Jahti rrezikoi mbytjen në Durrës, roja bregdetare shpëton 7 turistë italianë

AKTUALITET


Roja bregdetare në Durrës ka shpëtuar jetën e 7 turistëve italianë mbrëmjen e të mërkurës. Rreth orëve të vona të mbrëmjes, roja bregdetare ka marrë një alarm SOS nga një jaht me vela, i cili ndodhej rreth 5 milje larg portit të Durrësit.

Jahti kishte pësuar një defekt në motor, për pasojë kishte mbetur në mes të detit. Për shkak të erës së fortë dhe stuhisë, jahti ka rrezikuar të mbytet, ndërsa në bord ishin 7 turistë italianë.


Drejtuesi i këtij mjeti lundrimi ka dhënë alarmin SOS, duke bërë të mundur ndërhyrjen në kohë të rojes bregdetare në Durrës, të cilët kanë shpëtuar 7 turistët. Jahti është rimorkiuar drejt portit të Durrësit ku dhe është ankoruar.

Fatmirësisht turistët nuk kanë pasur lëndime, veç shetësimeve psikologjike nga rreziku që u kanosje nga mbytja e jahtit.




Skip to toolbar