I vuri flakën vetes se nuk u la të hyjë në stadium, humb jetën tifozja iraniane

BOTA


Dëshira për të parë futboll, një nga lojërat sportive të krijuar për të bashkuar dhe argëtuar njerëzit në të gjithë botën, ka sjell vdekjen e një prej tifozëve të saj. Ngjarja ka ndodhur në Iran, ku një tifoze ka humbur jetën pasi, nuk pranoi ligjin e vendit të saj, ku ndalohet vajtja e femrave në stadium për të parë ndeshjet e futbollit, një lojë e konsideruar ekskluzive vetëm për meshkujt nga ligjvënësit e Teheranit.

Tifozja iraniane e futbollit Sahar Khodayari ka humbur jetën në një spital të Teheranit, një javë pasi i kishte vënë flakën vetes për shkak se ishte arrestuar pasi tentoi të ndiqte ndeshjen e futbollit në stadium.


Sahar Khodayari, e njohur edhe “vajza blu” pas ngjyrave të ekipit të saj të preferuar Esteghlal, tentoi më 12 mars të futej në stadium e maskuar si burrë për të parë ekipin teksa lunte. Mirëpo ajo u kap nga policia dhe u arrestuar, pasi femrat nuk lejohen të shkojnë në stadium sipas ligjit iranian.

30-vjeçarja u lirua pas 3 ditësh dhe ishte në pritje të vendimit të gjykatës, ku mendohej se do të kërkonte burgosjen e saj. Në muajin shtator, gjykata vendosi 6 muaj burg për të, duke bërë që Khodayari t’i vinte flakën vetes para gjykatës, në mbrojtje të të drejtave të femrave dhe sigurisht duke mos pranuar vendimin absurd të gjykatës për burgosjen e saj

Pavarësisht ndihmës mjekësore, Khodayari nuk mundi të mbijetojë duke humbur jetën të martën e 10 shtatorit. Vdekja e saj ka shkaktuar shumë zemërim tek populli iranian, në lidhje me ndalimin e femrave në stadiumet e futbollit.

Ish-mesfushori i Bayern Munich, Ali Karimi, i cili luajti 127 ndeshje për Iranin dhe ka qenë një avokat i zëshëm për t’i dhënë fund ndalimit të grave, duke u bëri thirrje iranianëve të bojkotojnë stadiumet e futbollit në shenjë proteste ndaj vdekjes së Khodayari. Ndërsa futbollisti Andranik Teymourian, kapiteni i kombëtares së Iranit dhe lojtar i Esteghlal, tha se një nga stadiumet kryesore të futbollit të Teheranit do të emërohej në të ardhmen me emrin e tifozes zë zjarrtë, Sahar Khodayari, e cila humb dhe jetën për të parë skuadrën e saj të preferuar.




Skip to toolbar