Bllokohen 3 biznese në Himarë, punonin mes mykut dhe pa licencë

AKTUALITET


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në Himarë për të garantuar sigurinë ushqimore duke shmangur çdo abuzim në dëm të shëndetit të konsumatorëve. Gjatë inspektimit AKU ka bllokuar tre biznese në Himarë për shkak të mungesës së licencës, kushteve higjieno-satinare, produkteve të paetiketuara dhe prezencës së mykut.

AKU ka mbyllur një ushqimore dhe furrë buke që nuk përmbante licencën përkatëse, pa plan për manualin e vetëkontrollit. Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare me një dysheme të dëmtuar dhe të çarë si dhe prezencë myku në mure dhe u sekuestrua një sasi prej 33 kg mocarela të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara u bllokua biznesi deri në plotësimin e kushteve dhe u vendos një gjobë prej 1.550.000 lekësh. Biznesi i dytë është një market ushqimor dhe ushtronte aktivitetin e pa pajisur me licencën përkatëse, pa sistemin e gjurmueshmërisë, pa planin me manualin e vetëkontrollit si dhe u konstatua një sasi prej 39 kg gjalpë e paetiketuar. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u bllokua aktiviteti i biznesit dhe u vendos një gjobë prej 1.200.000 lekësh.


AKU ka mbyllur edhe një Fast Food, që ushtronte aktivitetin i pa pajisur me licencën përkatëse, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, ku tualeti ishte në një ambient me prodhimin, pa sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa planin me manualin e vetëkontrollit. U gjet gjithashtu edhe sasia prej 80.5 kg djathë kaçkavall dhe 60 kg gjizë të paetiketuara. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese u vendos bllokimi i aktivitetit, bllokimi i 140.5 kg produkte ushqimore dhe një gjobë prej  1.100.000 lekësh.




Skip to toolbar