Aksidentet/ Pranga 25 shoferëve. Bllokohen 27 mjete, vendosen mijëra gjoba

Drejtoria e Policisë Rrugore njoftoi nëpërmjet një deklarate, se gjatë 48 orëve të fundit, ka shtuar masat në akset rrugore për parandalimin e aksidenteve. Rreth 1033 punonjës të Policisë Rrugore u angazhuan gjatë 48 orëve për të parandaluar aksidentet rrugore. Masat e policisë kanë qenë në disa drejtime, duke nisur nga parandalimi i shpejtësisë, manovrat e rrezikshme në rrugë, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, apo dhe shkelje të tjera. Si rrjedhojë, gjatë këtyre 48 orëve, janë arrestuar në flagranca 25 shtetas, nga këta:10 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 15 pa leje drejtimi.

Nga kontrollet e ushtuara me drager e radar, në të gjithë vendin, për 48 orë janë pezulluar 192 leje drejtimi, nga këto: 31 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 131 leje drejtimi për drejtim mjeti me shpejtësi deri në dyfishin e normës së lejuar dhe 30 leje drejtimi për shkelje të ndryshme që kanë si masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit.

Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5098 masa administrative, nga këto: 316  masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 47 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 626 për përdorim të celularit, 2578 për parkime të gabuara dhe pushim mjeti në kundërshtim me Kodin Rrugor, 282 masa për shpejtësi e manovra në rrugë, 52 për mungesë figuracioni, si dhe 1197 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjithashtu, gjatë fundjavës janë bllokuar edhe 27 automjete, si dhe një automjet i vjedhur, ku dhe u prangos nga Policia Rrugore e Elbasanit shtetasi që kishte vjedhur automjetin. Aktualisht, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore në qarqe vijojnë monitorimin e trafikut dhe kontrollet me radar e drager, si dhe me shërbime të kombinuara me uniformë dhe civilë, me qëllimin e vetëm, atë të rritjes së sigurisë së jetës në rrugë.

Qindra gjoba dhe 5 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit

Policia Rrugore vijon punën për rritjen e sigurisë në rrugë. Gjatë 24 orëve të fundit, në qarqet Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Lezhë dhe në bashkinë Fushë-Krujë, janë pezulluar 75 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara, të konstatuara nga 6 radarë, 4 nga të cilët Trucam.

“Për tejkalim të shpejtësisë por pa masë plotësese, janë vendosur 105 masa administrative, matur me radar, kryesisht në rrugët urbane. Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë përdorur edhe aparatet alkooltestues drager . Si rezultat  i kontrolleve janë pezulluar 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur:  243 masa administrative për parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë; 230 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;  647 masa për parkime të gabuara; 74 masa për mosvendosje të rripit të sigurisë;  40 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 28 masa për mungesë siguracioni; 443 masa për shkelje të ndryshme.

Gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë goditur 2 raste të mitëdhënies nga Policia Rrugore e Tiranës, si edhe një rast i qarkullimit me armë në mjet, nga Policia Rrugore e Lezhës. Parandalimi i aksidenteve, prioritet kryesor i Policisë Rrugore”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

3.600 euro gjobë për hedhësit “alla shqiptarë” të mbeturinave

Hedhja e mbeturinave në rrugë, vend e pavend (siç bëjnë në shumicën e rasteve shqiptarët) do gjobitet me një gjobë të lartë në Zvicër. Autoritetet kërkuan gjoba të ashpra për njerëzit që nuk respektojnë dhe mbajnë pastër mjedisin.

Roger Zurbriggen, një deputet i Luzernit, tha se hedhja e mbeturinave përbën “një kërcënim të qëllimshëm për mirëqenien e njerëzve dhe kafshëve. Plehrat që kafshët hanë mund të çojnë në lëndime të dhimbshme dhe madje edhe vdekje”.

Gjoba aktuale më e rëndë për hedhjen e mbeturinave në Zvicër është 40 franga (36 euro) ndërsa disa ligjvënës kërkojnë që ajo të rritet me 100 % deri në 4,000 franga (3,600 euro).

Shqipëria fiton ‘betejën’ e parë me Becchetin, pezullohet gjoba 110 mln euro, rihapet gjykimi

Shqipëri nuk do t`i paguajë 110 milionë euro biznesmenit italian Francesco Beccheti. Të paktën për momentin, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, ka pranuar kërkesën e palës Shqiptare për të rishqyrtuar çështjen e gjobës ndaj shtetit, në favor të biznesmenit italian.

Në prill të këtij viti, ishte po kjo gjykatë që paditi Shqipërinë me 110 milionë euro për konfliktin e investimeve me biznesmenin Beccheti. Regjistrimi i kërkesës për apelim nga pala shqiptare është bërë në datën 27 gusht nga Gjykata e Arbitrazhit në Washington, ku ka qenë Avokatura e Shtetit, që ka bërë kërkesën.

 Ndërkohë, qeveria shqiptare ka kontaktuar një studio ligjore amerikane që do të bëjë mbrojtjen në këtë gjykatë. Bëhet fjalë për studion ligjore Foley Hoag, e cila do të ketë detyrën për të mbrojtur Shqipërinë me qëllim anulimin përfundimtar të gjobës prej 110 milionë euro, që vendi ynë mori në 24 prill të këtij viti.

Në fakt, ishte hera e parë që Shqipëria u gjobit me një shumë kaq të madhe nga një kompani e huaj, por Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit për konfliktet e investimeve, edhe pse dha një vendim të formës së prerë, la një mundësi për ankimim.

Kjo pikë është shfrytëzuar nga qeveria Shqiptare, duke bërë apelim të gjobës, e cila tashmë kalon në statusin e pezullimit të përkohshëm deri në rishqyrtim dhe marrje të një tjetër vendimi për këtë çështje. Lajmin për regjistrimin e kërkesës së Shqipërisë për pezullimin e gjobës në favor të Francesco Becchetit e ka dhënë vetë Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit, e cila ka publikuar në faqen e saj zyrtare njoftimin për rregjistrimin e kërkesës së palës shqiptare.

Punonte pa licensë, AKU gjobit dhe pezullon aktivitetin e biznesmenit italian në Tiranë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur dhe ka pezulluar aktivitetin e një biznesmeni italian në Tiranë, i cili ushtronte aktivitetin e tij prej 7 vitesh, ndërkohë që nuk kishte asnjë licensë.

Për këtë shkak ai është gjobitur me 2.2 milion lekë dhe pezullim aktiviteti.

Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë njofton se ka ushtruar kontroll në biznesin e italianit pas denoncimit nga një grup banorësh në zonën e Kodrës së Diellit. “AKU ushtroi kontroll në subjektin “Gioacchino Raia” me aktivitet “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” dhe përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia. Kontrolli i kryer evidentoi se subjekti inspektohej për herë të parë sepse nuk ekzistonte në asnjë regjistër të AKU. Nga inspektimit rezultoi se subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse. Ai tregtonte produkte të paetiketuara dhe të pa notifikuara si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit.

Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit: 3 masa administrative “Gjobë” në vlerën totale 2,200,000 lekë, si dhe “Pezullimin e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin”, njofton AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje apo abuzimi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.

Bizneset, afat deri në 30 shtator për dorëzimin e bilanceve. Dokumentet që duhen

Qendra Kombëtare e Biznesit ka shtyrë deri në 30 shtator dorëzimin e bilanceve nga bizneset që kanë aplikuar në sistemin ‘on line’, por që nuk kanë arritur dot të përfundojnë procedurën për shkak të mbingarkesës të sistemit elektronik. Ndaj këtyre bizneseve nuk do të vendosen gjoba për mosdorëzimin në kohë të pasqyrave financiare. Por nga gjoba nuk do të shpëtojnë ato biznese që nuk kanë aplikuar fare deri më tani.

Sipas ligjit, dorëzimi i bilanceve vjetore të biznesit duhet bërë brenda 7 muajsh nga përfundimi i vitit financiar, që përkon me 31 korrikun. Në përfundim të këtij afati për këtë vit kanë dorëzuar bilancet në QKB 19.250 biznese, ndërsa pritshmëria ishte për mbi 24 mijë subjekte.

Në bazë të ligjit të kontabilitetit, është shtuar numri i pasqyrave që duhet të deklarohen. Krahas dorëzimit online të pasqyrave financiare, që zgjaste mesatarisht disa minuta, tashmë është shtuar dhe plotësimi i një sërë dokumenteve të tjera, si raporti i ecurisë së aktivitetit të ekonomisë, informacion për aktivet, të ardhurat, numri mesatar i punonjësve, kodin e biznesit etj.

Bizneset u ankuan vazhdimisht se sistemi është shumë i ngadaltë dhe faqja donte kohë të merrte dokumentet edhe gjatë qershorit e korrikut, ndërsa në 31 korrik sistemi u bllokua pothuajse tërësisht. Qendra Kombëtare e Biznesit njoftoi se për shkak të mbingarkesës nuk do të aplikohen gjoba për ata që kanë marrë një numër aplikimi.

Bllokohen dy motorë uji në Durrës, po rrezikon jetën e plazhistëve

Bllokim të mjetit dhe gjobë prej 100 000 lekë të reja i është vendosur dy personave, të cilat po rrezikon jetën e pushuesve me motorët e ujit në bregdetin e Durrësit.

Aktualisht gjoba i është vendosur dy shtetasve me iniciale S. Xh. dhe S. J., si dhe ka bllokuar dy motorët e ujit, pasi po kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëve.

Kanë qenë vetë pushuesit që kanë bërë denoncimin dhe e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e policisë për ndalimin e tyre.

Dy personat janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.

DurrësPolicia Kufitare bllokon dy motorë uji, të cilët kryenin manovra të rrezikshme brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e plazhistëvePas njoftimit të marrë nga pushuesit se dy motorë uji po kryenin manovra të rrezikshme lundrimi duke rrezikuar jetën e plazhistëve, Policia Kufitare e Durrësit menjëherë ka bërë të mundur bllokimin e dy motorëve të ujit.Në përfundim të veprimeve dy drejtuesit e motorëve të ujit, shtetasit S. Xh. dhe S. J., janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 100 000 të reja lekë secili, për Shkeljen e rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese në plazhe e sporte ujore.Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 duke iu garantuar reagim të shpejtë, profesional e të paanshëm.#Siguriajuajprioritetiynë

Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 25. Juli 2019

Lëviznin me fenelina policie, gjobiten 6 persona në Lezhë

6 persona janë gjobitur me gjobë dhe heqje të lejes së drejtimit (patentës) pasi lëviznin me makinat e tyre duke mbajtur fenelina policie dhe logo të hetimit tatimor. Ngjarja ka ndodhur në Lezhë ndërsa nuk bëhen të dituar detaje të tjera.

Policia ka marrë masa ndaj 6 personave dhe u hoqi patentën me 6-12 muaj, ndërsa vijon patrullimet dhe monitorimet për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Abuzimi me të miturit, Youtube mund të gjobitet me 100 milionë dollarë

Platforma YouTube rrezikon një gjobë prej 100 milionë dollarësh për shkeljen e privatësisë ndaj të miturve.  Departamenti i drejtësisë në SHBA ka kryer një hetim muajt e fundit ku ka rezultuar se YouTube ka shkelur një ligj që ndalon reklamat tek videot kur përdoruesit janë nën 13 vjeç.

Burime nga departamenti amerikan i shtetit thanë se YouTube grumbullonte të dhëna personale nga fëmijët, për llogari të kompanisë Google. Kjo është e ndaluar nga ligji për mbrojtjen e privatësisë online për fëmijët.

Drejtuesit e YouTube ende nuk kanë bërë asnjë koment lidhur me këto hetime.

Muajin e kaluar, kjo platformë njoftoi se do të bënte ndryshime ku parashikohej krijimi i profileve të veçanta për fëmijët, me akses të kufizuar tek videot që publikohen në YouTube.

5 milion lekë gjoba, AKU ndëshkon restorantet e bregdetit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur të tjera biznese, të cilat janë gjetur me shkelje në fushën e sigurisë ushqimore. Gjatë kontrolleve të AKU, në Berat, Vlorë dhe Durrës, është bërë gjobitja e disa bizneseve, kryesisht në fushën e bareve dhe restoranteve, por edhe të njësive të tregtimit të produkteve ushqimore, të cilat janë gjetur në shkelje të ndryshme.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Suljan Skura” Kuçovë, Berat, me aktivitet “Tregti me shumicë të artikujve të ndryshëm ushqimor”, u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me licensën përkatëse. Gjatë kontrollit të kryer u evidentua se kushtet higjeno-sanitare në ambientet e përpunimit ishin të papërshtatshme, produktet ushqimore nuk ishin të sistemuara dhe një pjesë e madhe e produkteve (pije freskuese, ujë dhe birra) ishin vendosur në ambjentin e jashtëm të ekspozuara ndaj agjentëve atmosferik dhe dëmtuesve të ndryshëm.

U evidentuan gjithashtu një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (miell) si dhe produkte të papajisuara me etiketë në gjuhën shqipe (oriz, kos frutash dhe pije energjike). Nga shqyrtimi i dokumentacionit u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që tregtonte, si dhe nuk dispononte planin e vetëkontrollit. Ndaj këtij biznesi AKU ka vendosur disa gjoba, vlera e të cilave shkon në 2.6 milion lekë.

Ndërkohë, ndaj restorantit “Pastarrella” në Vlorë është vendosur gjobë me vlerë 1.1 milion lekë, për shkak se nuk dispononte licensën përkatëse. Gjithashtu, në Dhërmi, ndaj restorant “Piratët”, AKU ka bërë gjobitjen e këtij biznesi pasi ushtronte aktivitet pa pasur licensë.  

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Emiljano Dosku” me aktivitet “Bar-Restorant” Ishëm, Durrës, u konstatua se ambientet e përgatitjes së ushqimeve ishin tërësisht të hapura dhe të ekspozuara ndaj pluhurave, mungonte magazina për mbajtjen e lëndës së parë, si dhe punonjësit nuk ishin të pajisur me libreza shëndetësore. Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masën administrative:  “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

Skip to toolbar