Makina hipën në trotuar, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një makinë. Viktimat Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, të dy nga 20 vjeç, ishin duke ecur në trotuar, kur një makinë tip ‘Renault’ ka ardhur drejt tyre duke i përplasur.

Të rinjtë shqiptarë kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka venë në pranga drejtuesen e mjetit një grua italiane 30-vjeçare. Sipas të dhënë të policisë, 30-vjeçarja ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Aksidenti tragjik ka ndodhur para një diskoteke, në Piacenza të Italisë.

U kapën duke shitur drogë, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të drogës. Ato u kapën me 103 gramë kokainë e cila ishte bërë gati për t’u shitur tek klientët e tyre.

Arrestimi i shqiptarëve ndodhi pranë qendrës historike të Mazzano Romano në Romë. Sapo pikasën policinë, ato tentuan të largoheshin me vrap.

Pavarësisht tentativës për të ikur, dy shqiptarët , identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u vunë nën prangat e karabinierëve.

Vidhnin plazhistët, arrestohen katër shqiptarët

Katër shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, për vjedhje. Të arrestuarit akuzohen se u vidhnin palzhistëve sende me vlere, celularë, portofola dhe sende të tjera personale. Arrestimet u kryen pas hetimeve dhe vëzhgimit të katër shqiptarëve nga policia italiane.

Arrestimet ndodhen në zonë e Pieve Ligure. Katër shqiptarët prite të njohën më masën e sigurisë nga drejtësia italiane.

I dënuar në Itali me 8 vite burg, arrestohet 38-vjeçari nga Velipoja

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Shkodër për llogari të drejtësisë italiane.

Në pranga ka rënë shtetasi me inciale M. R, banues në Velipojë.

38-vjeçari është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Firenzes me vendim 813/2018 datë 13.03.2019 , e  ka denuar me 8 vite e 10 muaj burg për veprën penale: “Vjedhje e kryer në rrethana rënduese” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Tentoi të gëlltiste kokainë për t’i shpëtuar policisë, arrestohet shqiptari

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke shpërndarë kokainë në zonën e Garlasgos.

Policia u informua nga banorët, të cilët pikasën një person që po shpërndante droge. Me të pikasur policinë, 30 vjeçari shqiptar tentoi të gëlltiste 4 dozat e kokainës që posedonte, por u ndalua në kohë.

Policia sekuestroi 4 doza kokaine, me 2 gram secila, ndërsa pas kontrollit në makinën e shqiptarit, sekuestroi edhe 240 euro, që dyshohet se ishin fituar nga tregtia e drogës.

Ngjarja horror në Itali, vrau me thikë 3 vajzat, nëna shqiptare fiton lirinë

Historia e Edlira Copas që vrau me thikë tre vajzat e saj në Itali shokoi të madh e të vogël si në Itali ashtu edhe në Shqipëri në mars të vitit 2014 kur ndodhi ngjarja. Tashmë Edlira, shkruajnë mediat italiane është kthyer për të marrë frymë lirisht pasi ka fituar një liri të pjesshme pas qëndrimit në një spital psikiatrik për gati 5 vjet. Tashmë Edlira ndodhet në një strehëz mbrojtjeje në Leçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 2014 kur ajo goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo.

Në gjendje të rëndë psikologjike Edlira vrau me thikë Simonën trembëdhjetë vjeç, Keisi 10 vjeç dhe Sidny vetëm 3 vjeç dhe pastaj u përpoq t’i jepte fund edhe jetës së saj por pa sukses pasi ndërhynë karabinierët.

Edlira tashmë 42 vjeç nuk u dënua për vrasje pasi vrasjet ajo i kishte kryer në kushtet e rënda psikologjike. “Vajzat e mia të vogla janë zhdukur”. “Ku janë ata? A jam unë në Shqipëri? ». “Jo, i kam vrarë ata.” Këto ishin fjalët e para të shprehura nga Edlira, rrëfimi i parë i asaj, tregon një fqinj që ishte i pari që e kishte parë ngjarjen mëngjesin e atij marsi. “Ishte një vaskë gjaku, si në një film horror”, tha Nadia Valseçhi, fqinja e Edlirës. “Mendoj se kishte një këmishë me një njollë të madhe gjaku para. Duart ishin të përgjakshme”.

Gjatë marrjes në pyetje në Departamentin e Rehabilitimit të Spitalit Leço, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafiozë. Unë e bëra atë për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”. Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.

U kapën duke shpërndarë kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, përkatësisht nga 36 dhe 39 vjeç, përfundojnë në prangat e policisë italiane, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit të makinës, me të cilën udhëtonin dy shqiptarët, policia sekuestroi 30 doza kokaine dhe 500 euro kesh. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, policia sekuestroi edhe 5 mijë euro, që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Autoritetet italiane vendosën masën “arrest shtëpie’ për 36-vjeçarin, ndërsa 39-vjeçari, i cili akuzohet si përgjegjësi i drogës, iu dha masa arrest me burg.   

Porosisnin drogë me “WhatsApp”, pranga për 4 shqiptarë

Policia italiane në Torino ka arrestuar 8 persona, mes të cilëve 4 shtetas shqiptarë, të akuzuar si grup kriminal që merrej me trafikun e drogës. Lënda narkotike porositej përmes rrjeteve sociale “Facebook” dhe “WhatsApp”.  Porosia e tyre bëhej përmes një gjuhe të koduar ku “Sallata” i drejtoheshin marijuanës dhe “fatura” për kokainën.

Karabinierët prej më se një viti ishin vënë në ndjekje të grupit, për të mbledhur provat e duhura. Droga tregtohej kryesisht në lagjen Vanchiglia të Torinos e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë.

Linin nga një vrimë në çdo derë pas vjedhjes, arrestohen 3 shqiptarët

4 shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane, ku 3 kanë përfunduar në pranga dhe një tjetri i është dhënë masa ‘detyrim paraqitje”. Të arrestuarit, mes tyre një femër, akuzohen për një seri vjedhjesh të kryera në zonën e Fermo, Ascoli Piceno, Macerata e Caserta.

Grupi vepronte i organizuar dhe gjithmonë lente një  shenjë të tijën pas vjedhjes,  një ‘vrimë” në çdo derë që hapte. Kjo bëri që edhe operacioni të njihej me emrin e koduar “Banda e Vrimave”

Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e sasive të madha parash dhe sendesh me vlerë.

Conte kërcënon me largim nga posti, nëse koalicioni nuk i jep fund grindjeve

Kryeministri italian Giuseppe Conte kërcënoi se do të japë dorëheqjen, nëse dy partnerët e tij të koalicionit nuk i japin fund grindjeve të vazhdueshme. Conte, gjatë një konference për shtyp, bëri një ultimatum për dy partitë populiste të koalicionit qeveritar, që prej muajsh debatojnë mes tyre për çështje të ndryshme.

“Nëse ata nuk marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë të qartë … atëherë unë do të jap dorëheqjen”.

Udhëheqësit e partisë “Lidhja” dhe partisë “Pesë Yjet”, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, prej kohësh janë përballur me disa çështje të ndryshme në projektet e infrastrukturës dhe emigracionit, shpenzimet publike etj.

Pas kërcënimit të kryeministrit Conte, Matteo Salvini tha se nuk ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë, por donte që kabineti të nxiste reforma të nevojshme dhe nuk mund të vazhdonte të vononte miratimin e tyre duke përfshirë ato për më shumë autonomi për autoritetet rajonale.

Skip to toolbar