Blindimi i kufirit nga FRONTEX, Lleshaj: Shqipëria po përfiton shumë

Shqipëria është vendi i parë në rajon, me të cilin FRONTEX ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe operon jashtë BE-së, në menaxhimin e integruar të kufijve. Ky bashkëpunim është vlerësuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili theksoi se pala shqiptare po përfiton shumë nga FRONTEX, jo vetëm në menaxhimin flukseve migratore e luftën kundër trafiqeve, por edhe në përcjelljen e përvojës personale të kësaj force.

Me kënaqësi të veçantë vizitova sot Pikën Kufitare të Kapshticës, ku së bashku me oficerët dhe punonjësit e tjerë të Policisë Shqiptare kryejnë shërbim edhe oficerë policie të FRONTEX nga shumë vende europiane. Bisedova me ta dhe kontaktova me kënaqësi se niveli i bashkëpunimit është shumë i lartë, efektiviteti i punës së tyre është i lavdërueshëm. Prej këtij bashkëpunimi Shqipëria po përfiton shumë. Po përfiton në radhë të parë eksperiencë të jashtëzakonshme nga përvoja e Policive të ndryshme europiane, të cilat janë aktive në këtë operacion, por po ashtu Shqipëria po përfiton mbështetje të madhe në menaxhimin e kufijve të saj.  Ky operacion, i pari që FRONTEX zhvillon në një vend jashtë BE-së, është një shans i mirë për të treguar nivelin e përgatitjes së Policisë shqiptare, pjekurinë e saj për të bashkëpunuar në nivel europian. Kjo e gjitha është në funksion të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian“, tha ministri i Brendshëm.

Synonin BE-në, kapen në Kapshticë 16 emigrantë afrikanë

Oficerët e misionit të FRONTEX kanë kapur 16 emigrantë që po tentonin të kalonin kufirin në Kapshticë me synim që të largoheshin në drejtim të vendeve të BE-së për të kërkuar azil.

16 emigrantët vijnë nga Afrika, nga shtete të tilla si Iraku, Siria, Algjeria dhe Maroku. Emigrantet janë kapur në fshatin Trestenik dhe në radhët e tyre numërohen gra dhe fëmijë.

Detyra e oficerëve të FRONTEX  është përqendruar kryesisht tek emigrantët që kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin jeshil pra që vijnë nga vendi fqinj njëkohësisht do të kryen edhe kontrolle në automjete në pasagjerë për të shmangur çdo aktivitet të paligjshëm. Kjo është hera e parë që Frontex kryen një operacion në territorin e një vendi jo të BE-së.

Pas 21 majit, kufijtë e Shqipërisë do kontrollohen nga BE

Kufijtë e Shqipërisë do të monitorohen dhe kontrollohen nga agjencia e Bashkimit Europian “Frontex”, që pas 21 majit.

Ceremonia zyrtare do të mbahet ditën e martë në praninë e komisionerit Dimitris Avramopoulos, drejtorit ekzekutiv të Frontex Fabrice Leggeri, kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kjo marrëveshje e futi vendin tonë në histori, pasi Frontex për herë të parë do të ruaj territoret e një vendi që nuk është anëtare e BE-së.

Skip to toolbar