Berisha shfaqet entuziast me muxhahedinët iranianë

AKTUALITET


Dalin pamjet ku Ish kryeministri Sali Berisha shfaqet në 13 korrik në fshatin e muxhahedinëve iranianë në periferi te Tiranës, të quajtur Ashraf (si ai në Irak) ku mori pjesë në takimin vjetor të tyre. Përpjekja amerikane për të sjellë në Shqipëri, muxhahedinët MEK ka nisur me qeverinë Berisha, i cili ka dhënë miratimin e parë për këtë. Por gjithë procesi ka përfunduar gjatë qeverisjes së parë të Ramës.

Berisha u shfaq më 13 korrik me një pamje entuziaste përballë muhaxhedinëve iranianë ndërkohë që edhe në takimet vjetore të mëparëshme kanë marrë pjesë përfaqësues të Partisë Demokratike.


Në takimin e të shtunës së 13 korrikut merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga të dy krahët e politikës në Shqipëri, por edhe nga të dy anët e Atlantikut si nga Lindja e Mesme ashtu edhe nga SHBA.

#RealStory | Konferenca e Përvitshme Liri per Iranin në Qendrën e MEK në Shqipëri

Konferenca e Përvitshme Liri per Iranin në Qendrën e MEK në Shqipëri. Ish-Kryeministri Sali Berisha eshte shfaqur entuziast perballe muxhahedineve iranian. #RealStory

Gepostet von RealStory.al am Samstag, 20. Juli 2019

Mes folësve në këtë event ishin avokati personal i Presidentit amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani, Senatori Joseph Lieberman, ish Sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge, anëtarë aktualë dhe të mëparshëm të Kongresit, ligjvënës europianë, ish-komandantë të ushtrisë amerikane, dhe një delegacion personalitetesh politike nga anë të ndryshme të politikës. Përveç Berishës si përfaqësuesi më i lartë i PD-së, qeveria përfaqësohej nga ministri Pandeli Majko. I pranishëm ka qenë dhe kreu i PR, Mediu.

Në fjalën e tij Berisha vlerësoi luftën për demokraci të muxhahedinëve, ndërsa theksoi se Shqipëria duhet të përjashtojë çdo përfaqësues zyrtar të mullahëve.

“Është kënaqësi dhe nder i madh për mua t’ju përshëndes. Jeni njerëz që keni luftuar për shumë vite, për të drejtat e njeriut dhe për demokraci. Njerëz që jeni përballur me vështirësi për shumë vite por keni qëndruar më këmbë. Ju frymëzoni çdo qenie njerëzore me betejën tuaj.

Dy vite më parë isha në Paris në takimin tuaj. Në atë kohë, fuqitë e mëdha po negocionin me regjimin iranian dhe mendoja se sa vështirësi do të krijonte kjo për betejën tuaj kundër regjimit iranian. Por pak vite më vonë u vërtetua që kishit të drejtë. Ju jeni shpresa e kombit tuaj. Shqipëria duhet të përjashtojë dhe do të përjashtojë çdo përfaqësues zyrtar të mullahëve. Ju e përfaqësoni Iranin.

Plani me dhjetë pika i Maryam Rajavi-t është një plan i frymëzuar nga 100,000 martirët tuaj. Është një plan bazuar në vlerat universale. E mbështes plotësisht triumfin tuaj. Mullahët e kanë treguar se nuk kanë besim.

Herët a vonë mullahët do të përballen me atë që meritojnë. Kalifati i mullahëve nuk do të triumfojë kurrë në rajon”, u shpreh Berisha në takimin e komunitetit MEK në Shqipëri.

Këtë vit ajo që është vënë re ndryshe është se disa prej mediave, portaleve dhe analistëve pranë opozitës kanë kritikuar ashpër praninë e kampit të muxhahedinëve iranianë pranë kodrave të Ishmit në Tiranë. Për këtë arsye prania e Berishës në takimin vjetor të mekëve, të paktën mbyll çdo lloj goje: praninë e tyre në Shqipëri e mbështet edhe PD.

Ndërsa Majko vlerësoi faktin se pavarësisht debateve politike në Shqipëri, të gjitha partitë bashkohen në mbështetjen e komunitetit MEK në Tiranë.

“Kohët e fundit në Shqipëri, politikanët kanë patur debate të forta me njëri-tjetrin, por nuk ka asnjë debat për qëndrimin tuaj këtu në Shqipëri. Ju jeni në zemrat tona. Nëse regjimi iranian ka ndërmend t’ju prekë, ata duhet ta dinë se u kemi thënë pushtuesve nazistë, ‘arin po, hebrenjtë jo.’ Ambasadori i Iranit është dëbuar nga Tirana. Kështu që mos na vini në provë… ‘Arin po, Muxhahedinët jo'”, theksoi Majko.




Skip to toolbar