104 kg kokainë, një nga të arrestuarit, ish-oficer i Marinës

AKTUALITET


Një nga dy shqiptarët e arrestuar në aksionin antidrogë të zhvilluar në Greqi, ku u kapën 104 kg kokainë, ishte ish-oficer i Marinës shqiptare. Aksioni që u zhvillua të enjten në Attica të Athinës, vuri në pranga dy shqiptarë dhe një kroat.

Emrat e të arrestuarve janë siguruar nga Report TV, që janë Erjon Metkaj, 40 vjeç dhe Jonid Billa, 33 vjeç i cili ka punuar më herët si oficer i Marinës shqiptare. Jonid Billa është liruar nga detyra në mars të 2013, por që ka vijuar të punojë në një aktivitete privat sërish në fushën e marinës. Ndërsa kroati i arrestuar është Anta Bilic, i cili ndodhen në banesën e dy shqiptarëve në momentin e aksionit.


Dy shqiptarët kishin fshehur kokainën në furrën e bukës, poshtë krevatit dhe në enë prej balte të mbuluar me rërë. Sasia e sekuestruar e drogës kapte shifrën e 104 kilogramëve, ndërsa u sekuestruan edhe 825 mijë euro të cilat dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i lëndës narkotike. Koka e grupit mendohet se është një nga shqiptarët e arrestuar.




Skip to toolbar