Dy klube angleze shfaqin interes për mesfushorin e Milanit!

Pas interesit të Leipzig në Gjermani, dy klube të Premier League kanë shfaqur interes për mesfushorin e Milanit, Hakan Çalhanoglu.

Ky i fundit duket se do të jetë nga lojtarët e parë që do të largohet nga “Rosoneret”, pasi jo vetëm që nuk ka bindur, por ardhja e Lucas Paqueta i ka kufizuar hapësirat në formacion.

Çalhanoglu ka shënuar 1 gol në 31 ndeshje me Milanin këtë sezon në Serinë A, ndërsa prej kohësh ka qenë në qendër të kritikave për performancën e tij.

Kështu, e ardhmja e turkut është larg Milanit, ku tani veç Leipzig, në garë janë futur edhe dy klube të Premier League. West Ham dhe Leicester kanë vënë kontaktet me drejtuesit e Milani dhe kanë kryer disa takime sipas raportimeve të medies së njohur turke “Fanatik”.

Të dy klubet angleze janë gati të paguajnë deri në 30 milionë euro për Calhanoglu, ndërsa “Çekiçët” duket se janë më shumë të interesuar për të marrë shërbimet e tij.

Sezon zhgënjyes me Milanin, mesfushori gati të largohet!

Milani është duke luftuar për të mbajtur vendin e katërt në renditje në Serinë A, teksa gara për të arritur nje vend në Champions vitin e ardhshëm do të jetë sfilitëse për kuqezinjtë deri në fund të sezonit.

Megjithatë, ky është ovjektivi kryesor i Milanit për këtë sezon dhe nëse arrihet, skuadra pritet të ketë ndryshime në verë, me merkaton që pritet të jetë aktive në kampin e ‘Djallit’.

Një prej lojtarëve që mund të jetë në krye të listës së atyre që largohen në verë, është mesfushori Hakan Çalhanoglu. Për turkun pati oferta gjatë merkatos së dimrit, por ai nuk u lejua të shitej nga trajneri Gennaro Gattuso.

Prej fillimit të këtij viti, Çalhanoglu ka shënuar vetëm një herë me Milanin, duke i komplikuar jo pak gjërat në aspektin personal.

Nëse një ofertë e kënaqshme vjen në drejtim të tij dhe Milani gjen një pasues të duhur për të, atëherë ai do të lihet të largohet i qetë, sipas informacioneve të dala nga “Tuttomercato”.

Calhanoglu u ble nga Bayern Leverkusen për më shumë se 20 milionë euro më vitin 2017 dhe vlera e tij e shitjes sërish vlerësohet në 20 milionë euro.

RB Leipzig ishte klubi që kërkoi ta marrë që në janar dhe klubi gjerman mbetet sërish një alternativë në merakton e verës. Gjithsesi për 25-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera në Bundesliga, po ashtu nuk mungojnë ofertat nga Turqia dhe Kina.

Skip to toolbar