Ngjarjet kriminale/ Policia, Shqiponjat e RENEA në terren, sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri

“Kokainë, kanabis dhe armë zjarri, si dhe ka arrestuar 9 persona dhe shpallur në kërkim 5 të tjerë” është ky bilanci i operacionit të ndërmarrë nga Policia e Shtetit, forcat Shqiponja, RENEA dhe FNSH, të cilët kanë zbritur në terren në disa qytete të vendit.

Plani i masave ndërmerret me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Njoftimi i policisë:

Plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, personave që mbajnë armë pa leje, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj.

Në zbatim të planit operacional janë angazhuar të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, forca e posaçme “Shqiponjat”, FNSH-ja, RENEA dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në të gjithë vendin, prej orës 18:00 të ditës së djeshme janë ngritur 69 pika kontrolli në akset rrugore nacionale, në brendësi të qyteteve dhe në akset kryesore rurale.

Janë ushtruar kontrolle në dhjetëra mjete, banesa, lokale dhe ambiente të ndryshme.

Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe tri armë zjarri.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.

Si rezultat i kontrolleve, në qarkun e Tiranës është kapur një person në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Në qarkun e Fierit është arrestuar në flagrancë S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Është proceduar penalisht XH. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në qarkun e Durrësit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. M., pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik (armë e ftohtë). Është proceduar penalisht shtetasi K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Në qarkun e Beratit është arrestuar në flagrancë shtetasi D. T., pasi iu gjetën disa doza me kokainë dhe cannabis sativa. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H. dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Është kapur dhe ndaluar shtetasi L. V., i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”. Është arrestuar në flagrancë shtetasi K. K., pasi ka qenë me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrollit u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal. Është proceduar penalisht shtetasi E. H., pasi gjatë kontrollit iu gjet një dorezë boksi.

Në qarkun e Vlorës është arrestuar në flagrancë shtetasi A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe 22 fishekë. Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në qarkun e Korçës është arrestuar në flagrancë shtetasi K. Sh., pronar i një lokali, pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Në qarkun e Lezhës është arrestuar në flagrancë shtetasi P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga aktiviteti i paligjshëm në fushën e narkotikëve. Është proceduar penalisht shtetasi H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu që e mbante pa leje. Janë ndaluar shtetasit A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Operacioni vijon./realstory.al

Bllokohen hetimet për kokainën në portin e Durrësit

Letërporositë e dërguara në Greqi dhe në Ekuador për të siguruar më shumë detaje rreth porositësve të 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit, po mbajnë peng hetimet për këtë dosje. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon të mësojë më shumë informacion për Gentian Malindin dhe personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbetur peng e letërporosive të dërguar rreth një muaj më parë në Greqi dhe në Ekuador për të zbuluar se kush janë personat e tjerë që fshihen pas sekuestrimit të 137 kg kokainë në Portin e Durrësit

Organi i akuzës kërkon nga autoritet e huaja informacion zyrtarë jo vetëm për tre personat e identifikuar deri më tani, dy prej të cilëve u prangosën, rreth një muaj më parë në tentativë për t’i shpëtuar policisë së shtetit por edhe për biznesmenin Gentian Malindi. Për këtë të fundit, Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka skeduar si personi që ka dalë garant për të marrë drogën nga kontejneri e më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar më herët grupet kriminale. Gjatë transportit Malindi, ka zbuluar se në pakot ku mendonte se kishte kokainë ishte futur oriz dhe lokalizues satelitor, duke e hedhur çantën menjëherë nga automjeti që ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.

Në burg qëndrojnë, Ardian Bega, oficeri i sigurisë në Portin e Durrësit, si dhe punëtorin në anijen e Gentian Malindit, Altin Myslihaka. Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë është dhënë edhe për Malindin nga apeli i krimeve të Rënda.

Prokuroria bashkë me Policinë e Shtetit ka dyshime se janë të implikuar në trafikimin e 137 kg kokainë disa anëtarë të tjetër të grupeve kriminale që veprojnë brenda territorit Shqiptar kryesisht në Elbasan, Fier e Vlorë.

Kokainë e dhunë në familje, 4 në pranga në Tiranë

Policia e Shtetit njoftoi të dielën se arrestoi 4 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas njoftimit, mësohet se është arrestuar një 36-vjeçar me inicialet E.M., pasi në rrugën “Ibrahim Dervishi”, u kap në flagrancë duke kryer punime pa leje në lokalin e tij.

Shërbimet e forcës “Shqiponja”, vunë në pranga një shtetas me inicialet K.Gj., 27-vjeç, banues në Rrëshen. Ky shtetas u arrestua pasi është ndaluar në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Pas kontrollit të kryer nga policia, rezultoi se 27-vjeçari kishte thyer urdhërin “Arrest shtëpie”, duke dalë nga banesa.

Po forcat “Shqiponja” në bashkëpunim me sektorin e narkotikëve, arrestuan një 31-vjeçar me inicialet J.Ç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi iu gjetë në çantën e krahut 1.4 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Personi i katërt i arrestuar nga policia, është 41-vjeçari me inicialet G.H., banues në Tiranë. Ky shtetas ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ndaj, policia e arrestoi për akuzën e “Dhunë në familje”.  Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kapet me 1 milionë euro kokainë shqiptari në Itali

Policia e Veronës në Itali ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili po transportonte 10 kilogramë kokainë  me vlerë 1 milion euro nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Droga ishte e ndarë në nëntë pako me mbi një kg secila.

Kokaina ishte fshehur në sediljen e makinës, që u gjet nga qeni antidrogë. Shqiptari u ndalua në daljen e autostradës Affi. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur nga policia italiane.

Kokainë me charter nga Amerika e Jugut në Ballkan, goditet karteli me 16 persona

Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol kanë goditur kartelin e kokainës në Ballkan duke vënë 16 persona në pranga dhe kanë sekuestruar 1 ton kokainë dhe miliona euro cash.

Shqiptarja.com shkruan se operacion në fjalë është finalizuar pak ditë më parë nën emrin e koduar “Familja”. Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privat njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre Cek, Kroat, Zvicerian, Serb dhe 5 në Hong Kong.

Të arrestuarve veç një sasie në 2 milion euro cash u janë sekuestruar edhe 1 milion euro automjete luksoze, ora, varëse dhe aksesorë. Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privat nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me fugona me xhama të zinj.

Shpërndanin Kokainë, pranga tre personave në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga efektivët Blu të Komisariatit Nr.1 Tiranë, pasi dyshohet se kishin kthyer një ambient në bazë të shpërndarjes së dograve të forta. Sipas një njoftimi të policisë së Tiranës, mësohet se janë prangosur tre shtetas, emrat e të cilëve jepen vetëm me inicialet. Përkatësisht të arrestuar janë shtetasit; M. I., 35 vjeç, G. XH., 43 vjeç, E. F., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve në një ambient në rrugën “Budi”, i cili dyshohej se ishte kthyer në bazë të tregtimit dhe përdorimit të Kokainës, këtyre shtetasve iu gjetën disa doza me lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, si dhe nga kontrolli i mëtejshëm i ambienteve u gjet dhe u sekuestrua dhe 3.7 kilogramë pluhur i dyshuar përzierës për Kokainën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe prova të tjera ligjore që do shërbejnë për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale të shpërndarjes së drogave të forta.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, të cilët janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Arrestohet pronari i lokalit në Tiranë, e kishte kthyer në bazë Kokaine

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas, pronar i një lokali në Tiranë, të cilin e kishte përshtatur si bazë të shpërndarjes së kokainës. Sipas një njoftimi të policisë, mësohet se gjatë operacionit “Befasia” është arrestuar një shtetas, emri i të cilit jepet me inicialet R.P., 44 vjeç në Tiranë.

Ky shtetas, sipas policisë, në rrugën “Merdar Shtylla”, një biznes i llojit ‘bar’, ky shtetas ofronte lëndë narkotike të llojit kokainë për persona të ndryshëm që frekuentonin ambientet e këtij barai.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gjatë kontrolleve të forcave të policisë, është gjetur dhe sekuestruar një qese me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu, në një prej tavolinave të këtij bari, është gjetur dhe një qese tjetër me Kokainë, dhe një fishek luftarak.

Pas gjetjes së këtyre provave, policia ka arrestuar pronarin e lokalit me akuzën për veprën penale të “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Gjithashtu, në gjendje të lirë, policia  ka nisur edhe procedimin penal për dy punonjës të këtij lokali, për moskallëzim krimi. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë, 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak. Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

TiranëGoditet një tjetër rast i tregtimit të drogave të forta në lokale nate.Finalizohet operacioni policor "Befasia", ku gjatë kontrollit është përdorur edhe qeni antidrogë.Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Arrestohet në flagrancë pronari i një lokali që e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.Sekuestrohet lëndë narkotike Kokainë, aparate celualare. Shërbimet e Komisraitit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Medar Shtylla” ndodhej një lokal ku dyshohej se persona të ndryshëm që frekuentonin ketë ambient përdornin lëndë narkotike Kokainë, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në kushtet e flagrancës.Nga kontrolli i kryer nga ana e punonjësve të policisë, në ambientet e ketij lokali u gjet dhe sekuestrua 1 qese me lënde narkotike e dyshuar Kokainë. Po nga kontrolli i ushtruar në tavolinat e lokalit, në afërsi të një tavoline është gjetur dhe sekuestruar një qese tjetër me lëndë narkotike Kokainë dhe në një ambient tjetër të këtij lokali është gjetur dhe një fishek luftarak.Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezultoi se pronari i lokalit shtetasi R.P., kishte përshtatur lokalin për tregtim dhe përdorim të drogave të forta kryesisht Kokainë.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:R. P., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatje e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”.Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dy punonjës të lokalit për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe një shtetas tjetër, klienti i lokalit, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13.4 gramë kokainë , 4 aparate celulare dhe një fishek luftarak.Materialet proceduriale do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Freitag, 19. Juli 2019

Drogë e fshehur nën dyshekë, shkatërrohet banda shqiptare e kokainës në Itali

Një grup kriminal i trafikimit dhe shpërndarjes së drogërave të forta në provicën e Massa Carrara në Itali, është shkatërruar nga policia e shtetit fqinj. Të arrestuar janë dy shtetas shqiptarë, ndërmjet moshës 35-50 vjeç si dhe dy shtetas italian. Këta katër persona janë arrestuar në flagrancë, duke iu sekuestruar dhe 4 kg kokaine dhe heroinë të pastër.

Sipas raportit nga mediat italiane, mësohet se të katër personat bashkëpunonin me njëri-tjetrin për shpërndarjen e drogës, të cilën e kishin fshehur në dyshekë dhe çanta pazari. Hetimet kishin nisur në muajin prill, ndërsa operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së heroinës dhe kokainës është finalizuar këtë fundjavë.

Agjentët e policisë italiane ishin maskuar si çiklistë, duke ndjekur destinacionin e drogës. Katër trafikantët përdornin një shtëpi në Marina di Massa, të cilën e kishin kthyer si bazë të drogës. Aty, të arrestuarit, e ruanin kokainën dhe heroinën në vakum të fshehur nën dyshekë dhe çanta pazari, ndërsa shtëpia ishte nën ruajtje gjatë natës.

Shpërndante kokainë te “Blloku”, arrestohet 22 vjeçari

Një i ri 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa dy të tjerë janë proceduar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi është bërë në kuadër të operacionit policor “BLLOKU”.

Specialistët e hetimit pasi kanë marrë informacion se një shtetas shpërndante kokainë në doza të vogla në zonën e Bllokut më Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celularë.

Në pranga u vu shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi dy shtetasit e tjerë.

Kapen 10 milionë euro kokainë me destinacion Durrësin

Mediat malteze raportojnë sot se falë një operacioni policor janë kapur 91 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro me destinacion postin e Durrësit dhe Selanikun.

Sipas Malta Indipendent, ngarkesa e kokainës ishte ndarë në tre kontenierë të ndryshëm dy prej të cilëve kishin si destinacion Durrësin, ndërsa një prej kontenierëve Selanikun.

Sipas autoriteteve të Maltës, zbulimi i 76 pakove me kokainë që në treg kapnin vlerën 10.3 milion euro, u bë gjatë një operacioni që zgjati 19 orë. Droga u zbulua nga pajisjet e skanimit që tregonin parregullsi në kontejnerët rreth të cilëve zyrtarët kishin dyshime.

Vetëm këtë javë në “Freeport” të Maltës janë kapur 6 kontenierë me drogë, dhe cilësohet si një nga portet me sigurinë më të lartë në rajon.

Skip to toolbar