I doli emri në përgjime, Kokomani mohon: Nuk jam takuar me Avdylajn. Ai s’ka marrë pjesë në fushatë

Një një prej telefonatave të përgjuara dhe të publikuara nga gazeta gjermane BILD del dhe emri i kryetarit të bashkisë së Shijakut, Ardian Kokomani. Ai ka folur të mërkurën për Report TV dhe ka mohuar të jetë takuar me Astrit Avdylajn.

Kokomani thotë se e njeh Astrit Avdylin, por nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë.

“Është komunikim i thjeshtë, ju duhet ta kuptoni, më mori ai në telefon ai, jo unë, jam i detyruar që ti përgjigjem çdo telefonate si kryetar. Më tha dua një takim, me Vangjushin dhe deputetin, Dako është drejtues i shtabit elektoral. Nuk e di pse më implikon mua. Njeriu në fjalë kuptohet që nuk ka pasur akses, prandaj kërkon të më takojë mua me. Unë jam kryetar bashkie dhe duhet ti takoj këto njerëz.

Jo me 100% nuk jam takuar. Absolutisht jo”, është shprehur Kokomani ndërsa pranon se e njeh të gjithë familjen e Astrit Avdylajt.

Kokomani deklaron se Avdylaj nuk ka marrë pjesë direkte në fushatën elektorale. “Unë si qytetar mund të kem me të gjithë llojet e njerëzve telefonata. Unë me 1000% asnjëherë nuk kam komunikuar për probleme fushate elektorale. Pasi është vetë pozicioni dhe formimi im, përgjegjësia. Kam qenë njeri korrekt dhe kështu do të vijoj që të jem. Si qytetar do i respektoj të gjithë, do u përgjigjem të gjithëve për shërbimin që atyre u takon me ligj, për gjë tjetër jo. Ai nuk e kishte aksesin te mua dhe ai më merr në telefon dhe ai më thotë do të vijë Vangjush Dako në takim dhe thotë do të vish edhe ti me Gjushin dhe deputetin. Vetëkuptohet se nuk e ka aksesin te unë drejtpërdrejt. Unë tani jam njohur fizikisht që ka dalë nga burgu. Ai ka qenë duke vuajtur dënimin kur unë isha në fushatë. Por i njohim të gjithë fiset në Shijak.

Nuk besoj të ketë marrë pjesë direkte në fushatë, por mund të ketë bërë ndonjë votë te të afërmit e tij”, është shprehur Kokomani.

Skip to toolbar