“Atentati nuk u çua deri në fund, u bllokua arma”, detajet e atentatit ndaj prokurorit

AKTUALITET


Atentati me kallashnikov që ndodhi ndaj makinës së prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, mund të kishte shënjestër edhe personin me precedent penal që po udhëtonte me të në makinë, Aleksandër Laho ose i njohur me nofkën “Rrumi”. Gazetarja Klodiana Lala tha në studion e “Real Story” se fakti që ato mbetën të plagosur ndodhi pasi arma u bllokua dhe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Lala dha detaje të reja në lidhe me ngjarjen ku kanë qenë dy makina që udhëtonin, një makina ku ishte prokurori Ndoja dhe pas saj si eskortë ishte edhe makina e “Rrumit”.  Lala sqaroi se fillimisht hetimi u fokusua ndaj prokurorit Ndoja, por më pas duke p[arë dinamkën e ngjarjes dhe anën me të cilën u qëllua me armë shënjestër e sulmit mund të ketë qenë edhe Aleksandër Laho.

“Ngjarja fillimisht u hetuar si sulm për shkak të detyrës nga prokurori Arjan DNoja, por kur u zbulua se në makinë ishte edhe “Rrumi” atëherë dyshimet për hetime devijuan në drejtim të tij. Takimi mes Ndojës dhe “Rrumit” ka qenë rastësor dhe këtë e konfirmojnë tabulatet telefonike. Kur u nisën ka qenë dy makinë si eskortë, një e prokurorit Ndoja dhe pas saj ajo e Rrumit. Prokurori ishte në vend të parë, ndërsa “Rrumi” nga pas. Automjeti që u gjet i djegur i ka ndjekur për 1 km. Atentati mund të ketë qenë drejt Lahos, pasi autorët kanë sulmuar duke parakaluarnë anë të kundër në drejtim të tij. Në mjetin e padjegur  u gjet një armë e bllokuar. Kjo tregon se spe autorët nuk e çuan deri në fund atentatin. Deri më tani janë 5 persona të shoqëruar 2 nga Fushe-Kruja dhe 3 nga zona e Durrësit. Ka qenë i shoqëruar dhe Plarent Dervishi, por me pas është lënë i lirë, pasi ka pasur një alibi të fortë. Në dy maska janë gjetur gjurmë pështyme, që do të lehtësoj gjetjen e autorëve.” tha Klodiana Lala. /Real Story





Skip to toolbar