Jonida Vokshi drejt altarit. Të gjithë ia njohim burrin

Jonida Vokshi ka qenë e ftuar në “Xing me Ermalin” ku edhe ka dhënë lajmin e bukur. Në vjeshtë pritet të veshë fustanin e bardhë dhe të bëjë betimin e martesës.

Jonida na tregoi të gjithëve se jo vetëm që është shumë e dashuruar, por ka treguar edhe kush është ai që i ka rrëmbyer zemrën dhe që shumë shpejt do të kurorëzojnë dashurinë me martesë. Jonida u shpreh se partneri i saj është Besnik Krapi dhe se bashkë janë njohur gjatë xhirimeve të “O sa mirë”, pasi ai ishte pjesë e kastit, si producent dhe aktor. Mes tyre pati menjëherë një shkëndijë dhe ishte dashuri me shikim të parë, që siç duket së shpejti do të kurorëzohet në martesë. Sa bukur për të dy!

Skip to toolbar