Conte kërcënon me largim nga posti, nëse koalicioni nuk i jep fund grindjeve

BOTA


Kryeministri italian Giuseppe Conte kërcënoi se do të japë dorëheqjen, nëse dy partnerët e tij të koalicionit nuk i japin fund grindjeve të vazhdueshme. Conte, gjatë një konference për shtyp, bëri një ultimatum për dy partitë populiste të koalicionit qeveritar, që prej muajsh debatojnë mes tyre për çështje të ndryshme.

“Nëse ata nuk marrin përgjegjësitë e tyre në mënyrë të qartë … atëherë unë do të jap dorëheqjen”.


Udhëheqësit e partisë “Lidhja” dhe partisë “Pesë Yjet”, Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio, prej kohësh janë përballur me disa çështje të ndryshme në projektet e infrastrukturës dhe emigracionit, shpenzimet publike etj.

Pas kërcënimit të kryeministrit Conte, Matteo Salvini tha se nuk ka për qëllim ta rrëzojë qeverinë, por donte që kabineti të nxiste reforma të nevojshme dhe nuk mund të vazhdonte të vononte miratimin e tyre duke përfshirë ato për më shumë autonomi për autoritetet rajonale.




Skip to toolbar