Në mes të tensioneve Greqi-Turqi, djali i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka filluar ushtrinë në kufi.
Konstantinos, djali i vetëm i Mitsotakis do të shërbejë për 1 vit në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turk në verilindje.
Ai sapo mbaroi studimet në Boston dhe tashmë ka ngecur në Greqi prej pandemisë, por për 1 vit do të jetë i angazhuar në një kohë kur i ati si kryeministër po përballet me probleme serioze në Mesdheun Lindor përballë Turqisë.
Por Kyriakos Mitsotakis nuk e fsheh krenarinë teksa shpreh keqardhje që nuk ishte vetë në Alexandopouli për t’u mburrur me të.
Një shqiptar është viktima e dytë në Greqi, si pasojë e stuhisë që goditi gjatë natës ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica. Mësohet se bëhet fjalë për një fermer 63-vjeçar, trupi i të cilit u rrëmbye nga uji për shkak të shirave të furishëm.
Mediat greke raportojnë se pas disa orësh kërkimesh, është arritur të gjendet trupi i paketë i shqiptarit, identiteti të cilit nuk dihet.
Po ashtu, raportohet se nga shirat e rrëmbyeshëm është ndërprerë edhe energjia elektrike. Stuhia ‘Ianos’ është përshkruar si uragan mesdhetar. Deri më tani është konfirmuar dy viktima, ndërsa një grua rezulton ende zhdukur.
Banorët e disa zonave në Greqi kanë përjetuar një natë tmerri pas kalimit të ciklonit ‘Ianos’ në këto territore. Siç raportojnë mediat greke, të cilat flasin për pamje apokaliptike që goditi ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica, cikloni ka shkaktuar edhe viktimën e parë.
Bëhet fjalë për një të moshuar në fshatin Farsala, afër Larisës, ndërkohë, që dy persona në Kardica rezultojnë të zhdukur. Mësohet se bëhet fjalë për një grua, të cilën e rrëmbyen shifrat e furishëm bashkë me makinën e saj si dhe për një fermer. Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës. Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e stuhisë së fuqishme, 3 punëtorë qëndruan 10 orë mbi pemë, kur makina u rrëmbye nga lumi i furishëm, derisa përfundoi me sukses operacioni i evakuimit në Almiro.
Mes të shpëtuarve ishte dhe një familje në Sofades, Kardica, me një fëmijë 3-vjeçar, të cilët u evakuuan me helikopter nga tarraca e shtëpisë. Raportohet se 2450 thirrje telefonike për ndihmë kanë ardhur nga fshatrat të tëra të përmbytura, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.
Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore. Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut. Autoritetet bëjnë me dije se ‘Ianos’ ka arritur mëngjesin e sotëm në Athinë e zonat përreth, ndërsa fenomeni është në zhvillim.
41 mijë euro janë sekuestruar nga policia kufitare
e Kakavijës, ndërsa është ndaluar poseduesi i tyre. Gjatë kontrollit në vijën e
dytë të automjetit që drejtohej nga shtetasi me iniciale E.B., 38 vjeç, u gjet
shuma prej 41 000 euro e padeklaruar te shërbimet doganore. Sipas ligjit kur
shuma që ke me vete është nga 10 mijë euro e lart, është e detyrueshme të bësh
një deklaratë e ta depozitosh pranë zyrave të doganës.
Pas sekuestrimit të parave të padeklaruara,
policia ka nisur procedim penal për 38-vjeçarin që posedonte këtë
sasi parash, ndërsa u njoftuan specialistët për hetimin e
krimit ekonomik për veprimet e mëtejshme.
Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për
veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe
i sendeve me vlerë”.
Policia
e Burgut të Agia në qytetin Hania të Kretës në Greqi, gjeti të vdekur mëngjesin
e të dielës një të burgosur. Sipas mediave greke, trupi i pajetë i përket një
shtetasi shqiptar, mosha e të cilit mësohet se është 36 vjeç. Identiteti i tij
nuk bëhet me dije.
Ndërkohë,
sipas raportimeve të mediave në vendin fqinj, trupi i pajetë është gjetur në
qeli, aty ku ky shtetas vuante dënimin.
Në
trupin e të burgosurit nuk janë gjetur shenja dhune. Oficerët e policisë nisën
hetimet për ngjarjen e rëndë. Ndërsa trupi i pajetë i 36-vjeçarit është dërguar
për ekzaminime mjekoligjore.
Një 39 vjeçar shqiptar humbi jetën pasi makina me të cilën po udhëtonte
përfundoi në det. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, humbi kontrollin
e mjetit dhe u përplas me bordurat anësore dhe më pas përfundoi në breg të
detit.
Makina ishte shkatërruar tej masa, sa është dashur ndërhyrja e
forcave zjarrfikiëse për të prerë llamarinat dhe të nxirret trupi i pajetë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Korinthi të Greqisë, ndërsa policia
vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.
Një 18-vjeçare shqiptare rezulton e humbur
prej 6 ditësh në rajonin e Kretës në Greqi. E reja, nënë e një foshnje, u
largua duke thënë se po shkonte në parukeri dhe nuk vonohej, por nuk u kthye më.
Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, ndërsa
ende nuk ka një pistë hetimi se si mund të ketë ndodhur ngjarja.
Një nga dy shqiptarët e arrestuar në aksionin antidrogë të
zhvilluar në Greqi, ku u kapën 104 kg kokainë, ishte ish-oficer i Marinës
shqiptare. Aksioni që u zhvillua të enjten në Attica të Athinës, vuri në pranga
dy shqiptarë dhe një kroat.
Emrat e të arrestuarve janë siguruar nga Report TV, që janë Erjon
Metkaj, 40 vjeç dhe Jonid Billa, 33 vjeç i cili ka punuar më herët si oficer i
Marinës shqiptare. Jonid Billa është liruar nga detyra në mars të 2013, por që
ka vijuar të punojë në një aktivitete privat sërish në fushën e marinës. Ndërsa
kroati i arrestuar është Anta Bilic, i cili ndodhen në banesën e dy shqiptarëve
në momentin e aksionit.
Dy shqiptarët kishin fshehur kokainën në furrën e bukës, poshtë krevatit dhe në enë prej balte të mbuluar me rërë. Sasia e sekuestruar e drogës kapte shifrën e 104 kilogramëve, ndërsa u sekuestruan edhe 825 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Koka e grupit mendohet se është një nga shqiptarët e arrestuar.
Dy shqiptarë u arrestuan pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në banesën e tyre. Gjatë një operacioni të policisë greke, në banesën e dy shqiptarëve u sekuestrua 104 kilogramë kokainë e fshehur nëpër enë balte, të mbuluara me rërë dhe ishin futur në furrën e sobës.
Gjithashtu u arrestua edhe një shtetas kroat që ndodhej në banesë si dhe u sekuestruan 600 mijë euro, të përfituara si rezultat i shit-blerjes së lëndës narkotike.
Operacioni u zhvillua në Attica, ndërsa u përshëndet dhe nga ministri grek i Mbrojtjes, Michalis Chrysohoidis. “Punë e mirë me shkatërrimin e organizatës kriminale për trafikun e drogës.”
Një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë nga një aksident rrugor i ndodhur në Kretë të Greqisë. Shqiptarët humbën kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonin duke u përplasur me bordurën anësore të autostradës.
Aksidenti ndodhi në Kretë, ku viktimë mbeti
shtetasi Kastriot Karaj, 31 vjeç nga Burreli, ndërsa u plagos rëndë miku i tij
34-vjeçari shqiptar.
Kastriot Karaj humbi jetën në vendngjarje, ndërsa
34-vjeçarit të plagosur mjekët u detyruan t’i prisnin njërën këmbë, për të
mbijetuar.
Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik u bë shpejtësia
e lartë, duke çuar në humbjen e kontrollit të motorit.