Rama në Konispol për fushatë, Idrizi e akuzon: Vjen deri këtu, por s’vendose një tufë me lule te varret e çamëve

POLITIKË


Rastësia e deshi që në Konispol të mbaheshin dy tubime njëkohësisht të shtunën pasdite. Nga njëri krah ishte kryeministri Edi Rama që zhvilloi një takim elektoral me banorët e kësaj bashkie, që janë pjesëtar të komunitetit Çam. Ndërsa në afërsi të Qafë Botës, shoqata Çamëria dhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kanë zhvilluar marshimim e përvitshëm në varrezën monumentale për të kujtuar viktimat e popullsisë shqiptare në Çamëri, kryer nga shteti grek gjatë luftës së Dytë Botërore. Gjatë fjalës së tij, Shpëtim Drizi u shpreh i keqardhur që Rama vjen deri në Konispol dhe nuk vendos një tufë me lule në varrezat kushtuar viktimave te genocidit.

“U them vëllezërve të mi çam të bashkisë së Konispolit, pasi ndërsa ne jemi këtu, ata atje presin kryetarin e rilindjes. Por, pa ne bashkia e Konispolit nuk do të ekzistonte, pasi donin ta bashkonin me bashkinë minoritare të Finiqit. Dhe po i drejtohem këtu për një gjë më të rëndë se sa kaq. Nuk vjen këtu të hedhë një tufë me lule, megjithëse, deri dje bërtiste më shumë se sa ne për Çamërinë”, u shpreh Idrizi.


Duke folur më tej për aktualitetin politik, Idrizi u shpreh se PDIU duhet të kishte 7 deputetë në parlament, ndërsa shtoi se kjo forcë politike duhet të hyjë në vendimarrje. “Por dinjitetin e ka këtu në këtë vend të gjithë çamët. Rritja e forcës tonë politike na bëri të rëndësishëm. Ne duhet të kishim 7 deputetë. Por nëse ka një gjë, është se jemi ne që duhet të hyjmë në vendimarrje të shtyjmë vendimarrjen e çdo qeveritari. Është shumë e vështirë ti për mbash emocionet, nuk ka forcë që na ndal forcë që na zhbën. Kokën e kemi në Çamërinë ku janë trojet e tokat tona, që sot presin të zotët e tyre. Ja vlen për të ardhur këtu për çështjen çame. Rroftë Çamëria.” ka thënë Idrizi.




Skip to toolbar