Zidane i jep ‘dorën’ Bale: Nëse ikën nesër, më mirë

Marrëdhënia Real Madrid-Gareth Bale është në fund. ‘Los Blancos’ ka konfirmuar zyrtarisht, nëpërmjet trajnerit Zinedine Zidane, se Bale do të largohet. “Unë nuk kam asnjë personale kundër Bale”, është shprehur trajneri i madrilenëve në një konferecë për shtyp.

Në këto kushte, Zidane ka konfirmuar se uellsiani do të largohet shumë shpejt nga klubi. Gareth Bale u la jashtë lojtarëve të grumbulluar në ndeshjen që Real Madrid luajti kundër Bayern Munich në “International Champions Cup”.

Për këtë trajneri Zidane është shprehur “Ai nuk u thirr për shkak se klubi është duke negociuar për transferimin e tij diku tjetër. Nëse gjithçka zgjidhet nesër, aq më mirë”, tha Zidane. Kjo çështje është kthyer në shqetësim, raportojnë mediat.

Zidane nuk ndihet rehat për momentin, pasi nëse gjithçka nuk zgjidhet shpejt, debati për të ardhmen e Bale mund të ndikojë shumë te ecuria e Real Madrid gjatë pjesës tjetër të turneut të “International Champions Cup”, që po zhvillohet në SHBA mes klubeve evropiane. Ndërkohë, Gareth Bale ka deklaruar më herët se nuk dëshiron të largohet nga klubi dhe se ndihet mirë aty.

Megjithatë, javët e fundit nuk kanë qenë aspak pozitive mes Zidane dhe Bale, teksa në konferencë për shtyp, trajneri madrilen është shprehur se: “Situata me Bale nuk ka ndryshuar qysh nga qershori, dhe aspak”.

Bale i mbetet në “derë” Realit, Zidane nuk e do, lojtari s`largohet

Në Madrid ka një çështje mes Gareth Bale dhe Zinedine Zidane. Trajneri francez i “Los Blancos” nuk e ka në preferencat e tij sulmuesin uellsian. Ndaj, më herët, Zidane ka kërkuar që sulmuesi të shitet nga klubi pasi nuk do të ketë hapësira në formacion gjatë sezonit të ardhshëm.

Megjithatë, Gareth Bale nuk dëshiron të largohet. “AS” shkruan se uellsian ka këmbëngulur për përmbushjen e kontratës së tij, e cila skadon pas tre vjetësh me Real Madrid. Klubi ka zhvilluar takime me lojtarin, por Bale nuk ka pranuar asnjë kompromis veç përmbushjes së kontratës së tij. Kontrata aktuale mes Bale dhe Real Madrid përfundon në vitin 2022.

Mungesa në planet e Zidane e nxjerr Bale praktikisht një lojtar të panevojshëm për klubin, që do të duhet ti paguajë rrogën e majme edhe për tre vite. Për këtë arsye Zidane do të preferonte të shihej mundësia e rikthimit të Gareth Bale në Angli, duke shfrytëzuar merkaton e verës, e cila mbyllet në 8 gusht.

Por nuk është e lehtë, shitja e Bale është  e komplikuar pasi lojtari ka një vlerë të madhe të kartonit të tij, gjë që pak klube do të ishin gati ta blinin, përfshirë këtu edhe faktin se performanca e Bale sezonin e fundit ka qenë shumë e dobët.

Skip to toolbar