Ataku kardiak, reagon Casillas: Shumë frikë, por tani…

Portieri legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, pësoi një infarkt miokardi mëngjesin e sotëm gjatë stërvitjes me klubin e Portos në Portugali.

Skuadra e portierit të njohur ka reaguar zyrtarisht për shëndetin e portierit 37-vjeçar, duke u shprehur se tashmë Casillas ndodhet në gjendje të qendrueshme shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve në një spital në Porto.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Casillas ka reaguar edhe vetë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto i shtruar në spital, të cilën e shoqëron dhe me një koment:

“Gjithçka nën kontroll këtu, frikë e madhe por asgjë serioze. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar portieri legjendar, fitues i Kupës së Botës dhe dy kampionateve europiane me Spanjën.

Tronditet Porto, Iker Casillas pëson sulm në zemër!

Ish portieri legjendar i Real Madrid, që aktualisht luan me Porton në Portugali, Iker Casillas ka pësuar një sulm kardiak, teksa ishte duke zhvilluar stërvitjen rutinë me ekipin e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, 37-vjeçari është dërguar me urgjencë në një spital në Porto, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

“Mirror” raporton se portieri ndodhet në gjendje të qendrueshme shëndetësore, megjithëse lajmet janë të pakta nga Portugalia. Megjithatë, pas këtij problemi, sezoni për Iker Casillas mund të quhet i mbyllur.

Iker Casillas ka zgjatue kontratën me klubin e Portos dhe për një vit e gjysmë, çka lë të kuptohet se ai do ta përfundojë karrierën me klubin portugez.

Skip to toolbar