Tmerr në Himarë, vidhen dhe dhunohen dy të moshuar në Vuno

AKTUALITET


Himara është tronditur këtë të shtunë, pasi persona të maskuar, kanë vjedhur dhe dhunuar dy të moshuar në fshatin Vuno të Himarës. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se dy të moshuarit janë në moshë të thyer, rreth të 80-ve, ndërsa ngjarja mësohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 6 korrik.

Autorët (ende të paidentifikuar) kanë hyrë me forcë në banesën e çiftit të moshuar. Ata kanë vjedhur një sasi valute prej 800 eruosh, raporton Policia e Himarës. Por, gjatë tentativës së vjedhjes, dy të moshuarit kanë reaguar ndaj hajdutëve, por autorët e grabitjes kanë ushtruar dhunë ndaj Theme e Kolo Protos, përkatësisht 78 dhe 75 vjeç.


Sipas raportimeve të policisë, autorët i kanë dhunuar dy të moshuarit për disa orë, por fatmirësisht ata nuk kanë pasur pasoja për jetën.

Gjatë javëve të fundit në fshatin Vuno janë raportuar të paktën 20 raste vjedhjesh, të cilat kanë alarmuar banorët e zonës. Ndërkohë, policia  ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa të moshuarit janë dërguar në spital për të marrë mjekimet e nevojshme.




Skip to toolbar