Të enjten më 23 janar, u publikua një urdhër
i Qeverisë për mbylljen e shkollës së mesme jopublike “Saadi” në Tiranë. Kjo shkollë
mbështetej dhe financohej nga Irani. Vendimi për mbylljen e shkollës është
firmosur në datën 17 janar të këtij viti, dy ditë pasi ministria për Evropën
dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dëboi dy diplomatë iranianë në Tiranë.
Në urdhrin e mbylljes së shkollës nuk jepej
asnjë arsye lidhur me këtë vendim. Por pak orë më pas, Ministria e Arsimit
reagoi zyrtarisht, për të mos lënë vend për spekulime, duke treguar arsyet e
mbylljes së shkollës iraniane në Tiranë. Sipas një njoftimit të bërë nga MASR,
thuhet se autoritetet e kësaj shkolle kanë bërë vetë kërkesë për mbylljen e
saj.
“Shkolla është mbyllur me kërkesë të vetë
subjektit që ka themeluar shkollën për arsye të reduktimit të të ardhurave dhe
aftësisë paguese, dhe jo për arsyet që janë raportuar në shumë portale pa bërë
as më të voglin verifikim me stafin e MASR. Zhgënjyese në këtë rast mungesa e
interesimit për të raportuar faktet”, thuhet në sqarimin e Ministrisë.
Megjithatë, urdhëri për mbylljen e shkollës është
firmosur nga ministrja Besa Shahini, vetëm dy ditë pasi kolegu i saj Gent
Cakaj, njoftoi se Ministria e Jashtme kishte urdhëruar dëbimin e dy diplomatëve
iranianë, Mohammad Ali Arz Peimanemati konsulli i Tretë dhe Seyed Ahmad
Hosseini Alast, Konsull Kulturor.
Dalin pamjet ku Ish kryeministri Sali Berisha shfaqet në 13 korrik në fshatin e muxhahedinëve iranianë në periferi te Tiranës, të quajtur Ashraf (si ai në Irak) ku mori pjesë në takimin vjetor të tyre. Përpjekja amerikane për të sjellë në Shqipëri, muxhahedinët MEK ka nisur me qeverinë Berisha, i cili ka dhënë miratimin e parë për këtë. Por gjithë procesi ka përfunduar gjatë qeverisjes së parë të Ramës.
Berisha u shfaq më 13 korrik me një pamje entuziaste
përballë muhaxhedinëve iranianë ndërkohë që edhe në takimet vjetore të mëparëshme
kanë marrë pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike.
Në takimin e të shtunës së 13 korrikut merrnin
pjesë personalitete të rëndësishme nga të dy krahët e politikës në Shqipëri,
por edhe nga të dy anët e Atlantikut si nga Lindja e Mesme ashtu edhe nga SHBA.
Mes folësve në këtë event ishin avokati
personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph
Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, anëtarë aktualë dhe të
mëparshëm të Kongresit, ligjvënës europianë, ish-komandantë të ushtrisë
amerikane, dhe një delegacion personalitetesh politike nga anë të ndryshme të
politikës. Përveç Berishës si përfaqësuesi më i lartë i PD-së, qeveria përfaqësohej
nga ministri Pandeli Majko. I pranishëm ka qenë dhe kreu i PR, Mediu.
Në fjalën e tij Berisha vlerësoi luftën për demokraci të muxhahedinëve, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të përjashtojë çdo përfaqësues zyrtar të mullahëve.
“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua t’ju
përshëndes. Jeni njerëz që keni luftuar për shumë vite, për të drejtat e
njeriut dhe për demokraci. Njerëz që jeni përballur me vështirësi për shumë
vite por keni qëndruar më këmbë. Ju frymëzoni çdo qenie njerëzore me betejën
tuaj.
Dy vite më parë isha në Paris në takimin tuaj.
Në atë kohë, fuqitë e mëdha po negocionin me regjimin iranian dhe mendoja se sa
vështirësi do të krijonte kjo për betejën tuaj kundër regjimit iranian. Por pak
vite më vonë u vërtetua që kishit të drejtë. Ju jeni shpresa e kombit tuaj. Shqipëria
duhet të përjashtojë dhe do të përjashtojë çdo përfaqësues zyrtar të mullahëve.
Ju e përfaqësoni Iranin.
Plani me dhjetë pika i Maryam Rajavi-t është
një plan i frymëzuar nga 100,000 martirët tuaj. Është një plan bazuar në vlerat
universale. E mbështes plotësisht triumfin tuaj. Mullahët e kanë treguar se nuk
kanë besim.
Herët a vonë mullahët do të përballen me atë që meritojnë. Kalifati i mullahëve nuk do të triumfojë kurrë në rajon”, u shpreh Berisha në takimin e komunitetit MEK në Shqipëri.
Këtë vit ajo që është vënë re ndryshe është se disa prej mediave, portaleve dhe analistëve pranë opozitës kanë kritikuar ashpër praninë e kampit të muxhahedinëve iranianë pranë kodrave të Ishmit në Tiranë. Për këtë arsye prania e Berishës në takimin vjetor të mekëve, të paktën mbyll çdo lloj goje: praninë e tyre në Shqipëri e mbështet edhe PD.
Ndërsa Majko vlerësoi faktin se pavarësisht debateve
politike në Shqipëri, të gjitha partitë bashkohen në mbështetjen e komunitetit
MEK në Tiranë.
“Kohët e fundit në Shqipëri, politikanët kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin, por nuk ka asnjë debat për qëndrimin tuaj këtu në Shqipëri. Ju jeni në zemrat tona. Nëse regjimi iranian ka ndërmend t’ju prekë, ata duhet ta dinë se u kemi thënë pushtuesve nazistë, ‘arin po, hebrenjtë jo.’ Ambasadori i Iranit është dëbuar nga Tirana. Kështu që mos na vini në provë… ‘Arin po, Muxhahedinët jo'”, theksoi Majko.