Tërmeti 4.2 ballë lëkund jugun, epiqendra në Himarë

Një tërmet 4.2 ballë ka goditur Himarën, epiqendra e të cilit ka qenë 15 km në det.Tërmeti ka rënë në orët e mbrëmjes, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë e Gjirokastër.

Për lëkundjet e tokës ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes, ku njofton se nga tërmeti ka dëme materiale apo të lënduar në njerëz.

Lëkundjet kanë qenë të forta duke alarmuar banorët, të cilët kanë dalë jashtë banesave të tyre.

Himarë, shpërthen makina, plagoset 26-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit të së martës, në qytetin e Himarës një mjet ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shkaku i zjarrit ka qenë rrjedhja e gasit e mjetit, që më pas ka çuar në shpërthimin e makinës. Mësohet se mjeti tip “Audi”, ka qenë i parkuar në anë të rrugës, ndërsa sipas policisë mësohet se makina ka qenë në pronësi të shtetasit me inicialet J.I., 26-vjeç.

Gjithashtu ka qenë policia që ka dhënë versionin se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të depozitës së gasit. Ndërkohë, menjëherë sapo ka dëgjuar shpërthimin, pronari i mjetit, ka dalë për të parë çfarë ka ndodhur.

Ai ka shkuar pranë mjetit, por në atë moment ka ndodhur një shpërthim i dytë. Nga ky shpërthim ka mbetur i dëmtuar dhe i riu, i cili është dërguar në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Bllokohen 3 biznese në Himarë, punonin mes mykut dhe pa licencë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në Himarë për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo abuzim në dëm të shëndetit të konsumatorëve. Gjatë inspektimit AKU ka bllokuar tre biznese në Himarë për shkak të mungesës së licencës, kushteve higjieno-satinare, produkteve të paetiketuara dhe prezencës së mykut.

AKU ka mbyllur një ushqimore dhe furrë buke që nuk përmbante licencën përkatëse, pa plan për manualin e vetëkontrollit. Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare me një dysheme të dëmtuar dhe të çarë si dhe prezencë myku në mure dhe u sekuestrua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara u bllokua biznesi deri në plotësimin e kushteve dhe u vendos një gjobë prej 1.550.000 lekësh. Biznesi i dytë është një market ushqimor dhe ushtronte aktivitetin e pa pajisur me licencën përkatëse, pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin me manualin e vetëkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalpë e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u bllokua aktiviteti i biznesit dhe u vendos një gjobë prej 1.200.000 lekësh.

AKU ka mbyllur edhe një Fast Food, që ushtronte aktivitetin i pa pajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, ku tualeti ishte në një ambient me prodhimin, pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin me manualin e vetëkontrollit. U gjet gjithashtu edhe sasia prej 80.5 kg djathë kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u vendos bllokimi i aktivitetit, bllokimi i 140.5 kg produkte ushqimore dhe një gjobë prej  1.100.000 lekësh.

U kap me 16 kg drogë në bregdet, arrestohet në Jalë një 29-vjeçar

Policia e Himarës ka vënë në pranga një person, i cili u kap me një sasi të madhe droge gjatë vijës bregdetare. Pas sinjalizimit nga banorët e zonës, policia është vënë në ndjekje të 29-vjeçarit, duke kryer arrestimin e tij në flagrancës. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën16 kg lënë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sipas hetimeve paraprake 29-vjeçari nga Berati me iniciale A.A., dyshohet se e prodhonte vetë lëndën narkotike dhe më pas e shiste atë.

Ndalimi i tij u bën në kthesën e Jalës në bregdet, në aksin rrugor Himarë-Dhërmi.  29-vjeçari do të përballet me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.  

Tentoi të përdhunojë turisten në Himarë, arrestohet 18-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në plazhin e Himarës, ku një i ri ka tentuar të përdhunojë një turiste.

Policia ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar me iniciale D.L., i cili ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një turiste italiane. Ngjarja ka ndodhur në plazhin mes Himarës dhe Dhërmiut, ndërsa ngjarja është parandaluar në kohë nga policia.

18-vjeçari i arrestuar do të gjykohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë dhe “Ngacmimi seksual”.

“Jemi fitues”, Basha ndez demokratët në Himarë

“Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse”. Kështu është shprehur kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat e PD-së në Himarë. Por sipas Bashës sondazhi më i rëndësishëm është ai i 30 qershorit pasi 85% e shqiptarëve refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet.

 “Në praninë e OSBE/ODIHR-it u faktua se ky njeri është i paaftë të organizojë zgjedhje të lira. Në këtë kuadër, përpjekja jonë opozitare jo vetëm që korri një sukses të plotë, por po ashtu bëri një matje shumë më të rëndësishme se çdo sondazh. Të gjitha sondazhet na nxjerrin forcë fituese, e nxjerrin opozitën shumicë qeverisëse, po sondazhi më i rëndësishëm ishte ai i 30 qershorit, ku 85 % e qytetarëve e refuzuan në mënyrë masive regjimin. Kjo është shumica “Rama ik”. – u shpreh Kryetari Basha në takimin me demokratët e Himarës.

Takimi i Bashës me demokratët e Himarës vjen në kuadër të turit të takimeve që kreu i PD-së ka startuar fill pas zgjedhjeve të 30 qershorit ku PD vendosi të mos marrë pjesë, duke e lënë partinë pa asnjë pushtet.

Fill pas këtyre zgjedhjeve u shtuan zërat kundër Bashës në PD dhe për të shuar kritikat Basha nisi fushatën brenda partisë për të mbajtur ndezur frymën e fitores në zgjedhjet që bojkotuan. Megjithëse nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, Basha vijon të thotë në çdo takim se PD është fituese.

Tmerr në Himarë, vidhen dhe dhunohen dy të moshuar në Vuno

Himara është tronditur këtë të shtunë, pasi persona të maskuar, kanë vjedhur dhe dhunuar dy të moshuar në fshatin Vuno të Himarës. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se dy të moshuarit janë në moshë të thyer, rreth të 80-ve, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 6 korrik.

Autorët (ende të paidentifikuar) kanë hyrë me forcë në banesën e çiftit të moshuar. Ata kanë vjedhur një sasi valute prej 800 eruosh, raporton Policia e Himarës. Por, gjatë tentativës së vjedhjes, dy të moshuarit kanë reaguar ndaj hajdutëve, por autorët e grabitjes kanë ushtruar dhunë ndaj Theme e Kolo Protos, përkatësisht 78 dhe 75 vjeç.

Sipas raportimeve të policisë, autorët i kanë dhunuar dy të moshuarit për disa orë, por fatmirësisht ata nuk kanë pasur pasoja për jetën.

Gjatë javëve të fundit në fshatin Vuno janë raportuar të paktën 20 raste vjedhjesh, të cilat kanë alarmuar banorët e zonës. Ndërkohë, policia  ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.

Skip to toolbar