Zjarri shkrumbon kampin e punëtorëve dhe zdrukthtarinë në Konispol

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një zdrukthtari dhe dy godina të tjera në Konispol. Gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes, në fshatin Mursi të Konispolit, një magazinë zdrukthëtarie është përfshirë nga zjarri.

Dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike. I ndihmuar nga kushtetet atmosferike por dhe lënda drusore, zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegurë tërësisht zdrukthtarinë.

Më pas, flakët kanë djegur dhe dy magazina të tjerëa, të cilat shërbenin si depo fjetjeje për punonjësit e një biznesi. Fatmirësisht nuk raportohet të ketë dëme në njerëz, vetëm materiale.

Në vendin e  ngjarjes për shuarjen e flakëve kanë shkuar tre mjete zjarrfikëse, të cilat janë përballur me një situatë të vështirë. Kjo pasi zjarri rrezikonte edhe disa banesa të fshatit Mursi, që ndodheshin pranë vatrës së flakëve. Megjithatë, zjarrfikësit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe më pas shuarjen e tyre.

Rama në Konispol për fushatë, Idrizi e akuzon: Vjen deri këtu, por s’vendose një tufë me lule te varret e çamëve

Rastësia e deshi që në Konispol të mbaheshin dy tubime njëkohësisht të shtunën pasdite. Nga njëri krah ishte kryeministri Edi Rama që zhvilloi një takim elektoral me banorët e kësaj bashkie, që janë pjesëtar të komunitetit Çam. Ndërsa në afërsi të Qafë Botës, shoqata Çamëria dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kanë zhvilluar marshimim e përvitshëm në varrezën monumentale për të kujtuar viktimat e popullsisë shqiptare në Çamëri, kryer nga shteti grek gjatë luftës së Dytë Botërore. Gjatë fjalës së tij, Shpëtim Drizi u shpreh i keqardhur që Rama vjen deri në Konispol dhe nuk vendos një tufë me lule në varrezat kushtuar viktimave te genocidit.

“U them vëllezërve të mi çam të bashkisë së Konispolit, pasi ndërsa ne jemi këtu, ata atje presin kryetarin e rilindjes. Por, pa ne bashkia e Konispolit nuk do të ekzistonte, pasi donin ta bashkonin me bashkinë minoritare të Finiqit. Dhe po i drejtohem këtu për një gjë më të rëndë se sa kaq. Nuk vjen këtu të hedhë një tufë me lule, megjithëse, deri dje bërtiste më shumë se sa ne për Çamërinë”, u shpreh Idrizi.

Duke folur më tej për aktualitetin politik, Idrizi u shpreh se PDIU duhet të kishte 7 deputetë në parlament, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të hyjë në vendimarrje. “Por dinjitetin e ka këtu në këtë vend të gjithë çamët. Rritja e forcës tonë politike na bëri të rëndësishëm. Ne duhet të kishim 7 deputetë. Por nëse ka një gjë, është se jemi ne që duhet të hyjmë në vendimarrje të shtyjmë vendimarrjen e çdo qeveritari. Është shumë e vështirë ti për mbash emocionet, nuk ka forcë që na ndal forcë që na zhbën. Kokën e kemi në Çamërinë ku janë trojet e tokat tona, që sot presin të zotët e tyre. Ja vlen për të ardhur këtu për çështjen çame. Rroftë Çamëria.” ka thënë Idrizi.

Rama: Shqipëria nuk digjet për filxhanin e fallxhores dhe llakun e Lulit

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër paralajmërim nga Saranda, duke iu drejtuar atyre punonjësve të bashkive, që aktualisht drejtohen nga kryetar të djathtë, se nëse do të përfshihen në bllokimin e procesit zgjedhor, pas 30 qershorit do të largohen nga puna. Ndërsa për gratë, që aktualisht punojnë në bashki që drejtohen nga e djathta dhe pas datës 30 qershor do të drejtohen nga e majta, Rama u shpreh se ato nuk do largohen nga puna. Ndërsa shtoi se Shqipëria nuk do të digjet për filxhanin e fallxhores dhe llakun e flokëve të Lulit.

“Në të gjitha bashkitë që drejtojnë demokratët dhe ku pas 30 qershorit, do t’i marrë PS, asnjë grua nuk do të lëvizet nga puna, por të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbime qorre duhet të kenë frikë, jo se do i shkarkojmë nga puna, por sepse nuk do të mund të futen dot në punë në shtet, është ligji që i pengon për 10 vite, po 20 vite do ta bëjmë, që mos punojnë më në shtet për gjithë jetën”,tha Rama.

Rama gjithashtu ka komentuar edhe aktin e disa militantëve të PD-së që i prenë rrugën në Sarandë. “Ne jemi mbledhur këtu për të bashkëbiseduar, për t’u parë dhe për t’i dhënë dorën njëri tjetrit. Pas kurrizit tim janë mbledhur një grusht njerëzish që ulërasin, jo për të ballafaquar me ne idetë, por për të bërë zhurmë. Janë mbledhur për të prishur këtë takim. Këtu ka shumë njerëz të rinj por ka edhe të tjerë që e kujtojnë regjimin komunist. Ajo parti lindi nga shpresa për Shqipërinë si e gjithë Europa ndërsa sot po e ndan Shqipërinë nga Europa. Tani unë nuk dua të flas shumë për Sarandën dhe Delvinën sepse thashë se kemi bërë jo pak gjëra dhe shumë të tjera mbeten për të bërë. Ju kam thënë na jepni votën në këto 4 vite të bëjmë më shumë se në vitet e tjera të marra së bashku”, tha Rama

Rama në Konispol: Liri, fallxhorja, Luli dhe Saliu do shkojnë te drejtësia si cjapi te kasapi

Më herët, Kryeministri Edi Rama ka folur nga Konispoli në një miting elektoral, ku është shprehur se drejtësia e re ka trembur Ilir Metën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën. Këtu qëndron edhe problemi, që sipas Ramës, këta katër kërkojnë me çdo kusht një konflikt për të shmangur përballjen me drejtësinë.

“Pse një opozitë dhe një president përpiqen ta trembin popullin duke përmendur 97-tën?! Këta kërkojnë me çdo kusht një konflikt dhe gëzohen kur dalin ato fotot e shëmtuara, në bulevardin ku mblidhen këta të paudhë. Saliu, Iliri Luli, fallxhorja si mund ta pranojnë rrugën e cjapit për te kasapi, ndaj bllokojnë  negociatat sepse e dinë që atje i pret reforma në drejtësi. Nuk do t’ia dijë njeri për llakun e Lulit dhe as për filxhanin e fallxhores. A ja vlen të humbësh mundësinë për të punuar në shtet për gjithë jetën për t’i shërbyer ëndrrave të filxhanit”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe protestën e Voltanës në Shkodër pak ditë më parë, e cila organizoi një antimiting si përgjigje ndaj takimit elektoral, që Edi Rama zhvilloi me qytetarët e Shkodrës për të prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj bashkie, Valdrin Pjetri.

“Çdo malukat që djeg shkolla le të digjet vetë. Se kështu Luli i mësohet keq, t’i marrë gjërat me dhunë. Noc Rrokun do marrë. Nuk jepet me vendim të brendshëm. Dhe e fundit që kam edhe njëherë për njerëzit e zakonshëm. Ishin në plan për të bërë një 2 prill tjetër. Shkodra ka më shumë demokratë por nëse ata do kishin dalë në rrugë s’do kishe ku të hidhje këmbët. Por ata e lanë vetëm, sepse nuk ka demokrat që mbështet një kauzë kokëfortë. një mësim skandaloz që duan t’ia imponojnë shqiptarëve. Kjo e gjitha është një dridhje e tartakutit nga përpjekja jonë për të bërë shtet. Shumë njerëz nuk e kanë kuptuar atë që kamë thënë se do krijojë tërmet, mund edhe të na kishte rrëzuar por ata nuk duan ta ndalin Reformën në Drejtësi. Shqipëria do bëhet ose do bëhet, nuk ka rrugë tjetër”, tha Rama ndër të tjera.  

Skip to toolbar