Koreja e Veriut sulmon Joe Biden: Qen i tërbuar, duhet goditur për vdekje

Reklama e fushatës elektorale të Joe Biden ku sulmon politikën e jashtme të Trump se po afron diktatorët dhe tiranët si Kim Jong Un dhe po largon aleatët, ka sjellë reagimin e ashpër të shtetit komunist, Koresë së Veriut.

Agjencia e lajmeve të vendit komunist shkruajnë se Joe Biden është “një qen të tërbuar që duhet të goditet për vdekje me shkop”.

“Qentë e tërbuar sikurse Biden mund të lëndojnë shumë persona nëse lejohen të vrapojnë… Ata duhet të goditen me shkopinj për vdekje. Kjo gjë do të jetë edhe në përtim të SHBA-së”, ka thënë kjo agjenci. Biden ka treguar se ka shenja të sëmundjeve mendore. Duket se ka ardhur koha që ai të largohet nga jeta”, thuhet ndër të tjera nga agjencia e lajmeve të Koresë së Veriut.

Joe Biden aktualisht është duke garuar për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në SHBA më 2020. Ndërsa në një sport gjatë fushatës cilësonte takimin e Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, si “takim me një tiran”.

SHBA, java e debatit presidencial të demokratëve, kryeson Joe Biden

Këtë javë në Detroit zhvillohet debati i dytë i kandidatëve demokratë për president. Analistët presin një përballje të ashpër mes garuesve. Të martën, në skenë do të jenë kandidatët Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren, ndërsa ish nënpresidenti Joe Biden do të debatojë të mërkurën, dhe pritet që ai të përpiqet të shmangë sa më shumë sulmet nga garuesit e tjerë.

Ish nën presidenti Biden kryeson qartë në anketa, por është megjithatë në rënie. Zoti Biden, bashkë me kandidatë të tjerë, vizituan javën që shkoi grupe afrikano-amerikane për të drejtat e njeriut.

Në qendër të vëmendjes ishin komentet e Presidentit Donald Trump kundër katër ligjvënëseve me ngjyrë, që demokratët i quajnë komente raciste.

Gara presidenciale e demokratëve u ashpërsua në qershor, kur senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, pyeti zotin Biden për të kaluarën e tij.

Goditje të ngjashme duhet të presim edhe në debatin që po vjen, thotë një analist për Zërin e Amerikës.

“Ky mund të jetë shansi i fundit për shumicën e 20 kandidatëve. Mënyra për ta bërë këtë është të jenë më agresiv dhe të sulmojnë ata që ajnë në krye të anketave”, thotë Aaron Kall në Universitetin e Miçiganit.

Zoti Biden është sulmuar edhe për mbështjeten që i kishte dhënë në vitin 1994 një projektligji për krimet, i cili sipas senatores Harris çoi në burgosje masive të pakicave.

Po këtë pyetje pritet ta rishtrojë senatori nga Nju Xhersi, Cory Booker. Por, një tjetër analist thotë se votuesit preferojnë të dëgjojnë për çështje ekonomie.

“Mendoj se duhet të fokusohen në çështje si sigurimet shëndetësore, edukimi ose punësimi”, thotë Michael Traugott nga Universiteti i Miçiganit.

Senatori nga Vermonti, Bernie Sanders, i cili radhitet i dyti në sondazhe, me vështirësi po udhëheq në anketa ndaj rivales Elizabet Warren, senatore nga shteti Masaçusets.

“Na duhet një fushatë që i jep energji dhe e gjallëron popullin amerikan”, tha senatori Sanders, kandidat demokrat për president.

Debati u ofron mundësi kandidatëve të flasin drejtpërdrejt me votuesin, gjë që ata do ta bëjnë në muajt e ardhshëm në tubime të vogla kudo në Shtetet e Bashkuara./VOA/

Joe Biden kryeson sondazhet për president. Lajmin e jep kompania e preferuar e Trump

Demokrati Joe Biden kryeson në sondazhet paraprake për zgjedhjet e presidentit të ardhshëm. Këtë e ka konfirmuara vetë kompania e preferuara e sondazheve të presidentit Trump. Në rezultatet e saj ajo ka nxjerr se kandidati kryesor i demokratëve për President i ardhshëm i SHBA-ve, ish-nënpresident Joe Biden, është më lartë në renditje.

Sondazhi i kompanisë Rasmussen ka arritur në përfundimin se 48 % e votuesve kanë përkrahur Joe Biden, ndërsa presidenti Trump ka vetëm 44 % të përkrahjes së votuesve amerikanë.

“Joe Biden është ende demokrati më i suksesshëm në një takim hipotetik në 2020 me Presidentin Trump”, cilësojnë autorët e sondazhit, i cili u zhvilluar ditën e premte.

Edhe disa muaj më parë sondazhet e Rasmussen kanë treguar se në një garë hipotetike për president Biden-Trump,  Biden ka 49 % të përkrahjes dhe Trump vetëm 44 % , pothuajse identike me sondazhin e së premtes.

Biden është duke u përballur me konkurrencë në rritje nga kandidatët e tjerë demokrat për president, por sipas sondazheve ai vijon të jetë kandidatura më e suksesshme.

Kompania Rasmussen është një nga të preferuarat dhe më të besuarat e Trump, pasi në 2018 ai ka shpërndarë sondazhet e saj plot 11 herë duke e falënderuar për votimin e ndershëm. Një analizë CNN zbuloi se sondazhi përfundimtar i përgjithshëm i votimit e kompanisë Rasmussen ishte më pak i sakti nga 32 sondazhet e kryera në 2018.

Joe Biden shpall kandidaturën për postin e Presidentit të SHBA

Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht se do të kandidojë për postin e Presidentit të SHBA-së në zgjedhjet e vitit 2020.

Ai e ka bërë njoftimin përmes një video të veçantë të postuar në faqen e tij zyrtare në Twitter, teksa deklaron se jemi në betejë për shpirtin e këtij kombi.

“Nëse i japim Donald Trump 8 vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe rrënjësisht karakterin e këtij kombi. Nuk mund të rri e të shohë se çfarë po ndodh”, shprehet ai, ndërsa thotë se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikane është në rrezik”.

Joe Biden është 76 vjeç dhe është në listën e 20 demokratëve të tjerë që kanë shpallur kandidaturën për president.

Në mesin e demokratëve, Biden ka përvojë ndërkombëtare, pasi më parë ka mbajtur postin e zëvendës presidentin të SHBA-së në kohën e Obamës. Ai është një ndër personalitetet më të njohura në politikën e Shteteve të Bashkuara.

CNN e ka të sigurt: Joe Biden do të kandidojë për president

Javën e ardhshme Joe Biden do të shpallë kandidaturën e tij për postin e presidentit të SHBA-së. Lajmin fillimisht e ka dhënë gjiganti mediatik CNN dhe më pas është shpërndarë edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare.

Formati dhe data e e zyrtarizimit të tij janë ende të paditura, por ekipi i Biden ka muaj që po përgatit terrenin.

Greg Schultz, njeriu që udhëheq fushatën e Biden u shpreh se çdo gjë po shkon sipas planit. Për Biden kjo do të jetë hera e tretë që kandidon për president. Ai ka garuar edhe në vitin 1988 dhe 2008, por pa sukses.

Skip to toolbar