Ataku kardiak, reagon Casillas: Shumë frikë, por tani…

Më të fundit


Portieri legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Spanjës, Iker Casillas, pësoi një infarkt miokardi mëngjesin e sotëm gjatë stërvitjes me klubin e Portos në Portugali.

Skuadra e portierit të njohur ka reaguar zyrtarisht për shëndetin e portierit 37-vjeçar, duke u shprehur se tashmë Casillas ndodhet në gjendje të qendrueshme shëndetësore dhe nën kujdesin e mjekëve në një spital në Porto.


Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, Casillas ka reaguar edhe vetë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto i shtruar në spital, të cilën e shoqëron dhe me një koment:

“Gjithçka nën kontroll këtu, frikë e madhe por asgjë serioze. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar portieri legjendar, fitues i Kupës së Botës dhe dy kampionateve europiane me Spanjën.




Skip to toolbar