Shpërndante kokainë te “Blloku”, arrestohet 22 vjeçari

AKTUALITET


Një i ri 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa dy të tjerë janë proceduar me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestimi është bërë në kuadër të operacionit policor “BLLOKU”.


Specialistët e hetimit pasi kanë marrë informacion se një shtetas shpërndante kokainë në doza të vogla në zonën e Bllokut më Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor.

Si rezultat i operacionit në rrugën “Brigada e 8”, është ndaluar për për kontroll mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celularë.

Në pranga u vu shtetasi R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan në gjendje të lirë për mos kallëzim krimi dy shtetasit e tjerë.




Skip to toolbar