Pengoi zgjedhjet në Postribë, Gjykata e Shkodrës lë të lirë nipin e ish-kryekomunarit

AKTUALITET


Gjykata e Shkodrës ka liruar nga qelitë e paraburgimin shtetasin, Emrah Shabaj, i cili u arrestua të hënën në Postribë.

Ky shtetas u vu në prangat e policisë pasi akuzohej se ditën e zgjedhjeve kishte penguar zhvillimin e procesit zgjedhor në qendrat e votimit në njësinë administrative të Postribës.


Megjithatë, këtë të mërkurë është bërë lirimi i 23-vjeçarit nga Gjykata e Shkodrës, e cila e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e të riut, duke hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë.

Ka qenë gjyqtarja Arta Llazari, e cila pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurorisë dhe palën mbrojtëse, ka vendosur të lirojë shtetasin Emrah Shabaj, i cili është nip i ish-kryetarit të Komunës Postribë.

Të hënën ishin familjarët e të riut, të cilët u shprehën kundër arrestimit, duke e cilësuar atë si “politik”.




Skip to toolbar