Pengoi zgjedhjet në Postribë, Gjykata e Shkodrës lë të lirë nipin e ish-kryekomunarit

Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelitë e paraburgimin shtetasin, Emrah Shabaj, i cili u arrestua të hënën në Postribë.

Ky shtetas u vu në prangat e policisë pasi akuzohej se ditën e zgjedhjeve kishte penguar zhvillimin e procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.

Megjithatë, këtë të mërkurë është bërë lirimi i 23-vjeçarit nga Gjykata e Shkodrës, e cila e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e të riut, duke hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë.

Ka qenë gjyqtarja Arta Llazari, e cila pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, ka vendosur të lirojë shtetasin Emrah Shabaj, i cili është nip i ish-kryetarit të Komunës Postribë.

Të hënën ishin familjarët e të riut, të cilët u shprehën kundër arrestimit, duke e cilësuar atë si “politik”.

Sulmuan KZAZ dhe dogjën shkollën në Shkodër, gjykata: Burg për dy policë bashkiakë

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë për arrest me burg për dy punonjës të policisë bashkiake në Shkodër që akuzohen për zjarrvënien në shkollën që ishte kthyer në KZAZ.

Konkretisht punonjësi i Policisë Bashkiake të Shkodrës, Alfred Nikolli është dënuar me 30 ditë burg. Po ashtu të njëjtën masë mori edhe polici tjetër bashkiak Gentian Bytyçi, i përfshirë në përplasjen mes policisë bashkiake Shkodër dhe asaj të rendit për heqjen e materialeve zgjedhore pas urdhrit të kryebashkiakes Voltana Ademi drejtuar KQZ për lirimin e mjediseve të përcaktuara për mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërsa ndaj Adi Garucit dhe Aleks Ndoj u mor masa “arrest shtëpie”, ndërsa i mituri Orlando Thepi me detyrim paraqitjeje.

Gjykata e Shkodrës do të marrë vendim edhe për ish deputetin e PD-së, Bardh Spahia i cili është arrestuar pas sulmit në KZAZ-në nr. 3 në Shkodër.

Skip to toolbar