Ngjarja horror në Itali, vrau me thikë 3 vajzat, nëna shqiptare fiton lirinë

AKTUALITET


Historia e Edlira Copas që vrau me thikë tre vajzat e saj në Itali shokoi të madh e të vogël si në Itali ashtu edhe në Shqipëri në mars të vitit 2014 kur ndodhi ngjarja. Tashmë Edlira, shkruajnë mediat italiane është kthyer për të marrë frymë lirisht pasi ka fituar një liri të pjesshme pas qëndrimit në një spital psikiatrik për gati 5 vjet. Tashmë Edlira ndodhet në një strehëz mbrojtjeje në Leçe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 2014 kur ajo goditi me thikë tre bijat e saj, në shtëpinë e tyre në Corso Bergamo.


Në gjendje të rëndë psikologjike Edlira vrau me thikë Simonën trembëdhjetë vjeç, Keisi 10 vjeç dhe Sidny vetëm 3 vjeç dhe pastaj u përpoq t’i jepte fund edhe jetës së saj por pa sukses pasi ndërhynë karabinierët.

Edlira tashmë 42 vjeç nuk u dënua për vrasje pasi vrasjet ajo i kishte kryer në kushtet e rënda psikologjike. “Vajzat e mia të vogla janë zhdukur”. “Ku janë ata? A jam unë në Shqipëri? ». “Jo, i kam vrarë ata.” Këto ishin fjalët e para të shprehura nga Edlira, rrëfimi i parë i asaj, tregon një fqinj që ishte i pari që e kishte parë ngjarjen mëngjesin e atij marsi. “Ishte një vaskë gjaku, si në një film horror”, tha Nadia Valseçhi, fqinja e Edlirës. “Mendoj se kishte një këmishë me një njollë të madhe gjaku para. Duart ishin të përgjakshme”.

Gjatë marrjes në pyetje në Departamentin e Rehabilitimit të Spitalit Leço, Edlira kishte thënë se “në Itali ka mafiozë. Unë e bëra atë për të parandaluar që vajzat e mia të përfundonin keq”. Edlira ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Bashkim Dobrushi dhe për këtë arsye kishte frikë se vajzat e saj mund të vuanin për shkak të vështirësive ekonomike.




Skip to toolbar