Elbasani dhe Veleçiku vijojnë në Kategorinë I. Shkumbini ka një shans

Elbasani ka arritur të sigurojë mbijetesën në Kategorinë e Parë, pasi ka mundur në ndeshjen fianle të Play-Off ekipin e Luzit me rezultatin 3-0.

Ndeshj e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” nuk ka pasur shumë histori, pasi ekipi elbasanas ka dominuar ndeshjen.

Megjithatë, Luzi që synonte ngjitjen në Kategorinë e Parë, ka bërë rezistencë për 45 minuta, ndërsa Elbasani ka shënuar golin e avantazhit me Jaupin.

Pas pushimit Elbasani ka realizuar dhe dy herë të tjera me Micin në minutën e 65`, ndërsa Ferhati ka trefishuar dhe vulosur shifrat në 3-0 në minutën e 92`.

Kështu Elbasani vijon sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë së bashku me Veleçikun që mundi me erezultatin 1-0 Shkuminin në ndeshjen tjetër të Play-Off.

Megjithatë, skuadra peqinase ka ende një shans për tu njgitur në Kategorinë e Parë, pasi do të përballet me Luzin si ekipet humbëse të dy finaleve Play-Off.

Kështu, një nga këto dy ekipe do të ngjitet në Kategorinë e Parë, duke i liruar vendin Kamzës, e cila zbret në Kategorinë e Dytë pasi u përjashtua këtë sezon nga Superliga.

Mund Vllazninë në finale, Bylis kampion i Kategorisë së Parë

Pas një sezoni të shkëlqyer në Grupin B të Kategorisë së Parë, duke arritur të sigurojë rikthimin në Superligë për sezonin e ardhshëm, skuadra e Bylis ka fituar finalen e madhe ndaj Vllaznisë, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Parë.

Ndeshja e luajtur gjatë ditës së sotme në Durrës ka përfunduar 3-1 për mallakastriotët, të cilët kanë dhënë sinjale të forta se rikthimi në Superligë nuk do të jetë thjesht për shëtitje.

Ndeshja finale e Kategorisë së Parë u luajt në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Ishte skuadra e Vllaznisë ajo që kaloi e para në avantazh me Ignat në minutën e 17` të sfidës.

Ky rezultat u ruajt nga veriorët deri në fund të pjesës së parë. Pas pushimit ishte skuadra ballshiote që mori frenat e lojës në dorë.

Golin e barazimit Bylis e ka shënuar në minutën e 48` nga Antoni, dhe më pas Bajramaj e Ujka në minutat 61` dhe 83` përkatësisht, i dhanë fitoren e kampionit ekipit të tyre.

Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar zv.Presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri sëbashku me anëtarin e Komitetit Ekzekutiv, Enkelejd Alibeaj.

Mbijetesa e rënia në Kategorinë I. Vendosen ndeshjet e Play-Off

Bylis dhe Vllaznia janë dy ekipet që ngjiten në Superligë, teksa mbetet ende për tu përacktuar skuadra që zbret nga Superliga. Ndërkohë, ekipet që luftojnë për mbijetesë në Kategorinë e Parë dhe ato që synojnë të ngjiten nga e dyta janë katër.

Kështu, pas ndeshjeve të fundit të kampionatit, Elbasani dhe Veleçiku janë dy skuadrat e Grupit A dhe B, që do të zhvillojnë një ndeshje Play-off me Luzin dhe Shkumbinin, dy ekipet e renditura në vendin e dytë në Kategorinë e Dytë dhe që synojnë të ngjiten në të parën.

Gjatë ditës së sotme, sipas një njoftimi të FSHF-së, është përcaktuar data, oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen dy ndeshjet finale të paly-off për të përcaktuar dhe dy ekipet që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i FSHF-së: Pas përfundimit të sezonit 2018-2019, janë zyrtarizuar edhe datat e oraret e finaleve play-off mes skuadrave nga Kategoria e Parë dhe të Kategorisë së Dytë. Këto dy takime do të përcaktojnë edhe dy skuadrat që do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.

Veleçiku dhe Elbasani, që u renditën të parafundit në grupet përkatëse në Kategorinë e Parë, do të luajnë një ndeshje shtesë, përkatësisht kundër Shkumbinit dhe Luzit 2008.

PLAY-OFF

E premte, 24.05.2016, ora 16.00

Veleciku – Shkumbini (stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak)

Elbasani – Luzi 2008 (stadiumi “Adush Muça”, Ballsh)

Finalja e Kategorisë së Parë, Bylis-Vllaznia luhet në Durrës!

Vllaznia dhe Bylis janë dy ekipet që ngjiten në Kategorinë Superiore, pasi fituan grupet përkatëse në Kategorinë e Parë. Të dyja ekipet kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm duke dhuruar spektakël dhe emocione në të parën.

Megjithatë, ende nuk është mbyllur gjithçka. Të dyja skuadrat do të luajnë dhe një ndeshje mes tyre, për trofeun e Kategorisë së Parë. Sipas një postimi të publikuar në faqen zyrtare të klubit mallakastriot, finalja do të luhet të enjten në “Niko Dovana” në Durrës.

Bylis u bën thirrje tifozëve të saj t’a mbështesin ekipin në ndeshjen finale ndaj Vallaznisë, për të rrëmbyer dhe trofeun e Kategorisë së Parë. Kupa shoqërohet dhe me një shpërblim financiar për klubin fitues, që jepet nga FSHF-ja dhe ka vlerën e 30 milionë lekëve.

Skip to toolbar