Sherr mes të rinjve në park, vritet me thikë i riu shqiptar

AKTUALITET


Ka përfunduar në tragjedi një sherr banal mes disa të rinjve në një park në Udine të Italisë.

Një djalë me prejardhje shqiptare, që sapo kishte mbushur 18 vjeç është goditur me thikë në parkun e qytetit dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në spital, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve të tyre për t’i shpëtuar jetën.


Republica.it shkruan se agresori është i mitur, gjithashtu me origjinë shqiptare: ai u arrestua për vrasje.

Fillimisht u transportua në spital për lëndime të lehta të shkaktuara nga viktima në një përpjekje ekstreme për të mbrojtur veten me një shishe. Pasi u mjekua, ai u dërgua në stacionin e policisë.

Sipas të dhënave të policisë sherri mes dy djemve kishte disa ditë që zgjaste dhe kishte nisur në një park publik në lagjen San Domenico. Kurse gjatë të hënës agresori kishte ardhur në park dhe me  vete kishte marrë një thikë me të cilën sulmoi bashkë atdhetarin e ri pavarësisht pranisë së njerëzve të tjerë, duke përfshirë në sherr edhe vëllain binjak të viktimës. Policia po heton dhe po mbledh dëshmitë e personave të pranishëm në vendngjarje për të zbardhur më tej incidentin.




Skip to toolbar