion në Francë, një arbitre femër do të gjykojë në Ligue 1!

Këtë fundjavë në futbollin francez do të shkruhet historia, pasi në Ligue 1 do të gjykojë një ndeshje futbolli një arbitre femër.

Ajo është Stéphanie Frappart, arbitre që aktualisht gjykon ndeshjet e Ligue 2 në Francë, që prej vitit 2014.

Debutimi i saj si arbitre në elitën e futbollit francez ndodhë disa muaj, para se Franca të presë Botërorin e Femrave.

Frappart, 35 vjeçe, do të bëjë drejtësi në ndeshjen Amiens-Strasbourg, çka do t’i shërbejë edhe si përgatitje për fillimin e Botërorit të lartpërmendur (7 qershor), ku është e përzgjedhur nga FIFA.

Franca ka 1000 arbitra futbolli, por deri më tani, Frappart do të jetë e vetmja femër që gjykon në Ligue 1.

Miliarderi francez dhuron 100 milion Euro për rindërtimin e Notre-Dame

Ndërsa flakët e zjarrit shkrumbuan mbrëmë një pjesë të madhe të katedrales së famshme të Parisit, Notre-Dame, një ndër personat më të pasur në Francë, miliarderi François-Henry Pinault doli me një deklaratë që zgjodhi shpresat e francezëve. Ai premtoi se do të dhurojë 100 milionë euro për rindërtimin e Notre-Dame.

François-Henry Pinault është pronar dhe CEO i Kering group, që përfshin linjat e famshme të modës, Guçi dhe Yves Saint Laurent dhe njihet si një ndër personat më të pasur në Francë.

Pas tij edhe Fondi Francez i Trashëgimisë ka nisur një fushatë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin e katedrales, që është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Skip to toolbar