5 huatë që “ngelën” gjyqtarin e Krimeve të Rënda në testin e Vettingut

Gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda Gurali Brahimllari u shkarkua nga Vettingu më 26 qershor të 2019, pasi nuk arriti dot të justifikonte pasurinë.

Në deklaratën dhe konkluzionet e nxjerr nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se Brahimllari ka deklaruar në mënyrë të pasaktë burimet e pasurive në deklaratën “Vetting”, si dhe nuk ka shpjeguar bindshëm burimin e ligjshëm të krijimit të tyre dhe të të ardhurave me burim nga ushtrimi i aktivitetit të bashkëshortes për justifikimin e 13 huave. Kanë  qenë huat ato që kanë “fundosur” gjyqtarin Brahimllari, konkretisht 5 prej tyre, për të cilat nuk i justifikonte dot me dokumentacion.

Sipas Brahimlllarit këto 5 hua i kishte marrë nga vëllezërit dhe kunati i tij. Konkretisht, trupa gjykuese ka arritur në konkluzionin se gjyqtari nuk justifikon huat në shumat 1.500.000 lekë dhe 19.000 euro marrë hua nga kunati A. S si dhe shumat 2.000.000 lekë, 1.000.000 lekë dhe 10.000 euro marrë hua nga shtetasit P. B dhe B. B, përkatësisht vëllezërit.

Huatë janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, por që ai nuk arriti t’i justifikonte dot para trupës gjykuese të KPK, të përbërë nga Roland Ilia, Brunilda Bekteshi dhe Genta Tafa.

Në lidhje me dy vlerësimet e tjera të Vettingut, atë të pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, Gurali Brahimllari i ka kaluar me sukses.

Skip to toolbar