Lala: Sistemi është i korruptuar, Ngjela: S’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Hetimi dhe vendosja e drejtësisë për çështjen e 21 janarit ka krijuar debat në emisionin “Real Story” në News 24 mes gazetares Klodiana Lala dhe avokatit Spartak Ngjela. Avokati Ngjela tha se çështja e 21 janarit mund të rihapet për shkak se këtë e përcakton ligji i ri, i cili ka ndryshuar pasi dikur Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar dhe se ishte prokurori i përgjithshëm, në rastin për mbylljen e dosjes së 21 janarit, Adriatik Llalla i cili mund të bënte çdo gjë dhe si përfundim doli njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

Ndërsa gazetarja Lala u shpreh skeptike se kjo çështje do të hapej dhe diskutohej nga SPAK.

Pjesë nga debati:

Spartak Ngjela: Mos u pajto me logjikën time

Klodiana Lala: Pa diskutim që sistemi është i korruptuar por jo të gjithë gjyqtarët dhe juristët janë të korruptuar

Sparak Ngjela: Nuk mund t’i përgjigjem psikozës popullore me profesion

Klodiana Lala: Si mund të hapet çështja

Spartak Ngjela: Është ligji i ri i hap të gjitha çështjet. Por harroni një gjë, Prokuroria e Përgjithshme ka qenë e centralizuar. Ku e keni Llallën. Ka qenë më i korruptuari i Shqipërisë. Ndalonte çdo hetim ja garantonte ligji. Lëreni shtetin të punojë. Prokurori i Përgjithshëm mund të bënte çdo gjë.

Klodiana Lala: Të dhënat e serverit janë diku. Por nëse nuk i shkojnë Prokurorisë ç ‘vlerë ka. Uroj që të jetë e vërtetë ajo çfarë deklaroni që SPAK e ka serverin. I bie që të gjitha dosjet, për shembull Aldo Bare me logjikën e Ngjelës duhet t’i rihapet dosja.

Spartak Ngjela: Vetëm korrupsioni i lartë, që të shkojnë deputetët dhe gjithë ministrat por s’kemi ligjin për këtë. S’më besoni që ligji është kështu?

9 vite pas 21 janarit, Lala: SPAK nuk mund të bëjë drejtësi për ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh skeptike nëse do të vendosej ndonjëherë drejtësi për ngjarjen e 21 janarit 201, ku u vranë 4 protestues. Lala tha se SPAK nuk ka për ta zbardhur këtë ngjarje, pasi gjyqtarët që janë marrë me këtë çështje janë siguruar që të “groposin” çdo provë.  Këto deklarata Lala i bëri në studion e emisionit “Real Story” nga Sokola Balla në News 24, ku po diskutohet lidhur me situatën 9 vite pas 21 janarit ku drejtësia është e munguar dhe e vonuar për këtë çështje.

”Unë jam marrë me gjithë ngjarjen 21 janarit prej asaj dite dhe gjithë procesin gjyqësor. Nëse flasim për pandëshkueshmëri, 21 janari është tipik. Se si politika ushtroi gjithë ndikimin e vet për të groposur ngjarjen. E kam ndjekur me interes deri në Gjykatën e Lartë, dhe e kam shumë pikëpyetje. Po flas për të dyja, dhe për përgjimin dhe për vrasjet. Video përgjimi është histori tjetër që derivoi nga video- përgjimi dhe pas kësaj derivoi nisi për shkak të video- përgjimit të Ilir Metës me Dritan Priftin. U tha që kishte një demonstratë dhe ambasada e SHBA 20- 25 minuta para paralajmëroi për perimetrin rreth kryeministrisë kishte dyshime që do të kishte akte dhune.

Nga njëra anë ishte Berisha që donte me çdo kusht që të mbante pushtetin, dhe Rama që donte të merrte pushtetin. Për sa kohë nuk ka një hetim të thelluar kam të drejtë të ngre dyshimet. Nuk di kush e ka dhënë urdhrin nga hetimet se kush nga Garda dha lejen për të qëlluar. Çfarë ndodhi me serverin e qeverisë. Një punonjës i kryeministrisë fshiu serverin. Nëse këto pamje ekzistojnë është një nga provat e pakta për atë ngjarje.

Në këtë kuptim kemi të drejtë të dyshojmë, dhe që dyshoj se do të bëhet drejtësi. Edhe qytetarët që kanë pritshmëri tek SPAK, por nuk besoj që SPAK mund të bëjë drejtësi për 21 janarin. Do uroja të jem e gabuar, por në sistemin e drejtësisë gjyqtarët veç kanë devijuar por dhe t’i varrosin këto çështje të këtyre niveleve” tha Lala.

Klodiana Lala: Xhaferllari kandidoi si juriste

Gazetarja Klodiana Lala sqaroi se si Marsida Xhaferllari u gjend në listat e KED për Gjykatën Kushtetuese. Në emisionin “Real Story” Lala tha se Xhaferllari ka humbur statusin e gjyqtares dhe se kandidimi i saj në Gjykatën Kushtetuese ishte nga radha e juristëve të spikatur. Lala tha se Xhaferllai u fut në lista duke kaluar filtrin e KED.

“Shqipëria ka magjistratë dhe jurist shumë të zotët, por kandidaturat kanë qenë të pakta. Secila nga zonjat e zgjedhura meritojnë të jenë aty, por ato po mbajnë presionin e politikës. KED ka vepruar tërësisht me dyer të mbyllura dhe opinioni nuk ka asnjë informacion mbi atë që ka ndodhur me përzgjedhjen e kandidaturave. Xhaferllari i ka mbaruar statusi i gjyqtares dhe për këtë ka kandiduar me statusin e juristit të spikatur. Në këtë mënyrë ajo ka kaluar filtrat e KED” tha Lala.

Megjithatë Lala kritikoi Presidentin për përzgjedhjen e anëtarit të parë për Gjykatën Kushtetuese, prokurorin Besnik Muçi, pasi ai nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, tha Lala.

Atentati ndaj prokurorit, syzet tradhtuan dhe i vunë prangat Redjan Rrajes

I arrestuari, si një ndër të dyshuarit për atentatin mafioz të kryer ndaj prokurorit Arjan Ndoja, u zbulua nga policia nga një palë syze. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News 24 se një palë syze të gjetura në automjetin e braktisur nga autorët në një fshat të Ishmit.

Lala tha se ndalimi i Redjan Rrajas u bë gjatë kohës që ai ishte nisur në drejtim të Hanit të Hotit, të dielën në mbrëmje. Gjatë dëshmisë së tij në prokurori, Lala tha se Rraja ka pranuar se syzet ishin të tij, por se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Redjan Rraja ka qenë i shoqëruar nga policia që të dielën në mbrëmje. Ai u arrestua gjatë kohës që po udhëtonte në drejtim të Hanit të Hotit, për të cilin tha se ishte një udhëtim i planifikuar. Një palë syze të gjetura në makinën e braktisur, kanë pasur shenjat e gishtave të tij. I gjendur para provës, ai ka pranuar se syzet ishin të tijat, por ka mohuar që të kishte lidhje me ngjarjen ku u plagosën prokurori Ndoja dhe Pëllumb Muharremi. Sipas prokuroreve Rraja nuk ka vepruar për llogari të tij, por për llogari të grupeve kriminale në qytetin e Durrësit, për çështje që kanë të bëjnë me pronat në bregdet.” tha Lala

Takimi me prokurorin Ndoja, Lala: Pash një njeri të dëshpëruar

“Pash një njeri të dëshpëruar dhe me mllef që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët” kjo ishte deklarata e gazetares Klodiana Lala në “Real Story” në News 24, kur foli për takimin që kishte pasur me prokurorin e plagosur Arjan Ndoja. Lala tha se arriti ta takonte prokurorin, pas dijeninë e policisë, dhe parti një bisedë të shkurtër me të

Pash një njeri të dëshpëruar. I shpëtova policisë, i rrëshqita nga duart. Përtej dëshpërimit pashë mllefin e njeriu që nuk e pranonte dot që kishin dalë fjalët. Më tha që nuk kam investuar për këtë. Unë kam investuar për një karrierë tjetër, por jam këtu. Do flas për këtë në një moment të dytë.” tha Lala

Gazetarja Lala tha se hetimet dhe deklaratat e dëshmitarëve flasin se me shumë mundësi target e atentatit ishte Rrumi, duke cituar edhe një deklaratë të shoferit të tij, i cili ndiqte nga pas makinën e prokurorit. Sipas Lalës, shoferi i makinës së “Rrumit” e kishte kuptuar se po ndiqeshin, por fillimisht kishte menduar se mos drejtuesi po merrej me celularin. Lala tha se shoferi në njëfarë mënyrë shprehet se atentati nuk ka qenë ndaj prokurorit.

Gjasat dhe hetimet flasin se Rrumi ka qenë shënjestra. Rrumi ishte njeri që ruhej. Shoferi në një farë mënyre koncepton dhe pranon se trageti nuk ishte prokurori. Shoferi tha se e kishte parë makinë që i ndiqte, por mendoi se po merrej me celularin. E kuptoi që po e ndiqnin kur nuk iu përgjigj me dritat. Ata janë shpëtuar nga fati, pasi sulmi ka qenë jashtëzakonisht i ashpër. Nëse makina nuk do të kishte përfunduar në kanal në atë pozicion, atëherë ato nuk do ishin gjallë tani. Aq shumë është ashpërsuar krimi sa nuk ka pyetur fare se ka qenë makina e një prokurori” tha Lala

Dosja e pronave, Lala: Nëse hetohet, prek politikën në nivele të larta

Gazetarja e News 24, bëri një deklaratë të fortë në “Real Story”, duke u shprehur se nëse SPAK do të hetojë atentatin e prokurorit Arjan Ndoja, do të hapet “Kutia e Pandorës”. Sipas saj, ngjarja e Durrësit ka trembur politikanë të niveleve të larta, të cilët kanë përfituar prona në bregdetin e Durrësit.

“Nëse SPAK do e hetojë këtë ngjarje, unë besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do ndëshkohen deri në majat e politikës. Përfitues të këtyre pronave që ka përfituar ky personazhi, janë prona që kanë kaluar në duar të dyta e të treta, ka vila të ndërtuara, ka biznesmenë, politikanë, ka resorte që janë duke u ndërtuar atje. Hapja e kësaj “Kutie të Pandorës”, realisht po tremb politikën dhe biznesin në këtë vend. Kam parë një lloj reaksioni. Nën zë njerëzit më kanë thënë; mirë bëri që ndodhi kjo ngjarje, se na kanë rrahur dhe na kanë marë pronat”, tha gazetarja.

Sipas saj, nëse do të ketë një prokuror që do të hetojë deri në fund këtë dosje, do të ketë dënime në nivele të larta. “Nëse do ketë një prokuror që do e çoj deri në fund, mendoj se të ndëshkuarit do jenë në nivele shumë të larta. Nuk bëhet fjalë për këtë qeveri apo atë të shkuarën, por për 29 vite. Kjo nuk është vetëm histori e Durrësit, por e gjithë bregdetit. Ata kriminel që japin para për fushatat, çfarë presin të nesërmen, presin benefite nga pushteti. Ky i famshmi ka vëllain drejtor të postës së Durrësit. Është vjedhur posta e prokurisë, është vjedhur pikërisht për një nga këto dosjet”, tha ndër të tjera Klodiana Lala.

Këtë mendim e përforcoi gazetari Alfred Peza, i cili shkoi më tej, duke shtuar se dalja nga sistemi e opiztës ishte për të bllokuar reformën në drejtësi. “Trembja e politikës kishte lidhje me atë që ndodhi para 30 qershorit. Dalja nga sistemi ishte për bllokimin e sistemit të drejtësisë. Ishte zyrtari i DASH, që erdhi që ofroi garanci për ngritjen e SPAK. Një nga kushtet që ka vendosur SHBA për klasën politike në Shqipëri, është mbështetja pa kushte e reformës në drejtësi. Deri tani nuk e kemi. Mungesa e mbështetjes tregon frikën e politikës ndaj reformës në drejtësi. Por e kanë të kotë, brenda këtij muaji ngrihet SPAK dhe institucionet e tjera”, tha Peza./Realstory.al/

“Rrumi”, Lala: Drekon me policë e prokurorë

Gazetarja Klodiana Lala bëri deklarata të forta ku akuzoi Aleksandër Lahon i njohur si “Rrumi”, se kishte lidhje me policë e prokurorë që i kanë pastruar dosjet e tij. Rrumi ishte një nga të plagosurit me precedent penal, gjatë atentatit të makinës së prokurorit Arjan Ndoja te mbikalimi i Shkozetit. Nga studio e emisionit ‘Real Story”, gazetarja u shprehur mjaft e irrituar duke akuzuar sistemin që nuk i dënon apo heton personazhe të tillë, por ato janë përdor në të gjitha ngjyrimet politike. Lala tha se kjo çështje shkon përtej një emri si “Rrumi” apo Ndoja, pasi për të problemi është sistemi.

 “Kur një polic, një kriminel dhe një prokurorë rrinë bashkë, shteti ka rënë. Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai ka lidhje të forta me policisë ku mund të ketë fshirë të gjitha provat që e implikonin. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe një në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 %  të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ky emër ka qenë në të gjitha ngjyrimet politike. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat. problemi qëndron te sistemi, pasi këto persona kanë qëndruar në të gjitha ngjyrimet politike në gjithë këto vite.”, tha Lala.

Në debat ndërhyri dhe gazetari Basir Çollaku, i cili tha se këto njerëz merren vesh që janë të rrezikshëm vetëm kur kërcet plumbi dhe jo më herët.

Mua më bën përshtypje se kur kërcet kallashnikovi marrim vesh se ‘Rrumi’, ‘Luli’ dhe të tjerë..qenkan të hatashëm. Vetëm atë ditë që kërcet plumbi. Nga drejtësia dhe politika marrin vesh se janë të rrezikshëm. Po çfarë bëjnë këta njerëz jashtë? Pse u bënë të këqij sot dhe janë të mirë ditën e votimeve? Ça i bën bashkë dhe i ndan këta njerëz? I ndan vota, biznesi i përbashkët? A është hetuar nga prokurorë? Me kë e kanë këta persona pasurinë? Nga i kanë marrë paratë?”, tha Callaku. / Real Story

“Atentati nuk u çua deri në fund, u bllokua arma”, detajet e atentatit ndaj prokurorit

Atentati me kallashnikov që ndodhi ndaj makinës së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, mund të kishte shënjestër edhe personin me precedent penal që po udhëtonte me të në makinë, Aleksandër Laho ose i njohur me nofkën “Rrumi”. Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “Real Story” se fakti që ato mbetën të plagosur ndodhi pasi arma u bllokua dhe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Lala dha detaje të reja në lidhe me ngjarjen ku kanë qenë dy makina që udhëtonin, një makina ku ishte prokurori Ndoja dhe pas saj si eskortë ishte edhe makina e “Rrumit”.  Lala sqaroi se fillimisht hetimi u fokusua ndaj prokurorit Ndoja, por më pas duke p[arë dinamkën e ngjarjes dhe anën me të cilën u qëllua me armë shënjestër e sulmit mund të ketë qenë edhe Aleksandër Laho.

“Ngjarja fillimisht u hetuar si sulm për shkak të detyrës nga prokurori Arjan DNoja, por kur u zbulua se në makinë ishte edhe “Rrumi” atëherë dyshimet për hetime devijuan në drejtim të tij. Takimi mes Ndojës dhe “Rrumit” ka qenë rastësor dhe këtë e konfirmojnë tabulatet telefonike. Kur u nisën ka qenë dy makinë si eskortë, një e prokurorit Ndoja dhe pas saj ajo e Rrumit. Prokurori ishte në vend të parë, ndërsa “Rrumi” nga pas. Automjeti që u gjet i djegur i ka ndjekur për 1 km. Atentati mund të ketë qenë drejt Lahos, pasi autorët kanë sulmuar duke parakaluarnë anë të kundër në drejtim të tij. Në mjetin e padjegur  u gjet një armë e bllokuar. Kjo tregon se spe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Deri më tani janë 5 persona të shoqëruar 2 nga Fushe-Kruja dhe 3 nga zona e Durrësit. Ka qenë i shoqëruar dhe Plarent Dervishi, por me pas është lënë i lirë, pasi ka pasur një alibi të fortë. Në dy maska janë gjetur gjurmë pështyme, që do të lehtësoj gjetjen e autorëve.” tha Klodiana Lala. /Real Story

Lala: Prela ndikoi te hetimi i “Toyota Yaris”

Gazetarja Klodiana Lala në lidhje direkte për emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, deklaroi se Donika Prela shkeli ligjin me udhëzimin për të dërguar në gjykatë dosjen “Toyota Yaris”. Sipas gazetares, prokurorja Prela tejkaloi kompetencat duke ndikuar në hetimin e kësaj dosje. “Prokuroria e pranon vetë se nuk e di se kush janë pastruesit e parave. Ky udhëzim është urdhër, sepse jepet urdhër që çështja të shkojë në gjyq para datës 24 shtator. Zonja Prela ka vepruar kundër asaj që thotë ligji, më kanë thënë ish-prokurorë e njerëz që njohin ligjet”, tha Klodiana Lala.

Më tej, sipas saj, Donika Prela mund të nxirrte një udhëzim vetëm për të kërkuar shpejtim të hetimeve, ndërsa me udhëzimin për të çuar dosjen ne gjykatë, sipas Klodiana Lalës, Donika Prela, ndikoi në ecurinë e hetimeve.

“Zonja Prela do të ishte në rregull me ligjet nëse do kërkonte shpejtim kur ka mangësi. Prela ka diktuar mënyrën si kanë ecur hetimet. Me reformën në drejtësi, prokurorët duhet të punojë në mënyrë të pavarur. Me garanci dhe përgjegjësi maksimale iu konfirmoj se sot ka pasur debat të fortë në Prokurori të Krimeve të Rënda për këtë çështje. Prela në njëfarë mënyre ka pranuar gabimin që ka bërë. Vetëm prokurorët mund të çojnë çështjen në gjyq dhe jo drejtuesit e Prokurorisë. Akoma veprohet me mendësinë e vjetër. Dosja zyrtarisht ka mbërritr te Krimet e Rënda me firmë të Prelës”, u shpreh gazetarja.

Koldiana Lala solli në kujtesë, për analogji me rastin në fjalë, hetimet për dosjen e financimeve ruse të Partisë Demokratike. “Nëse ju kujtohet çështja e parave ruse, është akuzë zyrtare ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, por çështja nuk ka shkuar në gjyq. Në rastin konkret ka cenuar haptazi punën e prokurorëve”, tha gazetarja Klodiana Lala. Megjithatë, në një reagim të bërë gjatë ditës së martë, Donika Prela u shpreh se “nuk kishte detyruar” mbylljen e hetimeve të kësaj dosje. Sipas drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, udhëzimin në një formë të tillë, ia lejon ligji.

Skip to toolbar