Jahti gjendet i braktisur në Shëngjin, mister fati i pronarit të tij

Një jaht luksoz me vlerë 2 milionë euro dhe flamurin turk është gjetur i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin. Jahti është pikasur në det të hapur nga një peshkarexhë. Peshkatarët pasi vunë re së për 3-4 orë peshkimi jahti nuk po lëvizte, iu afruan kur kuptuan se ishte i ndezur, por nuk kishte asnjë njeri në bord. Ato kanë njoftuar menjëherë rojet Bregdetare, të cilat kanë bërë të mundur ankorimin e jahtit në Portin e Shëngjinit.

Brenda jahtit 13 metra të gjatë është gjetur dokumentacioni i rregullt dhe një pasaportë, që i përket turkut Sevgin Yavuz, 31 vjeç, por asnjë njeri në bord. Sipas policisë jahti i përket një biznesmeni turk i cili kishte ardhur me pushime në Adriatik. Jahti ishte nisur nga Porti i Tivarit në Malin e Zi drejt Shëngjinit, por braktisja e tij në det të hapur mbetet ende një mister për policinë.

Ende nuk është gjetur asnjë gjurmë nga pronari apo personat e tjerë që mund të ishin me të në bord. Brenda bordit të jahtit nuk evidentohet asgjë e pazakonshme, ndërkohë që po hetohet në dy pista atë të vrasjes apo pengmarrjes së biznesmenit turk ose ai mund të jetë hedhur në det për tu larë dhe nuk ka mundur të dalë sërish. Policia e Shtetit po bashkëpunon me Malin e Zi dhe Turqinë për të zbardhur misterin e zhdukjes së tij.

Jahti luksoz i braktisur ne Shengjin on Vidnews.

Jahti rrezikoi mbytjen në Durrës, roja bregdetare shpëton 7 turistë italianë

Roja bregdetare në Durrës ka shpëtuar jetën e 7 turistëve italianë mbrëmjen e të mërkurës. Rreth orëve të vona të mbrëmjes, roja bregdetare ka marrë një alarm SOS nga një jaht me vela, i cili ndodhej rreth 5 milje larg portit të Durrësit.

Jahti kishte pësuar një defekt në motor, për pasojë kishte mbetur në mes të detit. Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë, jahti ka rrezikuar të mbytet, ndërsa në bord ishin 7 turistë italianë.

Drejtuesi i këtij mjeti lundrimi ka dhënë alarmin SOS, duke bërë të mundur ndërhyrjen në kohë të rojes bregdetare në Durrës, të cilët kanë shpëtuar 7 turistët. Jahti është rimorkiuar drejt portit të Durrësit ku dhe është ankoruar.

Fatmirësisht turistët nuk kanë pasur lëndime, veç shetësimeve psikologjike nga rreziku që u kanosje nga mbytja e jahtit.

Kapiteneria e Durrësit shpëton jahtin me 3 austriakë në Adriatik

Kapiteneria e Durrësit ka shpëtuar mbrëmjen e djeshme jahtin me 3 shtetas austriakë në detin Adriatik.

Ata kishin dhënë sinjalin SOS dhe kërkonin ndihmë  ndërsa ndodheshin 3 milje larg brigjeve të Durrësit dhe deti paraqitej mjaft i trazuar për shkak të motit të keq.

Sipas kapitenerisë së Portit të Durrësit, turistët u arritën të shpëtoheshin me sukses falë operacionit të menjëhershëm.

Ishte Drejtoria e Përgjithshme Detare e cila dha lajmin përmes një postimi në Facebook lidhur me operacionin e shpëtimit.

Alarm SOS në Durrës “Po mbytemi”

Një jaht austriak ka dhënë alarmin SOS duke kërkuar ndihmën e rojeve bregdetare në Durrës. Alarmi u dha pas fikjes së motorëve për shkak të motit të keq në zonën e Kallmit.

Rojat bregdetare kanë dhënë ndihmën për 3 personat që gjendeshin në bord dhe ndihmuan në ankorimin e jahtit në portin e Durrësit.

Skip to toolbar