“Bojkoti vijon”, Liga e Profesionistëve rishikon kërkesat, por nuk ndryshon qëndrim

Liga e Profesionistëve nuk ndryshon qëndron, bojkot deri në momentin kur qeveria do të miratoj kërkesat e tyre. Pas mbledhjes me të deleguarin e qeverisë, Fidel Ylli, të gjithë presidentët e Superligës vijojnë të jenë të bashkuar në qëndrimin e tyre por këtë herë do të rishohin katër kërkesat për t’ia dërguar më pas sërish kryeministrit Rama.

Në daljen e tij për mediat presidenti i Ligës, Edvin Libohova, pranoi se nuk ka mund të ndryshojnë kërkesat por jo qasja e tyre ndaj bojkotit të ndërmarrë: “Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur.

Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne. Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, u shpreh Libohova.

Tifozët rrahin arbitrin në Peqin

Dhuna vijon të mbetet një shqetësim për futbollin shqiptar. Të shtunën aktet e shëmtuara të dhunës u shfaqën në stadiumin e Peqinit, aty ku zhvillohej ndeshja me Shkumbinit dhe Dinamos, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Arbitri i takimit, Sokol Bebja është dhunuar barbarisht nga tifozët e skuadrës së Shkumbinit, të cilët u futën në fushën e blertë duke qëlluar me grushta e shklema arbitrin. Ndeshja ishte mjaft e tensionuar gjatë gjithë zhvillimit të saj. arbitri Bebja u detyrua të nxirrte 3 kartonë të kuq dhe 8 verdhë gjatë takimit për të dyja skuadrat.

Duket se kjo gjë nuk u pëlqeu tifozëve vendas, të cilët u futën në fushën e lojës dhe dhunuan arbitrin e ndeshjes. Ky nuk është rasti i parë që dhuna shfaqet në kampionatin e futbollit në vend për këtë sezon. Ndërkohë që qeveria ka miratuar ashpërsimin e masave në Kodin Penal, ku të gjithë ata që dhunojnë lojtarët apo zyrtarët e ndeshjeve, dënohen deri në 3 vite burg.

Dinamo reagoi me një komunikatë, duke i quajtur të tilla akte të nxitura nga faktorë të jashtëm që mundohen të diktojnë fatet e ndeshjes. “Çdo ndeshje e Dinamos në transfertë po shoqërohet me presione që nuk kanë lidhje me fushën e lojës. Në fund të ndeshjes së sotme është dhunuar arbitri Sokol Bebja! Nuk është hera e parë që faktorë të jashtëm mundohen të ndikojnë në fatet e ndeshjes. Dinamo ka qënë, është dhe do të jetë gjithmonë Fair Play, brenda dhe jashtë fushe”, thuhet në deklaratën e klubit të Dinamos. Ndeshja midis Shkumbinit dhe Dinamos u mbyll me rezultatin 1-1.

Trukonin ndeshje futbolli, 12 të arrestuar, mes tyre arbitra

12 persona u arrestuan pasi akuzohen për manipulim, ryshfet dhe keqpërdorim të pozitave në trukimin e ndeshjeve të futbollit. Arrestimet janë kryer gjatë një operacioni masiv të prokurorisë së Bosnje dhe Hercegovinës, mes të cilëve ndodhen edhe arbitra e zyrtarë të Federatës së Futbollit të Bosnjës.

Të arrestuarit përballen me akuzat për krim të organizuar, ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës për trukimin e rezultateve të ndeshjeve gjatë sezonit 2018-2019.

Federata e Futbollit të Bosnjës reagoi duke mbështetur hetimet dhe tha se “është gati të ndihmojë në zbardhjen e rasteve të tilla të pafalshme”.

Futbollisti rrëzon në tokë trajnerin kundërshtar

Një video po bën qarkullon në rrjetet sociale, ku aq sa ka shkaktuar humor aq është edhe kritikuar ashpër. Gjatë ndeshjes Freiburg dhe Eintracht Frankfurt, që përfundoi me rezultatin 1-0 nuk u diskutua për fitoren e skuadrës mikpritëse, por për një ngjarje që ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes. Trajneri i Freiburg-ut u godit dhe u rrëzua në tokë nga futbollisti i Eintracht Frankfurt, David Abraham.

Abraham në përpjekje për të marrë topin që doli jashtë fushe, goditi trajnerin duke e përplasur në tokë. Menjëherë pas kësaj reaguan lojtarët rezervë të Freiburg-ut duke nisur edhe një sherr mes tyre. Ndërsa  arbitri i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq, Abrahamin, i cili tashmë pritet të marrë edhe një dënim nga federata.

Shikoni videon ku Abraham përplas trajnerin kundërshtar.

I vuri flakën vetes se nuk u la të hyjë në stadium, humb jetën tifozja iraniane

Dëshira për të parë futboll, një nga lojërat sportive të krijuar për të bashkuar dhe argëtuar njerëzit në të gjithë botën, ka sjell vdekjen e një prej tifozëve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Iran, ku një tifoze ka humbur jetën pasi, nuk pranoi ligjin e vendit të saj, ku ndalohet vajtja e femrave në stadium për të parë ndeshjet e futbollit, një lojë e konsideruar ekskluzive vetëm për meshkujt nga ligjvënësit e Teheranit.

Tifozja iraniane e futbollit Sahar Khodayari ka humbur jetën në një spital të Teheranit, një javë pasi i kishte vënë flakën vetes për shkak se ishte arrestuar pasi tentoi të ndiqte ndeshjen e futbollit në stadium.

Sahar Khodayari, e njohur edhe “vajza blu” pas ngjyrave të ekipit të saj të preferuar Esteghlal, tentoi më 12 mars të futej në stadium e maskuar si burrë për të parë ekipin teksa lunte. Mirëpo ajo u kap nga policia dhe u arrestuar, pasi femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium sipas ligjit iranian.

30-vjeçarja u lirua pas 3 ditësh dhe ishte në pritje të vendimit të gjykatës, ku mendohej se do të kërkonte burgosjen e saj. Në muajin shtator, gjykata vendosi 6 muaj burg për të, duke bërë që Khodayari t’i vinte flakën vetes para gjykatës, në mbrojtje të të drejtave të femrave dhe sigurisht duke mos pranuar vendimin absurd të gjykatës për burgosjen e saj

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Khodayari nuk mundi të mbijetojë duke humbur jetën të martën e 10 shtatorit. Vdekja e saj ka shkaktuar shumë zemërim tek populli iranian, në lidhje me ndalimin e femrave në stadiumet e futbollit.

Ish-mesfushori i Bayern Munich, Ali Karimi, i cili luajti 127 ndeshje për Iranin dhe ka qenë një avokat i zëshëm për t’i dhënë fund ndalimit të grave, duke u bëri thirrje iranianëve të bojkotojnë stadiumet e futbollit në shenjë proteste ndaj vdekjes së Khodayari. Ndërsa futbollisti Andranik Teymourian, kapiteni i kombëtares së Iranit dhe lojtar i Esteghlal, tha se një nga stadiumet kryesore të futbollit të Teheranit do të emërohej në të ardhmen me emrin e tifozes zë zjarrtë, Sahar Khodayari, e cila humb dhe jetën për të parë skuadrën e saj të preferuar.

Video/ Mourinho në lot: Më mungon futbolli

Jose Murinho ka shpërthyer në lot gjatë një interviste “El Chiringuito TV”. “Më mungon futbolli…”, dhe nga syt e Mourinho rrjedhin lotët. I mbetur pa ekip qëkur u largua nga Manchester United, portugezi duket se po e përjeton keq mungesën e drejtimit të një klubi futbollit.

“Dua të kthehem në rrugën e duhur”, ka thënë Mourinho gati duke bërë një apel me zë të dridhur. “Kam qenë duke bërë një gjë që më argëtonte, derisa u largova. Tani që kam ndaluar në vend, më mungon futbolli”, është shprehur Mourinho.

Portugezi u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të vitit të kaluar, pas një seri dështimesh në kampionat, dhe marrëdhënieve të tensionuara me disa lojtarë të skuadrës.

Ai nuk pranoi disa oferta për të drejtuar klube në Kinë, ndërsa gjatë verës shumë zëra në merkato e lidhën atë me klube si Paris Saint Germain apo Newastle. Prej largimit nga Manchester United, Jose Mourinho ka luajtir rolin e analistit sportiv në Sky Sports, por padyshim qëllimi i tij nuk është ‘shfaqja’ në TV, por ajo në fushë.

Vllaznia-Femra fiton kampionatin e futbollit, shkodranet vendosin rekord

Ekipi i femrave i Vllaznisë është shpallur fitues i kampionatit kombëtar të futbollit për këtë sezon. Femrat shkodrane kanë vendosur një rekord, pasi kanë dominuar absolutisht këtë kampionat, që prej nisjes së tij.

Me trofeun e sotëm, skuadra e Vllaznisë e fiton për herë të gjashtë radhazi kampionatin, në 10 vite organizim të tij. Vajzat shkodrane triumfuan në “Loro Boriçi”, duke mundur Tirana AS me rezultatin 3-1.

Kaq i ka mjaftuar vajzave Kuq e Blu, për të ngritur trofeun, të cilin matematikisht e kishin siguruar javë më parë.

Ekipi Vllaznia-Femra arriti ta mbyllte kampionatin me 66 pikë në 22 javë kampionat, duke mos humbur dhe barazuar asnjë nga takimet, ndërsa në total ka shënuar 149 gola dhe pka pësuar vetëm 3 gola gjatë gjithë kampionatit.

Si kampione e Shqipërisë, Vllaznia do të marre pjesë në turin paraeleminator të UEFA Ëomen’s Champions League. Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Vasil Bicaj.

Skip to toolbar