Sabien Lilaj firmos në Izrael, kundërshtar me Hykën dhe Ahmedin

Pas Jahmir Hykës, Valon Ahmedit, një tjetër futbollist i kombëtares, do të luajë sezonin e ardhshëm në Izrael. Mesfushori Sabien Lilaj ka firmosur një kontratë të re me klubin e Sektzia Ness Tziona, ekip që do të luajë në elitën e futbollit izraelit. Mesfushori mbyllin kontratëns më skuadrën e Gabala në Azerbajxhan, për të vijuar tashmë një tjetër aventurë në karrierën e tij.

Kontrata e re e Sabien Lilaj me klubin Sektzia Ness Tziona është me afat për dy sezonet e ardhshme, ndërsa paga që do të përfitojë lojtari në një sezon, prite të jetë rreth 300 mijë euro. Sabien Lilaj ka luajtur më herët me Skënderbeun, ekip me të cilin arriti të grumbullohej edhe në Kombëtare.

Më pas, mesfushori u transferua te Gabala në Azerbajxhan, aty ku luajti sezonin e fundit. Ndërkohë, gjatë merkatos së verës, për Sabien Lilajn, shfaqën interes edhe ekipe të tjera, mes të cilëve edhe Shkëndija e Tetovës. Megjithatë, mesfushori nuk pranoi të firmoste, deri sa i erdhi një ofertë e mirë financiare.

Hyka lider në Izrael, shënon gol me “aromë” europe për Netanya-un (video)

Jahmir Hyka po shndërrohet në lider te Maccabi Netanya në Izrael, pasi në shtatë ndeshje me fanellën e ekipit të ri, mesfushori shqiptar ka shënuar 3 gola dhe ka asituar një tjetër.

Kështu ai është duke udhëhequr Netanya drejt sigurimit të vendit të dytë në kampionat dhe promovimit sezonin e ardhshëm në Europa League.

Në ndeshjen e fundit në kampionat, Jahmir Hyka ka shënuar kundër Hapoel Hadera, duke realizuar golin e dytë të takimit.

Një sprint i bukur nga krahët i një prej lojtarëve të Netanya, e gjen Hykën brenda zonës kundërshtare dhe përballë portierit të Hadera, mesfushori kuqezi gjuan dhe realizon golin e dytë dhe të fitores për Netanya.

Më herët, goli i parë u shënua nga një tjetër shqiptar, Fatos Beqirja nga Mali i Zi, që gjithashtu realizoi nga një goditje brenda zonës, duke i dhënë suksesin Maccabi Netanya.

Me fitoren e së shtunës skuadra e Maccabi Netanya shkon në kuotën e 53 pikëve në kampionatin izraelit dhe mban vendin e dytë në renditje, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje nga përfundimi i sezonit.

Jahmir Hyka shënon dopietën e parë në Izrael (video)

Jahmir Hyka po gjen ritmin në kampionatin izraelit të futbollit, që pas transferimit në janar të këtij viti te skuadra e Macabi Netanya.

Mesfushori shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e djeshme, teksa ka shënuar një dygolësh, që i dha fitoren ekipit të tij.

Goli i parë erdhi që në fillim, kur Hyka realizoi në minutën e 6′, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Barshazky shënoi katër minuta më pas, duke dyfishuar avantazhin për vendasit.

Ndërsa Hyka shënon në minutën e 26′, duke trefishuar avantazhin e skuadrës së Netanya. Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë miqtë ngushtojnë diferencën në 3-2, por pa arritur të kthejnë rezultatin.

Ekipi i Jahmir Hykës ndodhet në vend të katërt në kampionatin izraelit të futbolli, me vetëm dy pikë diferencë nga vendi i tretë që të çon në kupat e europës sezonim e ardhshëm.

Skip to toolbar