Greqi, shqiptari gjendet i karbonizuar brenda makinës

Një 56-vjeçar shqiptar është gjetur i karbonizuar brenda një makine në ishullin grek të Rodhosit. Trupi i tij ishte djegur tërësisht së bashku me makinën. Identifikimi i viktimës është bërë nga targa e automjetit, tip Hyundai Accent. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit në zonën Kaminari. Në lidhje me rastin policia është duke hetuar në pistat e vrasjes , vetëvrasjes apo edhe një aksidenti fatkeq.

Shqiptari kishte probleme të shumta financiare dhe kjo dyshohet se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës. Por në një video nga vendi i ngjarjes shihet se zjarri nga nisur nga jashtë makinës dhe më pas u përhap në brendësi. Kjo ka vënë në pikëpyetje ekspertët e hetimit, të cilët janë duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Greqi, tërmeti 3.5 ballë në brigjet e Karpathos, tmerrohen pushuesit

Greqia nuk po gjen qetësi nga lëvizjet sizmike të tokës. Gjatë të mërkurës një tjetër tërmet 3.5 ballë ka goditur brigjet e Karpathos e mbipopulluar nga pushuesit.

Epiqendra e tërmetit ishte në det 28 kilometra në verilindje të Karpathos, ndërsa thellësia 10 km. Nuk raportohet për dëme materiale apo viktima nga tërmeti. Gjithashtu dhe të martën një tërmet 3.3 ballë goditi zonën bregdetare të Rodosit, pa shkaktuar dëme.

Aktiviteti sizmik në Greqi prej kohësh është mjaft aktiv duke përhapur panik tek banorët.

Maturanti gjeni shqiptar thyen rekord në Greqi

Një maturant shqiptar  ka bërë që të gjitha mediat greke të flasin për të, për shkak të rezultatit të arritur në shkollë. Mund t’ju duket e çuditshme, pro në fakt Rahman Lumi, maturanti shqiptar me banim në Kalkidhiki të Greqisë, ka triumfuar në provimet panhelenike (maturës) duke marrë pikët më të larta deri më sot nga një student.

Rahman Lumi është renditur në krye të listave të maturantëve në Greqi me 18. 640 pikë, duke marrë notat 20 që është maksimalja në 2 nga 5 provimet e detyrueshme, ndërsa në provimet e tjera ka marrë mbi 18.5.

Arritja e këtij rezultati tepër të rrallë për maturantët, ka bërë që të gjitha mediat greke ta vlerësojnë duke e cilësuar edhe si i riu “që arriti thuajse të paarritshmen në sistemin grek arsimor”, e veçanërisht në provimet e maturës.

Dy trafikantë ngecin në doganë me 91 kg drogë

Dy persona kanë rënë në pranga sapo kanë kaluar anën shqiptare të doganës në Qafë Botë. Shqiptarët pasi kaluan pa problem pikën doganore shqiptare, u ndaluan nga ajo greke, që pas kontrollit të mjetit të tyre iu zbulua dhe sekuestrua 91 kg e 150 gramë lëndë narkotike.

Në prangat e policisë greke kanë rënë Dori Lamkaj, 45 vjeç, lindur në Patos, i cili ishte shofer i mjetit ku ndodhej droga, si dhe Safet Ymeraj, 68 vjeç, nga Fieri.

Droga ishte fshehur në shasinë e një automjeti me targa shqiptare, ndërkohë që ishte prerë dhe gjysma e serbatorit, në mënyrë që të fshihej një pjesë e drogës.

Shqiptarët do të transportonin drogën në Athinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për kapjen e të gjithë personave të përfshirë në këtë trafik

U bllokuan në shpellë gjatë eksplorimit, humbin jetën 2 zhytës

Dy zhytës kanë humbur jetën gjatë eksplorimit të një shpelle në Greqi. Zhytësit të moshës 30 dhe 35 vjeç, po eksploronin një shpellë nënujorë 45 metra të gjatë, por nuk kanë dalë më prej andej. Ngjarja ka ndodhur të dielën në një shpellë në zonën detare Sokastro të Karpathos.

Ka qenë miku i tyre, i cili i shoqëronte në këtë aventurë që ka njoftuar policinë, pasi vuri re se ato nuk po dilni nga shpella.

Policia ka nxjerrë trupin e njërit prej zhytësve nga 45 metra thellësi, ndërsa vijon operacionin për gjetjen e trupit tjetër.

Motori përplaset me kamionin, humb jetën 27-vjeçari

Një aksident në Greqi i ka marrë jetën një shqiptari 27-vjeçar në zonën bregdetare të Voula. Në aksident u përfshinë një kamion dhe një motor, që ka rezultuar fatal për shqiptarin, i cili drejtonte motorin.

27-vjeçari shqiptar po ecte me motor me shpejtësi ndërsa kamioni po tentonte të kthehej, kur ka ndodhur përplasja. Sipas kamerave të sigurisë në rrugë, duket se kamioni ka kaluar me të kuqe semaforin dhe nuk ka mundur dot të shmang motorin që drejtohej nga i riu.

Policia tha se fatkeqësisht shqiptari nuk mbante as kokore mbrojtëse duke ndërruar jetën menjëherë në vendngjarje. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në gjendje shoku në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Helikopteri prek telat elektrik, humbin jetën tre persona në Greqi

Një helikoptare është rrëzuar në zonën e Poros në Greqi, dhe si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona. Mësohet se gjatë orës 15:39 me orën lokale të shtetit fqinj, helikopteri është rrëzuar në ujë në zonën midis Poros dhe Galatas, pasi ka prekur në telat e energjisë elektrike. Si pasojë helikopteri është rrëzuar në ujë, duke bërë që të humbin jetën tre personat që ndodheshin në bord, piloti, një shtetas grek, dhe dy persona të tjerë rusë.

Pas ngjarjes skuadrat e shpëtimit kanë nisur kërkimet për nxjerrjen e trupave nga uji, dhe vetëm dy orë pas aksidentit, është bërë i mundur nxjerrja e tyre në breg. Për shkak të aksidentit ka pasur një ndërprerje të energjisë elektrike në ishullin Poros dhe zonën e Galatas.

Sipas autoriteteve vendase, energjia elektrike do të mungojë deri në orët e para të 21 gushtit, pasi është dëmtuar linja e transmetimit që u bë  shkak për rrëzimin e helikopterit. Mjeti fluturues që u aksidentua në Greqi, ka qenë një helikopter Agusta A109, ishte nisur nga Kranidi në drejtim të aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos”, ku do të dërgonte dy pasagjerët rusë.  

“Arratisje nga Kasandra”, misioni i preferuar i të burgosurve shqiptarë në Greqi

Një muaj pasi u arratisën dy shqiptarë të dënuar me burgim të përjetshëm, dy shtetas të tjerë të shqiptar, që vuanin dënimin në burgun e Kasandras në Kalkidhikisë janë arratisur këtë fundjavë. Sipas mediave greke, mësohet se një nga të arratisurit ishte një shqiptar që ka thyer leje e dhënë nga burgu për festën e Shën Mërisë.

Ky shtetas nuk është kthyer në burg pasi i kishte mbaruar leja, duke u cilësuar si i arratisur. Ndërkohë, mbrëmjen e së premtes, një tjetër shqiptar, në moshën 35-vjeç i dënuar për shumë vepra penale, përfshirë dhe vrasjen, është raportuar i arratisur nga burgu. Policia nuk jep emrat për dy të arratisurit.

35-vjeçari i dënuar për vrasje në fakt nuk është gjetur në banesën e tij, që ndodhej afër burgut. Ai vuante dënimin si gjysmë i burgosur, por nuk qëndronte në ambientet e burgur, por në disa banesa.

Ky shtetas, sipas rregullave të burgimit në Greqi, çdo mbrëmje duhet të raportonte pranë zyrës së policisë së burgur që ndodhej në banesë. Por të premten pasdite ai nuk është paraqitur për të raportuar praninë  e tij në banesë, duke u shpallur në kërkim nga policia.

Vrasja e Komisarit Artan Cuku, kapet në Greqi i treti

Policia greke ka vënë në pranga shtetasin Kristaq Leci i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e ish komisarit të policisë Artan Cuku.

Kristaq Leci së bashku me Mikel Shallarin akuzohet se kanë ekzekutuar me armë zjarrri në derën e pallatit ku banonte ish-komisari Artan Cuku në 8 Prill të 2017.

Porositësi i vrasjes së tij është Bledar Jambelli, i arrestuar po ashtu në Greqi. Ndërkaq, është arrestuar më herët vrasësi Mikel Shallari, i cili po vuan dënimin.

Vrasësi, Mikel Shallari i ka treguar hetueseve se Jambelli ka paguar për vrasjen e kryepolicit pasi është arrestuar në 2012 nga Cuku, kohë kur mbante postin e Drejtorit të Policisë së Vlorës.

Jambelli pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes.

Bledar Jambelli kishte kontaktuar fillimisht me Kristaq Leçin (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit, i cili kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen kundrejt një pagese prej 20 mijë eurosh. Pasi kishte marrë përsipër që të kryente vrasjen, Leçi kontaktoi me Mikel Shallarin për ta ndihmuar në kryerjen e vrasjes. Plani i vrasjes kishte nisur të thurej që në dhjetor të 2016-ës dhe në 26 mars të 2017 kishte nisur zbatimi, fillimisht me survejimin e Artan Cukut në terren.

Atentati ndaj Artan Cuktu do të zbatohej në datën 7 prill 2017 kur në terren kishte shkuar Kristaq Leçi, Mikel Shallari por edhe vetë Bledar Jambelli, i cili survejonte nga distanca dy autorët dhe i shtynte ata që ta vrisnin, duke i komanduar me telefon e duke i dërguar mesazhe. Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes janë larguar në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.

I arrestuari Kristaq Leçi

Shqiptari aksidenton për vdekje 14-vjeçarin, babai mjek i njohur në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Karavomylos në Greqi ku një 44 vjeçar shqiptar ka aksidentuar për vdekje një adoleshent 14 vjeçar.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes kur shqiptari në timonin e një makine, është përplasur me një grup fëmijësh që po udhëtonin me biçikleta.

44-vjeçari shqiptar i pa fëmijët me vonesë, dhe ishte e kotë përpjekja për të frenuar pasi ishte me shpejtësi të madhe.

Ai manovroi për të shmangur biçikletën e parë, por humbi kontrollin dhe goditi fort biçikletën e dytë e të tretën.

Fillimisht, fëmija 14-vjeçar u dërgua në spital i plagosur, por atje nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.

Rastësia ishte se babai i viktimës është një mjek i njohur në Greqi. Ai nuk mundi dot ta mbante në jetë të birin. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet me dije në mediat greke, është shoqëruar  në Komisariat, duke iu nënshtruar edhe testeve për alkool në gjak.

Skip to toolbar