Hyka lider në Izrael, shënon gol me “aromë” europe për Netanya-un (video)

Më të fundit


Jahmir Hyka po shndërrohet në lider te Maccabi Netanya në Izrael, pasi në shtatë ndeshje me fanellën e ekipit të ri, mesfushori shqiptar ka shënuar 3 gola dhe ka asituar një tjetër.

Kështu ai është duke udhëhequr Netanya drejt sigurimit të vendit të dytë në kampionat dhe promovimit sezonin e ardhshëm në Europa League.


Në ndeshjen e fundit në kampionat, Jahmir Hyka ka shënuar kundër Hapoel Hadera, duke realizuar golin e dytë të takimit.

Një sprint i bukur nga krahët i një prej lojtarëve të Netanya, e gjen Hykën brenda zonës kundërshtare dhe përballë portierit të Hadera, mesfushori kuqezi gjuan dhe realizon golin e dytë dhe të fitores për Netanya.

Më herët, goli i parë u shënua nga një tjetër shqiptar, Fatos Beqirja nga Mali i Zi, që gjithashtu realizoi nga një goditje brenda zonës, duke i dhënë suksesin Maccabi Netanya.

Me fitoren e së shtunës skuadra e Maccabi Netanya shkon në kuotën e 53 pikëve në kampionatin izraelit dhe mban vendin e dytë në renditje, kur kanë mbetur dhe tre ndeshje nga përfundimi i sezonit.




Skip to toolbar