Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon
verifikimin e kandidatëve për plotësimin e gjashtë vendeve vakante në Gjykatën
Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi. Javën e kaluar, KED shpalli
4 kandidatët e parë që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës
Kushtetuese, ndërsa përjashtoi nga gara pesë kandidatë. Anila Guri dhe Ilir
Mustafaj u përjashtuan sepse janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa
Dedë Kasneci, Mimoza Qinami dhe Vladimir Gërmenji janë përjashtuar për arsye që
nuk janë bërë ende me dije nga KED. Ndërkaq, Shqiptarja.com identifikon edhe
një grup tjetër kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë
përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si dhe që janë
tërhequr nga gara.
Ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin
në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, është përjashtuar nga gara për t’u
bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Gashi kandidoi për nga gjashtë vendet
vakante nga Kushtetuesja, por u shkarkua nga detyra në të dy shkallët e
Vetingut, për shkak të problemeve me pasurinë. Gjithashtu, Luan Dervishi,
gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, nuk është kualifikuar si nga KED si
kandidat potencial për Gjykatën Kushtetuese. Dervishi është shkarkuar nga
detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingu. Ndërkaq,
Dervishi ka kërkuar në Kolegjin e Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe
rikthimin në detyrë. Kolegji ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Në 14
maji të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se u ka ndaluar
kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese Denar Bibës, nënkryetar i KQZ dhe
Kristaq Trajës, kryetar i KKRTSH. Po ashtu, u është ndalur kandidimi Ardita
Alsulës, Vasil Bendos dhe Kostandin Kazanxhiut. Përjashtimi i pesë emrave të
fundit nuk ka lidhje me procesin e Vetingut. Gjithsej janë 12 kandidatë, të
cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë,
por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Tërheqjet
12 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë
e Gjykatës Kushtetuese, por që më pas janë tërhequr nga gara. Pjesë e kësaj
liste edhe Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë
Demokratike. Në një kohë kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha akuzonin Edi Ramën
për kapjen e drejtësisë, sekretari i partisë së tyre Çlirim Gjata ishte në garë
për t’u bërë pjesë e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri. Gjata ka marrë
postin Sekretarit në PD në janar të këtij viti, ndërsa letra e tij e dorëheqjes
nga gara mban datën 10 prill 2019, kohë gjatë së cilës KED ka thirrur Gjatën
për t’u paraqitur, me qëllim për të nisur verifikimin dhe vlerësimin e tij si
kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Pra, dorëheqja e tij ka ardhur në
momentin që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur procedurat për ta
verifikuar, ku përfshihet edhe kontrolli i pasurisë.
Ardian Dvorani dhe Medi Bici
Anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, Ardian
Dvorani, është tërhequr nga kandidimi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, për
shkak se është kryetar i KED. Gjithashtu nga gara është tërhequr edhe Medi
Bici, për shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Që të dy janë
konfirmuar në detyrë me vendime të formës së prerë. Ish-kryeprokurori Theodhori
Sollaku dhe ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu, kanë aplikuar për
t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Që të dy u tërhoqën nga kandidimi.
Përjashtimi
Janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur
ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë
përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Tërheqjet
12 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë
e Gjykatës Kushtetuese, por që më pas janë tërhequr nga gara. Pjesë e kësaj
liste edhe Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë
Demokratike.
Kandidatët e përjashtuar dhe të tërhequr nga gara për Gjykatën Kushtetuese
Anila Guri, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, e
shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
Ilir Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës,
i shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
Rovena Gashi, e shkarkuar nga të dy komisionet
e Vetingut, përjashtuar nga KED.
Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit
Shkodër, shkarkuar nga KPK, çështja në Kolegj, përjashtuar nga KED.
Dedë Kasneci, i përjashtuar nga Këshilli i
Emërimeve në Drejtësi.
Mimoza Qinami, e përjashtuar nga Këshilli i
Emërimeve në Drejtësi.
Vladimir Gërmenji, i përjashtuar nga Këshilli
i Emërimeve në Drejtësi.
Denar Biba, nënkryetar i KQZ, përjashtuar nga
KED.
Kristaq Traja, kryetar i KKRTSH, përjashtuar
nga KED.
Ardita Alsula, përjashtuar nga KED.
Vasil Bendo, përjashtuar nga KED.
Kostandin Kazanxhi, përjashtuar nga KED.
Kandidatët e tërhequr nga gara
Ardian Dvorani, është tërhequr nga kandidimi
për shkak, për shkak se është kryetar i KED, konfirmuar në detyrë nga Vetingu
Medi Bici, është tërhequr nga kandidimi për
shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar në detyrë
nga Vetingu
Çlirim Gjata, i tërhequr nga gara, për shkak
se mban post politik në Partinë Demokratike.
Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës
Kushtetuese, e konfirmuar në detyrë nga Vetingu, por është tërhequr nga gara
Alban Brati, i tërhequr nga gara.
Irena Reso, e tërhequr nga gara.
Theodhori Sollaku, i ish-kryeprokuror,
tërhequr nga gara.
Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së
Kasacionit, i tërhequr nga gara.
Genci Ismaili, i tërhequr nga gara.
Elira Kokona, tërhequr nga kandidimi.
Kestrin Katro, tërhequr nga kandidimi.
Prel Martini, tërhequr nga kandidimi.
Kandidatët e kualifikuar për 6 vende vakante
në Kushtetuese
1. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur
nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
2. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur
nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
3. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur
nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
4. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur
nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
5. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur
nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
6. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur
nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;
7. Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e
parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
8. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të
shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;
9. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të
shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;
10. Regleta Panajoti, për vendin vakant të
shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;
11. Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018./Shqiptarja.com