Japonia, rekord jetëgjatësie, mbi 71 mijë persona, mbi 100 vjeç

Njerëzit që jetojnë mbi 100 vjeç janë të pakët në botë, por jo në Japoni. Ky shtet ka thyer rekordin duke pasur numrin më të lartë të personave që i fryjnë qirinjve të 100 vite jetë mbi tokë.

Në Japoni, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend jetojnë 71,238 njerëz që e kanë kaluar moshën 100 vjeç. 88.1% e këtij grupi përbëhen nga femrat, me një numër që arrin në 62,775, ndërsa meshkujt që kanë kaluar moshën 100, janë 8,463.

Jetëgjatësia për femrat në Japoni është 87.32 vjeç, ndërsa për meshkujt 81.25 vjeç.

Japonezja Kane Tanaka është 116 vjeçe dhe mban rekordin si gruaja më e moshuar në botë, ndërsa burri më i moshuar është Chitetsu Watanabe, 112 vjeç.

Samiti i G20-s: Ujdi për klimën në deklaratë, por pa SHBA

Megjithë grindjen për klimën, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të G20-s kanë rënë dakord për një deklaratë të përbashkët. Kancelarja gjermane e bëri këtë të ditur në Osaka.

SHBA ka pranuar, që në deklaratën e përbashkët shtetet e tjera të G20-s të shprehen për forcimin e angazhimit në mbrojtjen e klimës, tha kancelarja Merkel në Osaka. Do të ketë një “tekst të përafërt” me samitin kaluar të G20-s në Argjentinë. Ashtu si në Buenos Aires, 19 nga 20 shtete të G20-s duan të pranojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, SHBA i mbetet qëndrimit të saj refuzues.

Në deklaratë theksohet, se detyrimet që dalin nga Marrëveshja e Parisit janë “të pakthyeshme”, tha Merkel. Sipas kancelares, në deklaratën e përbashkët përmendet edhe migracioni. Synohet një “bashkëpunim i ngushtë” i vendeve anëtare të G20-s me organizatat e OKB-së për politikën e migracionit. “Në këtë kuptim kemi bërë hapa të mirë përpara”, tha Merkel.

Negociata të ashpra

Më parë ndërmjetësuesit e vendeve të industrializuara dhe në ekspansion kishin negociuar fort për pozicionimin në deklaratën e samitit për klimën. Europianët nuk duan të lejojnë që deklarata e samitit të Osakas të jetë një hap pas duke mos arritur as ujditë e samiteve të mëparshme të G20-s, kanë thënë diplomatët. Ndërmjetësuesit bënë fjalë për “negociata shumë të vështira” gjatë natës. SHBA ka mbrojtur pozicionin e saj shumë të ashpër në çështjet e klimës. Por BE ka qenë unike në qëndrimin e saj, se nuk do të bëjë lëshime për mbrojtjen e klimës.

Sipas të dhënave franceze, SHBA përpiqen të shkëpusin 3-4 vende nga blloku i vendeve të G20-s, për të mos iu mbetur besnik detyrimeve të Marrëveshjes së Klimës në Paris, për të arritur një deklaratë më të dobët në këtë çështje. Fjala është Brazilin, Arabinë Saudite dhe Turqinë. Por europianët duan të paktën të ruajnë standardin e dy samiteve të fundit të G20-s, pra një deklaratë përfundimtare, ku 19 nga 20 vende të G20-s, me përjashtim të SHBA të pranojnë kushtet e Marrëveshjes së Parisit. Ata duan të pengojnë që edhe vende të tjera të G20-s të ndjekin rrugën unilaterale të SHBA.

Në instancën e G20-s bëjnë pjesë vende që së bashku përbëjnë dy të tretat e popullsisë së botës, 80% të produktit të brendshëm bruto dhe tre të katërtat e tregtisë botërore. Krerët e shteteve dhe qeverive të G20-s takohen nga kriza financiare e vitit 2008 një herë në vit në një samit ndërkombëtar./DW/

Sulmon me thikë grupin e nxënësve, 18 të plagosur, 3 të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Japoni ku një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar një grup nxënësish që ishin duke pritur autobusin e shkollës, duke plagosur 18 prej tyre, dy prej të cilëve ndërruan jetë.

BBC raporton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kawasakit, në Japoninë jugore. Viktimat janë një vajzë 12-vjeçare dhe një burrë 39-vjeçar.

Ndërsa i dyshuar është një burrë rreth të 50-ave i cili raportohet të jetë vetëplagosur më pas me thikë në qafë, në tentativë për t’i dhënë fund jetës, e më pas është arrestuar nga policia. Por, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë duke shënuar viktimën e 3-të të sulmit.

Motivet e këtij sulmi mbeten të panjohura. Kjo ngjarje ka ndodhur në një kohë kur Japonia po vizitohet nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit.

Vendim histori, perandori japonez dorëzon fronin

Perandori japonez Akihito ka deklaruar largimin e tij nga froni në një ceremoni historike në Pallatin Perandorak në Tokio. Në fjalimin e tij të fundit publik si perandor, Akihito dorëzoi simbolet e pushtetit dhe falënderoi publikun për mbështetjen e tyre gjatë sundimit të tij 30-vjeçar.

85-vjeçari iu dha leje për të dhënë dorëheqjen nga posti, pasi ndihej i paaftë për të përmbushur rolin e tij për shkak të moshës dhe shëndetit në rënie.

Ai është monarku i parë japonez që kërkon tërheqjen nga posti pas më shumë se 200 vjetësh. Posti do i kalojë djalit të tij të madh, Princi i Kurorës Naruhito, që pritet të bëjë kurorëzimin si Perandori i ri ditën e mërkurë.

Perandori nuk ka fuqi politike, por shërben si një figurë kombëtare.

Skip to toolbar