Një tjetër fëmijë i shtohet klanit Kardashian

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të katërt përmes një nëne surrogate. Ishte vetë Kim që dha njoftimin përmes një postimi në Twitter ku shkruante se “ai ishte perfekt dhe ngjasonte shumë më vajzën e vogël të çiftit Chicago”

Kim dhe Kanye kanë edhe tre fëmijë të tjerë së bashku vajza North, 5 vjeç, djali Saint, 3 vjeç dhe vajza Chicago, 15 muaj.

Nuk dihet ende emri që do t’i vendosin djalit të tyre të porsalindur, por kjo do të jetë një tjetër enigmë dhe parashikime për fansat e tyre në internet. Kim shquhet për t’u vendosur fëmijëve emra aspak të zakonshëm dhe me shumë mundësi edhe ky do të jetë i tillë.

Kim hap dyert dhe na tregon supervilën e saj

Në një intervistë për revistën “Vogue” Kim Kardashian ka zbuluar para kamerave se si duket vila e saj, që dikur i përkiste vajzës së Elvis Presleyt, Lisa Maria. Por më pas vila në fjalë është rikonstruktuar dy herë dhe kostoja për to ka qenë, jo pak, por 40 milionë dollarë.

Ndoshta e kishit imagjinuar ndryshe, por shtëpia e Kim përveçse është e madhe është mjaft e thjeshtë.

Gjithçka është e bardhë, por ama mungojnë shumë aksesorë. Madje në një nga dhomat e gjymit nuk ka as drita.

Gjithçka është e bardhë dhe çdo dhomë duket si një muze e artit modern.

https://www.youtube.com/watch?v=QaZ93sibpk0

Skip to toolbar