Sherr mes të rinjve në park, vritet me thikë i riu shqiptar

Ka përfunduar në tragjedi një sherr banal mes disa të rinjve në një park në Udine të Italisë.

Një djalë me prejardhje shqiptare, që sapo kishte mbushur 18 vjeç është goditur me thikë në parkun e qytetit dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve të tyre për t’i shpëtuar jetën.

Republica.it shkruan se agresori është i mitur, gjithashtu me origjinë shqiptare: ai u arrestua për vrasje.

Fillimisht u transportua në spital për lëndime të lehta të shkaktuara nga viktima në një përpjekje ekstreme për të mbrojtur veten me një shishe. Pasi u mjekua, ai u dërgua në stacionin e policisë.

Sipas të dhënave të policisë sherri mes dy djemve kishte disa ditë që zgjaste dhe kishte nisur në një park publik në lagjen San Domenico. Kurse gjatë të hënës agresori kishte ardhur në park dhe me  vete kishte marrë një thikë me të cilën sulmoi bashkë atdhetarin e ri pavarësisht pranisë së njerëzve të tjerë, duke përfshirë në sherr edhe vëllain binjak të viktimës. Policia po heton dhe po mbledh dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje për të zbardhur më tej incidentin.

Operacion masiv anti-drogë mes Italisë dhe Shqipërisë, 17 të arrestuar

17 persona janë arrestuar në një operacion të gjerë të zhvilluar në bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Italisë. Arrestimet janë bërë në Sardenja, Emilia-Romagna, por edhe në Shqipëri.  Të arrestuarit akuzohen për organizatë kriminale, trafik ndërkombëtar droge dhe shpërndarje droge.

Arrestimet janë bërë në kaudër të operacionit të koduar ‘Rruga e Detit’  nga Departamenti Territorial i Karabinierëve të Olbia nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Antimafiave të Cagliarit dhe të Antiterrorizmit.

Nuk dihen ende detaje të tjera në lidhje me superoperacionin e zhvilluar.

U kapën me drogë, në pranga 4 persona

Katër persona, mes tyre dy shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë italianë gjatë kohës që do të bëni kalimin e drogës nga njëri breg në tjetrin.

Droga u sekuestrua në komunën Massa dhe Carrara në Itali, ndërsa po bëhej gati të trafikohej për në bregun e Apuan dhe Versilia.

Në pranga ranë 2 shtetas shqiptar dhe 2 italianë të moshës  30-35 vjeç, ndërsa u sekuestrua 4 kilogramë heroinë e pastër. Nëse droga do të hidhej në treg do të qarkullonte me mijëra euro.

Zjarr masiv në plazh, pushuesit futen në det për të shpëtuar

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në zonën turistike të Playa di Catania në Itali, duke rrezikuar jetën e shumë turistëve.

Flakët u përhapën me shpejtësi nga era e fortë, duke larmuar pushuesit të cilët vrapuan drejt detit. Era e ka bërë mjaft të vështirë vënien nën kontroll të zjarrit, i cili shkatërroi plotësisht plazhin.

Pushuesit, që ishin futur të gjithë në det, janë shpëtuar nga zjarrfikësit me barka dhe helikopterë. Midis tyre kishte 40 fëmijë.

U kap me 54 kg drogë në makinë, arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pas kontrollit që policia bëri në makinën e tij tip “Renault” gjeti 26 qese të mëdha me drogë.

Pesha totale e drogës arrinte në 54 kilogramë, ndërsa ishte e fshehur në bagazhin e makinës.

Arrestimi i tij ndodhi në Bari, pas një kontrolli rutinë të policisë. Edhe pse identiteti i tij nuk bëhet i ditur, policia ka deklaruar e autori ka qenë i dënuar edhe më herët për drogë dhe shkelje të lejes së qëndrimit .

Në gjendje të dehur aksidentoi për vdekje dy të rinj shqiptar, italiania: Do paguaj…

Natën e 29 qershorit, shtetasja italiane, Irina Vetera aksidentoi për vdekje dy të rinj shqiptarë.

E përlotur dhe ende nën traumë ajo flet nga burgu i Modenas dhe thotë se gjithçka që mund t’i ndodhë asaj tani, është e drejtë. “Do paguaj për atë që kam bërë”, thotë italiania.

“Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Vetere ndodhet në burg prej rreth një jave me akuzën për vrasje të dyfishtë rrugore. Ajo ishte e dehur, (5-fish më shumë se norma e lejuar) natën e 29 qershorit teksa i jepte makinës dhe aksidentoi për vdekje dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja.

Mediat italiane i përshkruajnë ditët e Irinës në paraburgim të gjata. “Natën në qeli me një shoqe, takime në mëngjes me psikologen dhe pasdite shkrime e lexime”.

Armë dhe drogë me vlerë 3 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

Një shtetas shqiptar është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Emiliano Keci, 38 vjeç, u vu në monitorim nga policia italiane pas lëvizjeve të dyshimta që bënte në banesën e tij.  Kjo bëri që ato të viheshin në ndjekje të shqiptarit, i cili pas ndalimit u kap me një kilogram kokainë në makinë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi edhe 18 kilogramë kokainë e cila kapte një vlerë prej 3 milionë euro. Shqiptarit iu gjetën edhe tre armë: një Beretta 6.35 me silenciator,  një Tokarev 7.62, e prodhimit rus dhe një pistoletë bosh.

Policia italiane po punon për të zbuluar origjinën e drogës si dhe destinacionin e saj.

Grabiti 190 mijë euro në Gjermani, në pranga “skifteri” shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për disa vjedhje të kryera në Gjermani.

22-vjeçari akuzohet për vjedhje në shifra të mëdha që kapin vlerën e 190 mijë eurove. Ai akuzohet se ka kryer 6 vjedhje të shumta në Gjermani midis  viteve 2016 dhe 2018, ndërsa dyshohet edhe për dy të tjera të mbetura në tentativë.

Shqiptari pritet të ekstradohet në Gjermani ku do të vuaj edhe dënimin në vjedhje.

Vidhnin makina dhe trafikonin drogë, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vjedhje të makinave dhe trafikim të lëndëve narkotike. Arrestohen shqiptarët Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.

Policia ra në gjurmët e tre shqiptarëve pas denoncimit të një makine të vjedhur Audi S5 , të cilën ato e përdorni për veten  tyre.

Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e shqiptarëve një pistoletë dhe rreth një kilogram marijuanë. Policia sekuestroi edhe disa mjete të tjera që dyshohet se përdoreshin për të kryer grabitje.

Në kërkim ndërkombëtar prej dy vitesh, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka bërë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Shqiptari me iniciale R. T., 25 vjeç, akuzohet për vjedhje me dhunë në shtetin fqinj dhe është dënuar në mungesë nga gjykata e Firences me 6 vjet e 10 muaj e 22 ditë burg.

25-vjeçari është arrestuar në qytetin e Durrësit, ku dhe jetonte, dhe pritet që të bëhet ekstradimi i tij në drejtim të Italisë. I riu është dënuar që 2017 nga drejtësia italiane dhe prej dy vitesh ndodhej në arrati. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë  Durrës për veprime të mëtejshme.

Skip to toolbar